• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nis projekti për rehabilitimin e qendrës së Kukësit

by Java News
15/06/2015 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisi sot nga zbatimi projekti për rehabilitimin e sheshit qendror të qytetit të Kukësit, duke e shndërruar atë në një hapësirë të kujtesës historike dhe të frymëzimit për të ardhmen.

Ndërkohë duke sjellë pamje nga nisja e punimeve në sheshin e qytetit të Kukësit, Kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetin social “Facebook” se, “edhe në Kukës nis Rilindja Urbane me projektin e transformimit të qendrës nga udhëkryq bosh, në hapësirë për qytetarët”.

Gjatë mitingut elektoral në qytetin e Kukësit, 4 ditë më parë, Kryeministri Rama paralajmëroi nisjen e këtij projekti. “Të dielën, në këtë shesh çelet kantieri i parë i madh i Rilindjes Urbane të Kukësit. Projekti i përbashkët i Bashkisë së Kukësit dhe i kryetarit të saj, me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, do të marrë jetë, duke e kthyer këtë hapësirë në një hapësirë të kujtesës historike dhe të frymëzimit për të ardhmen. Në një hapësirë ku do të jenë së bashku Skënderbeu dhe kujtesa e atij momenti që e vuri Kukësin në qendër të historisë europiane, që e bëri Kukësin dhomën e parë të mikpritjes shqiptare për qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës, që u detyruan të shpërngulen nga shtëpitë e tyre, nën thundrën e Sllobodan Milosheviçit”, deklaroi Rama gjatë mitingut elektoral, të disa ditëve më parë.

Ai u shpreh se “ky do të jetë sheshi ku do t’i bëhet jehonë historisë, por njëkohësisht do t’i bëhet edhe nxitje ëndrrave dhe shpresave të të gjithë të rejave dhe të rinjve, që nuk do vijnë më vërdallë si në një udhëkryq në shkretëtirë, por do të gjejnë e takojnë këtu, njëri-tjetrin, si në çdo shesh të çdo qyteti europian mesdhetar”.

Kryeministri siguroi se “sheshi i Kukësit do të jetë një nga sheshet më të bukur të Shqipërisë”.

Next Post

Presidentja kroate: Kryqi i thyer në stadium na dëmtoi reputacionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

March 5, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Një shtesë për konferencën e Ministres së Shëndetësisë

March 5, 2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

March 5, 2026
Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

March 5, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

March 5, 2026
Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

March 5, 2026
Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

March 5, 2026
Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

March 5, 2026
“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

March 5, 2026
Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In