• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis rikonstruksioni i rrugës “Selaudin Bekteshi”, Veliaj: Viti i investimeve në zonat rurale e informale

by A R
25/01/2017 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Njësisë 4 do të kenë një rrugë krejt të re. Bashkisë së Tiranës ka nisur rikonstruksionin e segmentit “Selaudin Bekteshi”.

Kryetari i Bashkisë , Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti, tha se bashkia është fokusuar në zbatimin e përpiktë të planit të ri urbanistik, i cili ka propozuar që zonat e Tiranës të fillojnë dhe të organizohen në një Tiranë policentrike.

“Nuk mund të kemi qendra policentrike, nëse nuk ka infrastrukturë. Pra, në Laprakë kemi spitale, një kinema, disa shkolla, kopshte, banka, po kështu edhe në zonën e Kinostudios, në Njësinë 4 dhe te Bregu i Lumit. Është shumë e rëndësishme që po mbarojmë një kompleks, kopsht-çerdhe-qendër sociale dhe shkollë 9-vjeçare me të mesme pranë Bregut të Lumit, por është shumë e rëndësishme që e gjithë infrastruktura bazë, kanalizimet, rruga, ujësjellësi të funksionojnë paralelisht”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se gjatë këtyre dy viteve është mbajtur premtimi për legalizimin dhe urbanizimin e të gjitha zonave në Tiranë, ndërsa theksoi se zgjidhja më e mirë për modernizimin e Tiranës është që të ecet paralelisht me dy proceset. “Kemi ecur në një 2 vjeçar fantastik për Tiranën, ku qeveria qendrore ka mbajtur premtimin për legalizimet, ndërsa qeveria lokale po mban premtimin për urbanizimin. Që legalizimi e urbanizimi të ecin bashkë, është ndoshta formula më ideale se si modernizohet sot Tirana. Ndaj, fillojmë sot një rrugë të re. Dua t’u kërkoj ndjesë qytetarëve për ato pak muaj ku do të punojmë shumë shpejt, për çdo lloj shqetësimi që mund të sjellin punimet”, tha Veliaj, ndërsa u bëri apel banorëve që të kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës urbane për të mirën e përbashkët.

Kryebashkiaku i Tiranës deklaroi se urbanizimi i kësaj zone do të rrisë edhe vlerën e banesave të tyre. “Të tërhiqen një metër për të mirën e përbashkët, për të pasur trotuare më të lira sepse besoj që i rritet vlera shtëpive. Në disa zona të Tiranës çmimi është rritur me 15%, ndërsa vlera e banesës që ka një qytetar i Tiranës në disa zona të tjera ka shkuar deri 35-40%. Ky është një lajm i mirë, që vjen vetëm nga urbanizimi. Aty ku qyteti ka vlerë se ka infrastrukturë, aty ka vlerë edhe shtëpia jote”, tha ai.

Veliaj theksoi se ky vit për Bashkinë e Tiranës do të jetë tepër i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës në zonat urbane, të cilat ishin lënë në harresë gjatë gjithë këtyre viteve.

“Ky do të jetë një vit punësh kryesisht në zonat informale, të paurbanizuara e rurale. Është shumë e rëndësishme që të rregullojmë qendrën, që të kemi sheshin “Skënderbej”, Bulevardin e Madh, stadiumin, por njerëzit jetojnë në lagje si kjo. Ndaj edhe angazhimi ynë është për t’i qëndruar afër çdo familjeje të Tiranës, të gjithë qytetarëve të ndershëm, që punojnë me punë të ndershme, paguajnë taksat si qytetarë të rregullt dhe t’ua përkthejmë menjëherë në investime, si në zonën e Njësisë 4”, u shpreh ai.

 

Next Post
STUDIMI/ Mësoni se në cilat qytete të Shqipërisë vajzat janë më qeflie për seks

STUDIMI/ Mësoni se në cilat qytete të Shqipërisë vajzat janë më qeflie për seks

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In