• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nis sot konferenca e liderëve të Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe kancelarja Merkel

by Java News
04/07/2019 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot dhe neser zhvillohet në Poznan Konferenca e Ballkanit Perëndimor në kuadrin e Procesit të Berlinit. Pritet që ajo t’i shërbejë Komisionit të ri të BE-së si ndihmë orientuese për politikat ndaj Ballkanit.

E ftuara më e rëndësishme e Konferencës së Ballkanit Perëndimor, i cili mblidhet çdo vit në një qytet tjetër europian që prej vitit 2014, pritet të jetë kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo është gjithashtu themeluesja nismës diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit. Qëllimi i nismes është që, me ndihmën e disa vendeve anëtare të BE-së, t’i shoqërojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

merkel

“Rrugë me pengesa”

Në një mesazh me video përpara samitit, kancelarja e përshkroi këtë rrugë jo aq të  lehtë: “Ka ende shumë tensione dhe konflikte që duhen kapërcyer dhe shumë kushte që duhen plotësuar derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë gati për të hyrë në BE. Kështu që rruga është ende me pengesa”, tha ajo.

Mbi të gjitha, konflikti mes Serbisë dhe Kosovës po rëndon integrimin e mëtejshëm. Nisma Merkel-Macron e prillit 2019 deri tani nuk ka mundur të tregojë suksesin e pritur. Takimi i nivelit të lartë në Paris, i planifikuar për 1 korrik, u shty, sepse Kosova nuk ishte e gatshme të pezullonte tarifat doganore ndaj produkteve serbe, të vëna në shenjë proteste ndaj aksioneve diplomatike të Serbisë kundër Kosovës.

Westbalkan RYCO Projekt für Toleranz und Frieden (DW/Z. Ljubas)RYCO

Lidhjet mes njerëzve

Procesi i Berlinit përpiqet të fokusohet te bashkëpunimi praktik midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, pavarësisht nga konfliktet e mëdha politike. Kështu për shembull, nën termin “Connectivity” , Bashkimi Evropian investon shumë para për të krijuar dhe forcuar lidhjet sociale, ekonomike dhe qeveritare mes vendeve në rajon, por edhe mes rajonit dhe vendeve anëtare të BE-së.

Një nga projektet më krenare të Procesit të Berlinit është krijimi i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO) me qendër në Tiranë. Ideja për të lindi në vitin 2016, në Konferencën e Ballkanit Perëndimor në Paris dhe prej atëherë janë vënë në dispozicion 1,9 milionë euro për projekte që nxisin lidhjet e drejtpërdrejta mes të rinjve në rajon me njëri-tjetrin, por edhe me të rinjtë e vendeve të BE-së. Me 900 000 eurot e para janë krijuar kështu mbi 1.300 partneritete.

Por edhe ky projekt ka vuajtur kohët e fundit për shkak të tensioneve të shtuara midis Serbisë dhe Kosovës. Kështu, takimi i parë i këtij viti në mars, i cili ishte paraparë të zhvillohej në Prishtinë, dështoi pasi Serbia refuzoi ta dërgonte përfaqësuesen e vet, me argumentin se ky faktikisht do të ishte një akt i njohjes së Kosovës.

Infrastrukturë dhe Energji

Një tjetër element i rëndësishëm i Procesit të Berlinit është bashkëpunimi ekonomik. Që nga viti 2015, BE ka shpenzuar gati  700 milionë euro për ta bërë sa më të lehtë atë, me projekte në fushën e infrastrukturës dhe energjisë. Këtyre u shtohen edhe  2,4 miliardë Euro  në formë kredish.  “Këto projekte sjellin dobi të prekshme për njerëzit në rajon”, vëren Ardian Hackaj, nga Cooperation & Development Institute në Tiranë. “Ndryshe nga zgjerimi qe karakterizohet si proces i elitave, Procesi i Berlinit, që e vë theksin te konektiviteti, është qasja e munguar nga poshte-lart”, thekson Hackaj për DW.

Großbritannien EU-Westbalkangipfel in London (picture-alliance/empics/L. Neal)Samiti i pestë u zhvillua në korrik 2018 në Londër, në hijen e Brexit-it

Një nga arritjet e mëdha të kohëve të fundit ka qenë reduktimi i tarifave roaming që nga 1 korriku i këtij viti. Tani shpresohet të arrihet edhe njohja e diplomave. Megjithatë, ka ende shumë probleme që duhen zgjidhur. Për shembull, heqja e kontrolleve të dyfishta doganore, të cilat e zgjasin shumë kohën e transportit të mallrave, thotë për DW një ekspert ekonomik i qeverisë  gjermane. E për këtë mungon vullneti i duhur politik, qorton ai.

Testi litmus për procesin e zgjerimit

Nisur nga fakti që tani të gjithë janë në pritje të riformimit të Komisionit të BE, që pritet të ndodhë në vjeshtë, nga konferenca e Poznanit nuk pritet ndonjë përparim i madh. “Pritet të jetë më shumë një vlerësim i ciklit të parë (2015-2018), konkluzionet e të cilit mund të shërbejnë si orientim për qasjen e Komisionit të ri ndaj Ballkanit Perëndimor”, thotë Hackaj.

Konferenca e Berlinit ishte paraparë të zgjaste vetëm katër vjet, nga 2014 në 2018. Por ajo do të vazhdojë për shkak të interesimit të madh që vjen nga poshtë, edhe pse mbështetja në nivelet e larta të politikës kohët e fundit nuk është aq e dukshme. Shkak është skepticizmi ndaj zgjerimit që sundon tek disa vende, sidomos Franca. Pak para Konferencës së Ballkanit Perëndimor, presidenti Emmanuel Macron, i cili vetë nuk do të marrë pjesë Konferencën e Poznanit,  theksoi se „do të luftonte që të mos kishte zgjerim të BE-së pa përfunduar konsolidimi i brendshëm”.

Deutschland Westbalkan-Gipfel Angela Merkel empfängt Zoran Zaev (Getty Images/C. Koall)Për shkak të zgjidhjes së grindjes 30-vjeçare për çështjen e emrit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është aktualisht më i preferuari i Kancelares Merkel nga liderët e Ballkanit Perëndimor. Ai ishte i vetmi që Merkel priti në Berlin në prag të samitit të Berlinit.

Kancelarja gjermane do ta mbështesë  projektin e saj me forcë deri në fund të periudhës së saj në detyrë, thuhet nga qarqet qeveritare të Berlinit. Nëse ky angazhim do të vazhdojë edhe më pas, kjo nuk mund të thuhet me siguri.

Ardian Hackaj thotë se Procesi i Berlinit është instrumenti më i rëndësishëm i BE-së për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt BE-së dhe për t’i përgatitur vendet kështu për zgjerimin, edhe nëse ky vonon:  „Tek e fundit, projektet e Procecist të Berlinit  janë prova e litmusit që tregojnë edhe se sa gati janë këto vende për anëtarësim në BE”, përfundon Hackaj. DW

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Peruja mposht Kilin dhe siguron finalen përballë Brazilit në Copa América

VIDEO/ Peruja mposht Kilin dhe siguron finalen përballë Brazilit në Copa América

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In