• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nis seanca e vetingut për gjyqtarin e Tiranës, Artan Lazaj

by Java News
28/06/2018 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur vetingu për gjyqtarin e Tiranës Artan Lazaj. Në seancën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, gjyqtari ishte vetë i pranishëm dhe përfaqësohej nga avokati Sokol Hazizaj. Avokati Hazizaj ka shprehur një kërkese paraprake në seancë. Ai tha se vlerësimi i gjyqtareve sipas ligjit bazohet ne tri kritere, ndërsa për Lazajn është bere vetëm bazuar ne një kriter.

“Ju keni komunikuar gjatë hetimeve administrative me klientin tim vetëm për një kriter, ndërkohe që pre dy kriteret e tjera (pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale) klienti im nuk është informuar”.

Avokati ka paraqitur kërkesë me shkrim që subjekti ti nënshtrohet edhe hetimit të dy kritereve të tjera, ndërkohë trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi është tërhequr për këshillim.

Kush është gjyqtari Artan Lazaj?

Lazaj është bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Artan Lazaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit si dhe të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës në vitet 2003-2009. Në vitin 2009, ai është zgjedhur anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2012.

Në dhjetor 2012, Lazaj është rikthyer sërish në gjyqësor përmes një dekreti të Presidentit të Republikës, i cili e emëroi atë në Gjykatën e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Artan Lazaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Artan Lazaj zotëronte vetëm një apartament të përfituar nga ligji për privatizimet në vitin 2003, kur deklaroi për herë të parë pasurinë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij kap vlerën e rreth 24.3 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 1.7 milionë lekësh për periudhën deklaruese.

Pasuria e gjyqtarit Lazaj përbëhet nga pasuri të paluajtshme në vlerën e 16.8 milionë lekëve, kursime në cash rreth 5.5 milionë lekë si dhe likuiditete në bankë në vlerën e 1.9 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të gjyqtarit Lazaj për vitet 2003-2017 kapin shifrën e 31.6 milionë lekëve. Rreth 88 për qind e të ardhurave rrjedhin nga paga dhe shpërblimet e gjyqtarit dhe bashkëshortes së tij, ndërkohë që 12 për qind kanë si burim të deklaruar fitimin nga shitja e pronave dhe automjeteve.

Sipas deklaratave të pasurisë, gjyqtari Lazaj bleu një apartament në Tiranë në vitin 2004 për 55 mijë euro dhe e shiti katër vite më vonë për 90 mijë euro. Në vitin 2011, gjyqtari blen një apartament tjetër në Tiranë për 120 mijë euro me burim paratë e kursyera nga shitja e apartamentit të parë [60 mijë euro] si dhe një kredi bankare prej 4 milionë lekësh.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 deklarata pasurie të gjyqtarit Artan Lazaj, nga të cilat njëra rezultoi me shtesë pasurie të pambuluar me burime të deklaruara në vlerën e 2.1 milionë lekëve.

Deklarata në fjalë i përket vitit 2004, kur gjyqtari Lazaj bleu një apartament për 55 mijë euro me burim një kredi bankare prej 3.5 milionë lekësh dhe pa burime të tjera të deklaruara. Në këtë analizë, BIRN ka identifikuar gjithashtu si “flamur të kuq” vlerat e konsiderueshme të kursimeve cash të gjyqtarit Lazaj, të cilat në vitet 2008-2015 kapnin vlerën akumulative të 22.4 milionë lekëve.

Një pjesë e këtyre kursimeve u shpenzuan në vitin 2011 për blerjen e apartamentit me sipërfaqe 177 m2 në Tiranë dhe në fund të vitit 2017, kursimet cash kapnin vlerën e 5.5 milionë lekëve.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

ma.me

Next Post
Holanda ndalon përdorimin e ferexhesë në publik, bëhet vendi i nëntë i BE

Holanda ndalon përdorimin e ferexhesë në publik, bëhet vendi i nëntë i BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Ndërtimet pa leje “fundosin” të tjerë zyrtarë dhe efektivë në Sarandë, lëshohen 12 urdhër-arreste

May 25, 2026
Pse “non grata” nuk blihet dot me para?!

“5-vjetori i non-gratës”, Sondazhi: 75% të shqiptarëve nuk iu intereson fare halli i Berishës

May 25, 2026
“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

May 25, 2026
Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

May 25, 2026
“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

May 25, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Vizita e Dendias në Tiranë, Nazarko: Greqia ushtron presion ndaj Shqipërisë për shkak të integrimit

May 25, 2026
“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

May 25, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Kapitulli 23, numri “Michael Jordan” i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

May 25, 2026
“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

May 25, 2026
Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In