• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nis Samiti i Parisit/ Hahn: Dalja e Britanisë nuk nënkupton ndalimin e integrimit të ballkanit

by Java News
04/07/2016 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur në Paris Forumi Ekonomik në kuadër të Procesit të Berlinit, ku Shqipëria përfaqësohet nga ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.

Komisioneri Johannes Hahn ishte ai që përshëndeti çeljen e punimeve të këtij forumi.

Në fjalën e tij, Hahn tha se “dalja e ndonjë vendi nga BE-ja nuk do të thotë ndalesë e integrimit të Ballkanit”.

“Ndërlidhja e rajonit është me rëndësi për zhvillimin e tregtisë”, shtoi Hahn.

Emigracioni, çështjet e sigurisë, përfshirë këtu luftën kundër ekstremizmit, punësimi, rritja ekonomike dhe bashkëpunimi mes të rinjve, do të jenë çështjet që do të diskutohen në Samitin e Parisit, i cili vjen në kuadër të “Procesit të Berlinit”, një nismë e ndërmarrë 3 vite më parë nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Një proces, i cili kërkon të afrojë sa më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, duke stimuluar bashkëpunimin mes vendeve, por edhe duke financuar projekte konkrete në infrastrukturë, shkruan tch.

Por këtë herë, ky samit vjen në një kohë kur BE-ja është duke u përballur me problemet e saj të brendshme, pas referendumit për daljen e Britanisë nga unioni. E duket se ky zhvillim do të ketë ndikim edhe në tryezën e Parisit.

Megjithatë, ndryshe nga dy samitet e mëparshme, këtë herë fokusi është vendosur më së shumti te bashkëpunimi i të rinjve, pa lënë mënjanë edhe investimet në infrastrukturë.

Në Paris do të nënshkruhet marrëveshja për themelimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor, nismë kjo e kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Serbisë. Ajo do të ketë selinë në Tiranë dhe Komisioni Europian do të japë një milion euro, ndërsa do të paraqitet edhe skema e re pilote për 5 nëpunës civilë të rinj nga çdo vend i Ballkanit Perëndimor.

I pranishëm në këtë samit, Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn pritet të zhvillojë një takim me 6 ministrat e Jashtëm të rajonit, ku ndër të tjera do të diskutojë edhe veprimet konkrete të ndërmarra për zgjerimin e Bashkimit Europian.

Duke u ndalur tek investimet, pritet që në Paris të miratohen 3 projekte gjithsej, ndër të cilat ato tonat për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e segmentit Tiranë-Rinas, raporton tch. Po ashtu edhe projekti hekurudhor i Serbisë dhe ai i Kosovës.

Next Post

“Elvis and Nixon” për misteret e një takimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In