• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis puna për ndërtimin e shkollës “Kristo Frashëri”, Veliaj: Në 30 qershor e kemi garën me veten

by Aalison Pearse Stevens
20/05/2019 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zonën e “Don Boskos” ka nisur puna për ndërtimin e një shkolle të re, me kopësht të integruar. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini dhe deputeti i PS, Ulsi Manja inspektuan fillimin e punimeve për godinën e re arsimore, e cila është pjesë e programit për ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë.

“Kjo është një ditë fantastike për gjithë zonën e “Don Boskos”, e cila në fakt ndahet midis dy njësive, Njësisë 11, që është zona e Laprakës, dhe Njësisë 9. Janë disa investime që përshkojnë këtë njësi, duke filluar nga Bulevardi i Ri deri tek disa projekte të vogla, por që kanë një rëndësi të jashtëzakonshme, siç janë shkollat. Bashkë me miken time Besën, sot inspektuam çeljen e kantierit të shkollës “Kristo Frashëri”, shkolla e re në ‘Don Bosko’”, tha Veliaj.

Falë këtyre investimeve, nxënësit e zonës së Treshit, Bregut të Lumit, Kodër-Kamza dhe zona e Spitalit Ushtarak nuk do të humbasin më kohë për të shkuar në shkollë. Gjithashtu, merr fund edhe mësimi me dy turne, duke rritur në mënyrë cilësore edhe arsimin. “Poli i parë ishte tek Universiteti Bujqësor, ku filloi shkolla “Nënë Tereza”; poli i dytë është ky ku jemi sot, me shkollën “Kristo Frashëri”; poli i tretë është tek rrethrrotullimi“Shqiponja”, ish Reparti Ushtarak, ku do të fillojë edhe një shkollë tjetër; poli i katërt do të vazhdojë në zonën e Astirit, ku kryqëzohet me Lanën. Merr fund kështu një pjesë e madhe e stresit të familjeve, të cilat bëjnë tranzit nga një orë për të vajtur në shkollë e një orë tjetër për t’u kthyer, plus kostoja financiare dhe koha e humbur, por mbi të gjitha, shpëton i gjithë qyteti nga ankthi 20 e kusur vjeçar i mësimit me dy turne”, tha ai.

Ashtu si 62 shkollat ekzistuese, edhe institucionet e reja arsimore do të shërbejnë si “Shkolla Komunitare” në fundjavë ose pasditeve, pas përfundimit të mësimit. “Edhe kjo shkollë është konceptuar si një shkollë komunitare. Ia kemi parë hajrin 62 shkollave që janë hapur për komunitetin; fëmijët, në vend që të rrinë në rrugë, tani po marrin një kurs në futboll, basketboll, volejboll, xhudo, taekëondo, shah, kitarë, pikturë, dhe sot janë në ambiente të mbyllura dhe të sigurta. Ndërkohë, shkollat e reja janë konceptuar që në fillim me territor të mjaftueshëm, që të përdoret edhe nga komuniteti gjatë kohës që s’ka mësim apo gjatë fundjavës, për çfarëdo lloj interesi komunitar”, tha ai.

Veliaj deklaroi se zgjedhjet e 30 qershorit janë një referendum për mënyrën se si do vijojë Tirana. “E kuptoj që detyra kryesore e deputetit është të përfaqësojë në Parlament, ama në përballje me qytetarët, pjesa më e madhe e problematikës janë shkollat, kopshti, çerdhja, uji, dritat, ndaj jam i lumtur që për Laprakën, për Njësinë 11, po punojmë në shumë fronte. Në 30 qershor e kemi garën me veten. Pra, kemi garë që së pari, të japim llogari çfarë punësh bëmë, dhe në datë 30 qershor t’ju kërkojmë njerëzve se duam t’i vazhdojmë këto shkolla, këto kopshte, këto çerdhe, duam të vazhdojmë me ujësjellësin, duam ta zgjerojmë Bovillën, duam të vazhdojmë të mbjellim pemë, duam të vazhdojmë që Bregu i Lumit të jetë një zonë e mirë”, tha Veliaj.

Teksa siguroi se brenda një kohe të shkurtër shkolla do të jetë gati për të pritur edhe nxënësit e parë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini theksoi se falë ndërtimit të institucioneve të reja do të marrë fund edhe mësimi me dy turne. “Më vjen mirë që projekti ka filluar dhe nga inspektimi po shohim se në fakt është në kohë, e brenda një periudhe shumë të shkurtër do të shohim shkollën e ndërtuar. Në Tiranë e kemi ende problemin e shkollave me dy turne, që më këtë projekt të përbashkët që kemi me Bashkinë e Tiranës, besojmë se do të kryhet shumë shpejt, nuk do kemi shkolla me dy turne, dhe nxënësit do të mund të bëjnë jo vetëm procesin mësimor paradite, por edhe të merren me aktivitete të ndryshme pasdite”, nënvizoi ministrja Shahini.

Në emër të banorëve, deputeti i PS, Ulsi Manja falenderoi kryebashkiakun Veliaj për vëmendjen që i ka kushtuar kësaj zone, që nga dita e parë e marrjes së detyrës e deri më sot. Manja theksoi se në vend të molotovit ndaj institucioneve kushtetuese dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, kjo mazhorancë ka zgjedhur punën dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

“Sot po shohim fillimin e punimeve në shkollën e tretë, pas shkollës së re që do të bëhet në Institutin Bujqësor, shkollës tek rrethrrotullimi “Shqiponja”, dhe kjo që është sot këtu në “Don Bosko”, e cila do t’i shërbejë komunitetit të dy njësive, Njësisë 9 dhe Njësisë 11. E falenderoj Erionin për bashkëpunimin. Bashkia e Tiranës ka qenë në punë nga dita e parë, dhe do jetë deri në ditën e fundit. Të tjerë kanë zgjedhur rrugën, të tjerë kanë zgjedhur flakadanët, kanë zgjedhur molotovin ndaj institucioneve kushtetuese edhe ndaj Policisë së Shtetit, ne kemi zgjedhur punën”, tha Manja.

Next Post
Zgjedhjet vendore/ KQZ regjistron kandidatët e Bindjes Demokratike! Debate mes Denar Bibës dhe Ivi Kasos

Zgjedhjet vendore/ KQZ regjistron kandidatët e Bindjes Demokratike! Debate mes Denar Bibës dhe Ivi Kasos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In