• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis sot regjistrimi i fituesve nëpër universitete, tarifa 1600 lekë

by Java News
13/10/2016 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot nis regjistrimi i kandidatëve fitues në universitet publike të fazës së dytë, i cili zgjat deri më datë 16 tetor. Këto data janë për ata maturantë, të cilët e kanë ndarë mendjen se do regjistrohen në një nga programet ku janë shpallur fitues në këtë fazë dhe nuk do vijojnë garën për kuotat bosh.

Ndërsa, ata të tjerët që kanë fituar, por nuk u pëlqejnë preferencat, apo ata që nuk kanë fituar asnjë degë kanë mundësi që nëpërmjet sistemit online të portalit të klasifikimit të shikojnë në kohë reale regjistrimet e kandidatëve fitues, si dhe shanset që ata kanë për të fituar në spostimin e vijës së kuqe.

Në sistemin online, https:// klasifikimi. ualbania. rash.al, ata mund të hynë vetëm nëpërmjet ID së tyre personale. Veç dokumenteve të parashikuara në udhëzimin nr. 13. të MAS, fituesit në të gjitha universitetet duhet të paguajnë edhe një tarifë regjistrimi prej 1600 lekësh, me përjashtim të atyre që kanë fituar në Universitetin e Mjekësisë dhe Universitetit Politeknik. Drejtuesit e këtyre dy universiteteve nuk kanë përcaktuar tarifë regjistrimi.

MJEKËSIA & POLITEKNIKU
Studentët fitues që do regjistrohen në Universitetin e Mjekësisë dhe atë Politeknik nuk do të kenë tarifë regjistrimi. Rektorët e këtyre dy universiteteve kanë sqaruar për “GSH” se nuk kanë miratuar tarifë regjistrimi për studentët fitues, duke qenë se ata kanë paguar një e herë 20 mijë lekë për aplikimin në universitet, në llogari të AKP. “Studentët që do regjistrohen në Universitetin e Mjekësisë e kanë tarifën e regjistrimit zero. Kandidatët kur kanë aplikuar online që kanë listuar 10 programe studimi në AKP, kanë bërë një pagesë regjistrimi 2 mijë lekë. Ndaj, ne na u duket e tepërt kjo tarifë për ta dhe nuk e kemi përcaktuar”, theksoi rektori i UMT, Arben Gjata. Po ashtu, edhe rektori i Politeknikut, Andrea Maliqari, ka sqaruar se nuk do këtë tarifë regjistrimi për fituesit e raundit të dytë në këtë universitet.

REGJISTRIMI&TARIFA
Procesi i regjistrimit të maturantëve fitues në fazën e dytë do të kryhet në sekretaritë mësimore në datat 13- 16 tetor, nga ora 8:00 deri në orën 21:00 dhe do të pasohet nga dy nënfaza, më 17-18 dhe 19-20 tetor. Kështu,kandidatët fitues, të cilët e kanë ndarë mendjen se do regjistrohen në një nga degët që janë shpallur fitues në këtë fazë duke filluar nga sot, pra më 13 tetor, deri në datë 16 tetor 2016 do të kenë mundësinë të regjistrohen online në sekretaritë mësimore, duke dorëzuar dokumentacionin përkatës. Kandidatët fitues duhet të paraqesin në sekretaritë mësimore të fakulteteve përkatëse këto dokumente: Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose Dëftesës së Pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/ diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MAS; dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë).

Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit; deklarata, e cila plotësohet dhe firmoset nga kandidati; mandatarkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare ose bankave të nivelit të dytë për llogari të universitetit përkatës ku do regjistrohen; 2 fotografi personale. Kandidatët fitues që do t’i nënshtrohen tarifës së regjistrimit prej 1600 lekësh janë fituesit në Universitetin e Tiranës, në Universitetin e Sporteve, në Universitetin e Arteve, në Universitetin e Durrësit, po ashtu edhe në universitetet e tjera të rretheve. Nuk do t’i nënshtrohen tarifës vetëm studentët e Universitetit të Mjekësisë dhe ata të Politeknikut. Në momentin që studenti zgjedh të regjistrohet pranë sekretarisë mësimore brenda datës 16 tetor, tabela në sistemin e klasifikimit do të azhornohet dhe preferenca ku u regjistrua maturanti merr ngjyrë jeshile, ndërsa programet e tjera, fituese ose jo, marrin ngjyrë gri pasi kandidati është fshirë nga listat. Në këtë mënyrë i në degët fituese ku ai ishte shpallur u lind e drejta atyre që janë poshtë vijës së kuqe, por regjistrimi për ta nis në dy fazat e tjera./GSH/a.k

Next Post
Përplasje për Trepçën/ Rama: Është e Kosovarëve, s’mund ta importoni, Vuçiç: Ti nuk di gjë!

Përplasje për Trepçën/ Rama: Është e Kosovarëve, s'mund ta importoni, Vuçiç: Ti nuk di gjë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In