• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis sot vaksinimi anti-COVID/ Rama: Lufta hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin përfundimtar të tij

by Java News
11/01/2021 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama lajmëron se për pak orë nis fushata e vaksinimit ndaj COVID-19.

Rama thotë se tashmë lufta ndaj virusit ka hyrë në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë.

Vaksinimi në Shqipëri do të fillojë më shpejt se çfarë ishte parashikuar, teksa të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit.

Shqipëria ka marrë dozat e para, të cilat janë në masën 10 mijë e 750, disa prej të cilave do i jepen Kosovës. Vaksina në Shqipëri është falas dhe jo e detyrueshme, teksa momentalisht qendra e parë e vaksinimit është hapur në stadiumin ‘’Air Albania’’.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe pak orë nga nisja e fushatës së vaksinimit #ShqipëriaBuzëqesh🌼 duke ju marrë pak minuta nga koha juaj, për të hedhur vështrimin pas në orët, minutat, ditët, javët e muajt e jashtëzakonshëm të luftës me Armikun e Padukshëm, e cila sot hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë, ju uroj një javë të mbarë😍“,shkruan Rama.

Procesi i vaksinimit kundër koronavirusit në Shqipëri pritej që të niste javën e fundit të muajit janar, por kryeministri Edi Rama njoftoi dje papritur afrimin e afateve; Vaksinimi nis sot.

Dhe padyshim që ky është një lajm i mirë, pasi vaksina shihet si e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë.

Gjithsesi ka ende shumë të panjohura, por ka disa detaje që tashmë janë bere te ditura për publikun.

Së pari, vaksinimi do të bëhen në stadiumin “Air Albania”. Në të gjithë stadiumin janë 60 bokse, aktualisht janë 20 gati. Për një orë qarkullojnë gati 60 individë, ndërsa do të punohet për 8-10 orë në ditë. Pas marrjes së dozës qytetari duhet të qëndrojë rreth 30 minuta më pas largohet.

Së dyti, ashtu si në të gjithë botën, vaksinimi do të nisë me mjekët, të cilët janë në vijën e parë të rrezikut me sëmundjen, më pas do t’u injektohet doza mësuesve, efektivëve të policisë në terren dhe moshave mbi 75-vjeç. Vaksina do të jetë falas por jo e detyrueshme

Së treti, dihet që Shqipëria, deri tani, ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës antiCovid nga kompania Pfizer.

Mësohet se 10750 dozat e para të kësaj vaksine, sipas kontratës, do mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit. 30250 doza të tjera do vijnë në shkurt dhe të tjerat me radhë muaj pas muaj në bazë të planit të vaksinimit.

Aktualisht vendi ynë është në diskutime edhe me kompani të tjera.

Së katërti, është mësuar edhe se ku do të ruhet vaksina. Sipas Eugena Tominit janë siguruar për rreth 30 mijë doza frigoriferët mbi -70 gradë.

 

g.kosovari

Next Post
Përmbytjet/ Braçe apel qytetarëve: Shkumbini po kthehet në shtrat, por rreziku s’ka kaluar

Përmbytjet/ Braçe apel qytetarëve: Shkumbini po kthehet në shtrat, por rreziku s’ka kaluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në magazinën private në Durrës, Karakaçi: Po punohet për rikthimin e plotë të energjisë elektrike

Zjarri në magazinën private në Durrës, Karakaçi: Po punohet për rikthimin e plotë të energjisë elektrike

July 30, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Evropianisti i kafenesë

July 30, 2026
Nga Instituti Onkologjik te zjarret dhe Gaza, zbardhen vendimet e reja të qeverisë

Nga Instituti Onkologjik te zjarret dhe Gaza, zbardhen vendimet e reja të qeverisë

July 30, 2026
Rikthehen “lule gjelat”; në sulm ndaj faqeve të SHBA në Tiranë

Rikthehen “lule gjelat”; në sulm ndaj faqeve të SHBA në Tiranë

July 30, 2026
Zvërneci, Berisha: Nuk mbështes projekte që nuk përputhen me ligjin

Zvërneci, Berisha: Nuk mbështes projekte që nuk përputhen me ligjin

July 30, 2026
UEFA i shpall luftë totale FIFA-s: Do të bojkotojmë çdo kompeticion derisa Infantino të bëjë një hap pas

UEFA i shpall luftë totale FIFA-s: Do të bojkotojmë çdo kompeticion derisa Infantino të bëjë një hap pas

July 30, 2026
61 ditë protestë, qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë

61 ditë protestë, qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë

July 30, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Turizmit shqiptar i marrshin të ligat!

July 30, 2026
“Epsteini” ynë

Miti i rremë i protestës paqësore më të dhunshme në histori

July 30, 2026
Bordi i Paqes/ Ndërmarren hapat e parë për dislokimin e personelit ushtarak shqiptar në Gaza

Bordi i Paqes/ Ndërmarren hapat e parë për dislokimin e personelit ushtarak shqiptar në Gaza

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com