• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis rikualifikimi i bllokut pranë Ambasadës Amerikane, Veliaj: Investime në çdo lagje

by A R
27/04/2017 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës vijon investimet në çdo lagje të kryeqytetit. Nis puna për rikualifikimin urban të një tjetër blloku banimi në Njësinë Administrative Nr. 2, një nga 50 projektet e ngjashme që do të zbatohen këtë vit në Tiranë për shtimin e hapësirave çlodhëse në qytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga administratori i Njësisë Nr. 2, Elez Gjoza, inspektoi fillimin e punimeve në bllokun pranë Ambasadës Amerikane dhe nënvizoi se kjo zonë, edhe pse një nga më të populluarat, prej vitesh nuk kishte njohur asnjë ndërhyrje për përmirësimin e jetës së mbi 5 mijë banorëve që jetojnë aty.

“Kjo zonë njihet si zona e Ambasadës Amerikane dhe në fakt, nga Amerika na ndan një mur. Në anën tjetër murit ka civilizim, gjelbërim, ndërsa në këtë anë baltovinë, sepse këtu s’kishte vënë dorë njeri prej 35 vitesh edhe pse jetojnë 5 mijë banorë, shumë afër qendrës së Tiranës. Deri më sot këtu kishte kanalizime të hapura dhe rrjete të ujësjellësit plasnin duke mbushur lagjen”, tha Veliaj, duke siguruar qytetarët e zonës se shumë shpejt do të përfundojë rehabilitimi i 24 mijë metrave katrorë.

“Do të kemi edhe 150 vende parkimi, që qytetarët të sistemojnë makinat e tyre, fushën e tyre të futbollit, këndet e lojërave, hapësirat e gjelbra, ku jo vetëm fëmijët, por edhe të moshuarit dhe e gjithë zona, të ketë cilësinë e investimeve me të cilën Bashkia e Tiranës ka punuar edhe në komunitete të tjera”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj tha se punimet për rehabilitimin e këtij blloku banimi do të përfundojnë brenda një kohe të shkurtër, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e banorëve gjatë kësaj periudhe. “Pas ndërhyrjeve të ndërmarrjeve të Bashkisë, do të ndërhyjë Ujësjellësi, për t’u siguruar që kur blloku të jetë kompletuar, të ketë përfunduar gjithçka dhe jo të bëjmë njëherë asfalt e pastaj ta hapim për punimet ujësjellësit. Me pak durim do të bëjmë kanalizimet, ujësjellësin, ndriçimin, këndin e lojërave, parkingjet, trotuaret, që në fund fare, të kemi një cilësi jetese më të mirë për qytetarët”, theksoi ai.

Projekti për rehabilitimin e bllokut të banimit që kufizohet nga Rr. “Stavri Vinjau”, Rr. “Budi” dhe Rr. “Qamil Guranjaku”, është i ndarë në katër faza, të cilat parashikojnë rikonstruksionin e të gjitha rrugëve, duke përfshirë përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, asfaltim, ndriçim dhe vendosja e sinjalistikës së nevojshme. Përmes sistemimit të 150 vendeve të parkimit, pritet që të marrë zgjidhje edhe ky shqetësim i banorëve të kësaj zone tejet të populluar. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe krijimit të shesheve të rekreacionit për të gjitha grupmoshat, si dhe ndërtimit të katër këndeve të lojërave për fëmijë.

Next Post

Rama: Respektojmë afatin për listën e kandidatëve; (Prapaskenat e negociatave)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com