• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis puna për vendosjen e sinjalistikës rrugore në aksin Qafë Thanë-Korçë

by Java News
15/07/2016 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto inspektoi të premten punimet për realizimin e sinjalistikës vertikale dhe vijëzimet në aksin rrugor Rrogozhinë-Kapshticë, duke ndaluar në segmentin Maliq- Korçë.

Haxhinasto tha se në këtë aks po bëhet një investim i rëndësishëm për sigurisë rrugore, që shkon rreth 1 milard lekë, për të përmirësuar dhe për ta sjellë në një standard europian sinjalistikën e kësaj rruge. Haxhinasto deklaroi se siguria rrugore është  prioritet, dhe prandaj një pjesë e konsiderueshme e burimeve financiare të ARRSH po shkojnë për këtë qëllim.

“Kemi kërkuar që të zbatohet me rigorozitet projekti i kësaj rruge. Standardi i rrugëve tona ka nevojë për rivlerësim, me qëllim që të mos krijojë asnjë pengesë për aktivitetin ekonomik dhe për zonat e banuara. Përshtatja e projekteve duke marrë parasysh nevojat e komunitetit duhet të gjejë zgjidhje nga ARRSH, nga kompania kontraktore në bashkëpunim edhe me pushtetin vendor”, deklaroi ministri.

Duke marrë shkas nga dëmtimet që i janë bërë sinjalistikës ndërsa projekti është duke u realizuar, Haxhinasto i bëri thirrje banorëve të zonës, që të mos e dëmtojnë sinjalistikën pasi këto dëmtime rrisin rrezikun për aksidente.

“Shpesh herë po vihet re fenomeni i vjedhjes së sinjalistikës. Ky është një krim jo vetëm për ndërhyrjen e padrejtë në sigurinë e rrugës, por është një prekje e parave publike, dhe si e tillë duhet ndëshkuar mjaft rreptë.  Heqja e një tabele që paralajmëron një kthesë ose një rrezik, krijon kushtet për një aksident me pasoja të rënda. I bëj thirrje banorëve të kësaj zone dhe qytetarëve të gjithë vendit,  të jenë të përgjegjshëm dhe të mos prekin sinjalistikën”, tha Haxhiansto.

Ai po ashtu apeloi drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë normat e lëvizjes.  Sipas tij, ndonëse rrugët janë përmirësuar, është investuar shumë në përmirësimin e standarteve dhe sigurisë, drejtuesit e automjeteve nuk mund të mos respektojnë kufizimet e shpejtësisë.  Nga statistikat, tha ministri, rezulton që periudha e korrik-gusht, shënon rritje të aksidenteve, ku përfshihen automjetet e emigrantëve./a.k

Next Post

“Përjetësisht në një dhomë me Bashën? Ruajna o Zot.. si do merret vesh me Saliun ai?”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In