• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis shërbimi e-kioskë në Tiranë, 60% e dokumenteve merren elektronikisht e pa pagesë

by Java News
20/05/2018 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot, qytetarët e Tiranës dhe të zonave përreth nuk kanë nevojë të presin në
radhë për të marrë një dokument. Madje, këto dokumente mund t’i marrin edhe
në fundjavë. Njësoj si një bankomat, njësitë administrative të Tiranës ofrojnë
shërbimin e-kiosk, i cili të jep mundësinë që në pak minuta të tërheqësh një
certifikatë, leje apo aplikojsh për një kërkesë në Bashkinë e Tiranës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte në Njësinë Administrative 5 të Tiranës, për të
përuruar shërbimin e ri të e-kioskave, që do të funksionojë pranë të gjitha njësive
administrative. “Jam shumë i lumtur që fillojmë një projekt pilot si e-kioska.
Ndonjëherë harrojmë se koha që kalojmë në radhë, po mblidhet, është baras me 9
ditë në vit. Pra, 9 ditë ia kushtojmë radhës për të marrë një dokument, që fare
mirë mund të printohet nga shtëpia, në faqen e internetit e-kioksa.al, ose mund të
printohet në kioskat e shërbimit të kompjuterizuara, pranë njësive tona të
qeverisjes vendore”, theksoi Veliaj.

E-kioska ofron shërbime 24 orë dhe në dy gjuhë: shqip dhe anglisht. Përmes
kësaj teknologjie inovative, qytetarët përfitojnë shpejtësi dhe përmirësim të
dukshëm të cilësisë të shërbimeve ndaj qytetarit, si dhe lehtësim të procedurave
dhe automatizim të shërbimeve. Veliaj u shpreh se tashmë qytetarët do të mund
të marrin në këto njësi 47 nga 70 shërbime që ofrohen nga Bashkia e Tiranës.
“Në pak minuta, pa pagesë, shumicën e këtyre aplikimeve, si aplikimi për
hapësirë publike, për licencë taksie, për akses në rrugë, për aktivitete politike,
protesta, mitingje, koncerte, pra më shumë se 60% e shërbimeve që ofrohen në
sportelin e bashkisë, fare mirë mund të aksesohen përmes e-kioskës”, tha Veliaj.
Ky shërbim funksionon duke u identifikuar përmes skanimit të letërnjoftimit nga
pajisja përkatëse. Më pas qytetari zgjedh shërbimin e dëshiruar dhe e-kioska
printon dokumentin. “Në frymën e modernizimit të Bashkisë së Tiranës, si me
aplikacionin Tirana ime apo parkimi me SMS, kjo është një risi që i shtohet
gamës së produkteve, që fare mirë mund të bëhen në mënyrë elektronike, jashtë
radhe. Për ata që kanë një printer në shtëpi apo në punë, e-kioska.al, ka të gjitha
shërbimet e Bashkisë së Tiranës që ofrohen edhe këtu. Për ata që nuk kanë,
mjafton të vijnë këtu, pa asnjë pagesë, të vendosin kartën e tyre të identitetit dhe

2Adresa: Sheshi “Skënderbej”, Nd.2. Tiranë, Shqipëri, email: info@tirana.al
pastaj marrin të gjitha shërbimet, për të cilat tradicionalisht është mbajtur radhë”,
u shpreh kryebashkiaku.
Ai shtoi se Bashkia e Tiranës, bashkë me Qeverinë, po i kushtojnë vëmendje
modernizimit të shërbimeve duke shfrytëzuar teknologjinë e re.
Në funksion të informimit të qytetarëve mbi informacionet/shërbimet që ofron
sistemi e-kiosk është krijuar gjithashtu faqja ëeb, e cila mund të aksesohet
përmes adresës: https://ekioska.al/. Sistemi e-Kiosk është ndërtuar në mënyrë të
atillë që në të ardhmen të ketë mundësi të zgjerimit të shërbimeve.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Kush gënjen? Gazetari dhe ‘Dëshmitari X’ përgënjeshtrojnë njëri-tjetrin

Për Jetmirin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në FIFA, këshilltari i afërt i Infantinos jep dorëheqjen

Tensione në FIFA, këshilltari i afërt i Infantinos jep dorëheqjen

July 31, 2026
“Nafta u rrit në prag të fundjavës”, Braçe: Po i jepet goditje sezonit turistik

“Nafta u rrit në prag të fundjavës”, Braçe: Po i jepet goditje sezonit turistik

July 31, 2026
Ministri Nufi: 40 mjetet e para taktike shqiptare forcojnë kapacitetet e ushtrisë

Ministri Nufi: 40 mjetet e para taktike shqiptare forcojnë kapacitetet e ushtrisë

July 31, 2026
Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër

Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër

July 31, 2026
Kriza e migracionit në Ceuta, Sánchez: Shkelje e integritetit territorial të Spanjës

Kriza e migracionit në Ceuta, Sánchez: Shkelje e integritetit territorial të Spanjës

July 31, 2026
Shqipëria dërgon deri në 40 ushtarë në Gaza, zbardhet misioni dhe detyrat e Forcave të Armatosura

Shqipëria dërgon deri në 40 ushtarë në Gaza, zbardhet misioni dhe detyrat e Forcave të Armatosura

July 31, 2026
Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

July 31, 2026
Shefi i zjarrfikësve zbulon detajet: Ende vatra aktive në Shkozet, një efektiv i shtruar në spital

Shefi i zjarrfikësve zbulon detajet: Ende vatra aktive në Shkozet, një efektiv i shtruar në spital

July 31, 2026
PS mbron hartën me 46 bashki, Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

PS mbron hartën me 46 bashki, Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

July 31, 2026
“2027 me bashki të reja”, Mazniku shpjegon pse PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

“2027 me bashki të reja”, Mazniku shpjegon pse PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com