• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis rindërtimi i shkollës “Kosova” në Tiranë me kapacitet për 360 nxënës

by A R
07/03/2017 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi “7 Marsin”, Festën e Mësuesit, për të dhënë lajmin e mirë të rindërtimit të shkollës 9 vjeçare “Kosova”, e cila disa vite më parë u dogj e u shkatërrua plotësisht. Kryebashkiaku tha se brenda vitit të ardhshëm, 360 nxënës nga klasa e I-rë deri në klasën e 9-të, do të mësojnë në kushte moderne, ndërsa shtoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur i bashkisë. Ai uroi të gjithë mësuesit për festën e 7 marsit dhe u shpreh se ndërtimi i shkollës është dhurata më e mirë për të gjithë ata mësues dhe nxënës që gjithë këto vite u është dashur të mësojnë në shkolla të ndryshme të Tiranës.

 “Jam shumë i lumtur sot sepse kemi dy festa: festa e parë është Festa e Mësuesit, ndaj dua të uroj të gjithë mësueset dhe mësuesit e Tiranës, dhe e dyta nisja e punës për ndërtimin e shkollës Kosova. Unë kam bërë 4 vitet e fillores në këtë shkollë, pastaj te shkolla “20 Vjetori”, mandej te “Sami Frashëri”, dhe di t’ju them se Tirana është e mbushur me zysha, mësuese, profesorë fantastikë, që na e bëjnë jetën shumë të bukur, se investohen me mish e shpirt për ne. Por, mësueset e shkollës “Kosova” janë një çik më të veçanta se të tjerat! Në dallim nga shumë mësuese, që sot kanë shkolla të reja, me kushte të mira, me palestra, mësueset e shkollës “Kosova” kanë bërë një sakrificë më të madhe: Një pjesë e shkollës e bën mësimin këtu përballë Liceut, një pjesë tjetër te Labinoti, një pjesë tjetër te “Mihal Grameno”. Kjo nuk është normale as për nxënësit, as për mësuesit, ndaj mësueset tona të shkollës “Kosova”, mësueset tuaja dhe të miat, meritojnë një duartokitje se janë realisht heroina. Shumë faleminderit, ju duam shumë dhe gëzuar festën!”, u shpreh Veliaj.

Ai bëri të ditur se shkolla e re do ketë një hapësirë të shtuar me gati 3 herë dhe do jetë në gjendje të presë edhe fëmijë të tjerë që aktualisht ndjekin shkolla të tjera. “Sot është dita e parë që Bashkia e ka marrë këtë shesh në zotërim nga një ish parkim. Këtu ka pasur edhe shumë pemë të bukura. Ne do i rimbjellim prapë ato pemë, por si fillim do të ndërtojmë shkollën Kosova, e cila do të jetë tre herë më e madhe se ç’ka qenë, që jo vetëm të akomodojë të gjithë nxënësit e vet, por edhe shumë nxënës të tjerë që sigurisht do i presim me krahë të hapur”, tha Veliaj.

Ai bëri të ditur gjithashtu se nesër në kuadër të “8 Marsit”, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Bashkia e Tiranës do mundësojë që të gjitha nënat dhe vajzat e kryeqytetit të udhëtojnë falas në autobusët urban. “Nesër kemi edhe një festë tjetër, festa e nënës, e motrës, egruas. Bashkia e Tiranës, për të gjitha nënat e vajzat që do përdorin autobusin dhe transportin publik, do jetë falas”, tha Veliaj.

 Shkolla 9-të vjeçare Kosova do të jetë me 4 kate në total, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë, ku do të jetë biblioteka e shkollës, një sallë leximi, si dhe një zonë për ruajtjen e librave. Gjithashtu, disa ambiente të shkollës, si auditoriumi, do të jenë edhe në shërbim të komunitetit. Investimi parashikon krijimin e të gjitha kushteve të nevojshme për zhvillimin e orëve të mësimit, si dhe ndërtimin e laboratorëve modernë. / b.d

Next Post
Berat/ Në varfëri dhe në gjëndje depresioni… 23 vjeçari i jep fund jetës

Shijak, 52 vjeçarja vetëvaret në kasollen e bagëtive të saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

February 25, 2026
Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

February 25, 2026
Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

February 25, 2026
Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

February 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga treni radioaktiv, tek seritë me video erotike: Misteri i fantazisë pa fre të PR opozitar

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In