• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis puna për nënkalimin te sheshi “Shqiponja”, Veliaj: Sot duhet ta kishim inauguruar

by Java News
25/04/2020 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dy viteve bllokim, puna për projektin e nënkalimit te sheshi “Shqiponja” ka nisur me shpejtësi. Projekti parashikon nënkalim me korsi të dedikuara për autobusët, biçikletat, dhe i jep një rëndësi të veçantë gjelbërimit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet dhe theksoi se falë angazhimit të të gjitha institucioneve, është bërë e mundur nisja e punës, për të hedhur pas krahëve bllokimin 2-vjeçar.

“Kishim vullnetin të shkonim përpara me këtë projekt, ndaj i jam shumë mirënjohës kryeministrit, ministres së Transportit, të gjithë stafit, drejtorit të Rrugëve, sepse patëm një mobilizim të jashtëzakonshëm, edhe me mbështetjen e policisë, për të thyer një bllokadë pa kuptim. Në fakt, duke qenë se janë mbushur 2 vjet që kur filloi kjo histori, sot do të vinim për ta inauguruar. Eshtë fatkeqësi e madhe sesi humbasim kohë dhe fillojmë punë atëherë kur duhet ta kishim mbyllur veprën. Ajo që dua të ilustroj me këtë është se, çfarë i bën shqiptari-shqiptarit, nuk ia bën as tërmeti, as virusi. Pra, jemi të këqinjtë e vetes. Nëse një minorancë shqiptarësh e ka ndarë mendjen që do të bllokojë punët, mund ta realizojë këtë, dhe dy vite u realizua. Megjithëatë, nuk dua ta mbajmë kokën pas, do ecim përpara”, tha ai.

Kreu i Bashkisë u shpreh se kjo është hera e parë i një bashkëpunimi të kësaj natyre, ku Bashkia bën projektin dhe qeveria bën investimin, që është edhe pjesa e luanit në gjithë këtë bashkëpunim. Teksa, nënvizoi se në të gjithë kantieret po punohet, Veliaj sqaroi edhe lëvizjen e automjeteve pasi të ndërtohet ky nënkalim.

“Ishte muzikë për veshët e mi të dëgjoja nga inxhinieri se do të mundohemi të rikuperojmë kohën e humbur, pra nga 2 vite, të ecim për 1 vit. Momentalisht po punojmë në 2 galeri nëntokësore, që do të jenë të mbuluara. Pra, kemi kaluar nga koncepti mbikalim, në konceptin nënkalim, pra ku makinat futen poshtë dhe nuk prishet as estetika e as pamja e qytetit. Një galeri është nga zona e Laprakës, Don Boskos, futet poshtë dhe del te Casa Italia, pa u përzier fare me trafikun për ata që kanë ndërmend të vazhdojë për në Durrës. Kurse tjetri vjen nga Casa Italia, te ish-terminali i vjetër, futet prapë galeria, vazhdon te Astiri dhe del aty ku rruga bëhet për pak minuta nga Fabrika e Miellit deri në Lundër. Kush e ka provuar atë rrugë nuk do të duhet kurrë të mbështeste një protestë të një minorance të zhurmshme”, tha Veliaj.

Masat kufizuese për lëvizjen e automjeteve si pasojë e COVID-19 kanë lehtësuar punimet në këtë segment. Por, Bashkia e Tiranës ka gati edhe një plan B, që parashikon një bypass në Mëzez për të dalë te Fabrika e Birrës.

“Qëndrimi në shtëpi e ka lehtësuar trafikun në Tiranë. Megjithatë, nëse në një periudhë afatshkurtër do të rikthehemi në trafikun e mëparshëm dhe nëse do të lirohet akoma më tej, në varësi sesi performon virusi në Tiranë dhe Shqipëri, do të duhet të përdorim edhe planin B, i cili është një bypass, aty ku kthehemi në Mëzez, në Kashar, për të dalë te Fabrika e Birrës”, sqaroi Veliaj.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe për procesin e shpronësimeve. Veliaj u shpreh se pavarësisht pengesave artificiale të një pakice, shumica e qytetarëve dëshirojnë që vendi të ecë përpara dhe ky është momenti për të rikuperuar kohën e humbur.

“Do të vazhdojmë të ecim me shpronësimet; kemi shumë pak që na kanë mbetur te ky Lot, disa të tjera te Loti i 2-të. Do të vijojmë me prishjet te Loti i 1-rë. Nuk besoj se është marrosur njeri, që pasi e shikon se çfarë pune po bëhet, të vazhdojë dhe ta përdorë politikisht. Unë them se shumë kauza që janë përdorur politikisht, duke filluar nga lodrat te Sheshi, te Pazari, te Kalaja, te Bulevardi i Ri, te Astiri, nesër te Teatri, janë kauza komplet artificiale. Shumica e njerëzve do që vendi të ecë përpara, beson te puna dhe beson që Shqipëria ka humbur shumë kohë ndër vite dhe se ky është momenti të rikuperojmë kohën e humbur”, tha Kryetari i Bashkisë, Veliaj.

Projekti i nënkalimit tek “Shqiponja” është një zgjidhje teknike për qarkullimin e automjeteve në këtë segment tepër të ngarkuar, në harmoni me mjedisin dhe zhvillimin urban të Tiranës.

Next Post
Policia zbarkon në terren për lehtësimin e masave në zonat e gjelbra/ Veliu: Ja si do bëhet monitorimi

Policia zbarkon në terren për lehtësimin e masave në zonat e gjelbra/ Veliu: Ja si do bëhet monitorimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taulant Balla padit për shpifje Sali Berishën, zbardhen detajet nga padia

Taulant Balla padit për shpifje Sali Berishën, zbardhen detajet nga padia

April 16, 2026
SHBA nis operacionin për pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit

SHBA nis operacionin për pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit

April 16, 2026
Kamëz/ Qëlluan me sende të forta një person duke e plagosur rëndë, merr fund arratia e dy autorëve

Kamëz/ Qëlluan me sende të forta një person duke e plagosur rëndë, merr fund arratia e dy autorëve

April 16, 2026
Masakra e 21 janarit/ Xhaxhai i Aleks Nikës kërkon ndihmë nga deputetët në Kuvend: Hetimet po zvarriten, rezolutë për SPAK

Masakra e 21 janarit/ Xhaxhai i Aleks Nikës kërkon ndihmë nga deputetët në Kuvend: Hetimet po zvarriten, rezolutë për SPAK

April 16, 2026
Tragjedi në Kosovë! Shpërthen bombola e gazit, humbin jetën babai me dy fëmijët

Tragjedi në Kosovë! Shpërthen bombola e gazit, humbin jetën babai me dy fëmijët

April 16, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Jakova” në zonën e Bregut të Lumit, Ristani: Gati për të mirëpritur 500 fëmijë

Transformohet shkolla “Kolë Jakova” në zonën e Bregut të Lumit, Ristani: Gati për të mirëpritur 500 fëmijë

April 16, 2026
Papa kritika ndaj udhëheqësve që “investojnë në luftë”: Bota u shkatërrua nga një grusht tiranësh

Papa kritika ndaj udhëheqësve që “investojnë në luftë”: Bota u shkatërrua nga një grusht tiranësh

April 16, 2026
“Duke përsëritur mësimet”! Rama reagon nga Roma, në prag të takimit me Melonin

“Duke përsëritur mësimet”! Rama reagon nga Roma, në prag të takimit me Melonin

April 16, 2026
“Tërbim ekonomik”, SHBA-të nisin sanksionet e reja që synojnë regjimin iranian dhe Hezbollahun

“Tërbim ekonomik”, SHBA-të nisin sanksionet e reja që synojnë regjimin iranian dhe Hezbollahun

April 16, 2026
Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

Berisha: Call Center-at që grabisin pensionistët në Europë mbrohen nga shteti, shefat e komisariateve marrin nga 5 mijë euro

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In