• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

by A R
01/04/2026 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të mërkurë, 1 prill, ka vijuar seanca gjyqësore në Apelin e Larisës, Greqi, për tragjedinë hekurudhore të Tempit.

Para trupës gjykuese ka nisur dëshmia e personave, të cilët po merren në pyetje një e nga një lidhur me ngjarjen tragjike që shkaktoi 57 viktima.

Të afërmit e viktimave nuk u lejuan nga uniformat blu për të hyrë të gjithë në sallën e gjyqit. Kjo shkaktoi përplasje në ambientet e jashtme të gjykatës, mes tyre ishte dhe shqiptari Panos Ruçi, i cili humbi djalin, Denis Ruçin.

Ruçi përfundoi në spital për shkak të hipertensionit.

Avokatja e tij mbrojtëse, Zoe Konstantopoulou, njëherazi dhe deputete, u shpreh se Ruçi u dhunua nga gjashtë oficerë policie.

“E paimagjinueshme. Më vjen shumë keq. Mirela Ruçi u pengua të më afrohej në sallën e gjyqit. Unë u pengova gjithashtu, që me urdhër të gjykatës t’i afrohesha gruas që përfaqësoj. Panos Ruçi u dhunua nga gjashtë oficerë policie”, u shpreh Konstantopoulou.

Sakaq, rreth orës 13:40 (me orën greke), Ruçi doli nga spitali në gjendje të stabilizuar.

Ndërkohë, në sallën e gjyqit vijojnë deklaratat e të pranishmeve.

Kujtojmë se tragjedia e Tempit ndodhi më datë 28 shkurt 2023, rreth orës 23:21. Përplasja “kokë më kokë” midis një treni pasagjerësh që vinte nga Athina për në Selanik dhe një treni mallrash që udhëtonte nga veriu drejt Larisës i mori jetën 57 personave.

Në trenin e udhëtarëve ishin në total 350 individë, ku shumë u plagosën. Familjarët e viktimave kanë kërkuar drejtësi mbi ngjarjen. Që prej kohës kur ka ndodhur aksidenti, protesta të shumta janë zhvilluar në mbarë Greqinë.

Next Post
Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In