• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nis sot sesioni i ri parlamentar, priten përplasje për Armando Prengën

by
07/09/2015 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë do të nisë sot zyrtarish sesionin e ri. Pas mbi 2 muaj pushime, deputetët e Shqipërisë do të mblidhen sot në Kuvend në një seancë që pritet të jetë e ndezur me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës.

Seanca do të nisë shqyrtimin e raportut të Këshillit të Mandateve i cili dha autorizimin për arrestimin e deputetit të PS Atmando Prenga, i vënë nën akuza të rënda pas ngjarjes së dhunshme në Laç pak ditë më parë.

Vendimi i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin erdhi pasi deputetët dëgjuan argumentet e prokurorëve Altin Biraj dhe Arben Kraja, por dhe mbrojtjen e bërë nga avokati i deputetit, Armando Prenga, Baftjar Rusi.

Por për shkak të akuzave të opozitës, pritet që debati të jetë i fortë në sallë. Në Kuvend gjithashtu do të miratohen edhe Programi i Punës për periudhën 7 Shtator – 5 Nëntor si dhe Kalendari 3 javor i punimeve.

Rendi i ditës:

1. Shqyrtimi i njoftimit të Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë për
arrestimin në flagrancë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, zotit Armando Prenga   dhe i kërkesës për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Armando Prenga (nenet 13, 118 dhe 119 të Rregullores)

2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë, 27.07.2015 (neni 44, pika 2 e Rregullores)

3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

4. Miratimi i Programit të Punës të Kuvendit për periudhën 7 shtator – 5 nëntor 2015 (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores)

5. Miratimi i Kalendarit  3 javor ( 7 – 24 shtator 2015) të punimeve të Kuvendit (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores)

Next Post

Foto lajm/Ja si ka ndryshuar sheshi tek Brryli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com