Ka nisur sot shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Turqi. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Në ceremoninë e inaugurimit, ku qytetarët e parë morën sot shërbimin për pajisje me këto dokumente, ishin të pranishëm edhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare dhe Drejtori i ALEAT, Jean-Alain Jouan.
MEPJ fton të gjithë qytetarët që të aplikojnë në portalin E-Albania, duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme./a.p