• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis rikonstruksioni i Amfiteatrit te Liqeni Artificial

by A R
30/07/2017 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I lënë në harresë prej shumë vitesh, më së fundi Amfiteatri te kodrat e Parkut të Liqenit po i nenshtrohet rikonstruksionit.

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi artistët për mbështetjen e tyre, ndërsa theksoi se pas investimit ky mjedis do të marrë rëndësinë e merituar, duke e kthyer në një skenë të mirëfilltë artistike.

“Siç thonë, një histori e mirë sjell një histori tjetër të mirë dhe propozimi i Invës për të bërë një shfaqje këtu, solli një avancim të idesë për ta transformuar Amfiteatrin e Liqenit. Sot është një hapësirë e degraduar, ndonjëherë ngjan me disa rrënoja antike, por që në fakt nuk ka moshë aq të madhe sa të hyjë në antikitet. Por, sigurisht ndonjëherë mungesa e kulturës, aktet e vandalizmit, mungesa e kujdesit për pronën e përbashkët ka sjellë këtë degradim. Sot jemi në një situatë tjetër, ku jo vetëm kemi vendosur që të marrim përsipër këtë financim, por do ta përfundojmë në kohë rekord”, tha kryetari Veliaj.

Sopranoja shqiptare Inva Mula falenderoi Bashkinë e Tiranës që në një kohë të shkurtër bëri të mundur nisjen e një investimi kaq të rëndësishëm për artin në Tiranë. “Është një projekt që e kam shumë për zemër dhe jam shumë e lumtur. Që në momentin që erdha për të krijuar një spektakël këtu, e pamë që nga ana teknike nuk shkonte. Falë Erionit, falë Blendit menjëherë kjo gjë po konkretizohet, saqë më duket si e pabesueshme që mund të ndodhin këto gjëra në mbështetje të kulturës. Meqë parku është bërë një mushkëri shumë e mirë ku njerëzit kanë mundësi të ecin dhe të jenë në ajër të pastër, mendoj që do të jetë një aortë shumë e rëndësishme e kulturës së Tiranës”, tha Inva Mula.

 Kryebashkiaku Veliaj shtoi se që të jetë i jetueshëm një qytet duhet të ketë jo vetëm rrugë dhe sheshe të mira, por edhe hapësira që nxisin artin, kulturën apo çdo aktivitet tjetër që i shërben argëtimit dhe gjendjes shpirtërore të njerëzve. “Të gjithë e pranojmë që qyteti nuk është vetëm një bashkësi apartamentesh, dyqanesh dhe rrugësh. Qyteti është mbi të gjitha një bashkësi njerëzish që nuk jetojnë vetëm me bukë, jetojnë edhe me art, me kulturë, me koncerte, opera, balet, dhe me të gjithë shfaqjet që artistët tanë të mrekullueshëm kanë potencialin t’i vënë në një skenë të re”, shtoi Veliaj.

 Ai theksoi se me përfundimin e këtij projekti qytetarët që vizitojnë Parkun e Liqenit do të kenë një tjetër alternativë për të kaluar orët tyre të lira dhe për tu argëtuar. Veliaj dha edhe lajmin e mirë se brenda këtij viti përfundon rikonstruksioni i Shkollës së Baletit, e cila do t’i shërbejë gjithashtu përgatitjes së artistëve të rinj.

Next Post
Rreziqet nga pishinat, ja paralajmërimi i mjekëve

Rreziqet nga pishinat, ja paralajmërimi i mjekëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj mbetet në qeli pas 19 muajsh/ Manjani e Rumano ngrenë pikëpyetje: A bie vendimi ndesh me Kushtetuesen?

Veliaj mbetet në qeli pas 19 muajsh/ Manjani e Rumano ngrenë pikëpyetje: A bie vendimi ndesh me Kushtetuesen?

September 16, 2026
Si mund ta transformojë Kanali Pinglu tregtinë mes Kinës dhe vendeve ASEAN

Si mund ta transformojë Kanali Pinglu tregtinë mes Kinës dhe vendeve ASEAN

September 16, 2026
Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

September 16, 2026
“Thaçi është peng i Hagës”, Grenell: SHBA nuk do të pranojë shkëmbim të territoreve!

“Dënimi i Thaçit, skandaloz”/ Grenell sulmon Hagën: Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje politike! Kurti të veprojë…

September 16, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Çfarë u provua dhe çfarë jo? Surroi: 9 pika për të kuptuar vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
Si shpëtoi Ante Gotovina nga dënimi i Hagës? Zagrebi u angazhua për ta shpallur të pafajshëm në Apel

Si shpëtoi Ante Gotovina nga dënimi i Hagës? Zagrebi u angazhua për ta shpallur të pafajshëm në Apel

September 16, 2026
Gëzon Beogradi! Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

Gëzon Beogradi! Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

September 16, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

VIDEO / Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

September 16, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Një gjyq kundër kombit shqiptar

September 16, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com