• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis projekti më transformues në 50 vitet e fundit për Njësinë 9

by Java News
08/11/2017 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njësia 9 në kryeqytet është bërë pjesë e një prej projekteve më të mëdha transformuese në infrastrukturë. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonstruksionin e rrugëve dhe shesheve në bllokun që kufizohet nga bulevardi “Zogu I-rë”, “Rr. e Dibrës”, Rr. “Siri Kodra” dhe Rr. “Reshit Petrela” me një sipërfaqe rreth 27.4 hektarë.

Gjatë inspektimit të punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, siguroi banorët e bllokut të banimit se pranvera do t’i gjejë me një lagje të re. Duke kërkuar mirëkuptimin e tyre për punimet gjatë kësaj periudhe, ai theksoi se ky investim i rëndësishëm do i shërbejë mijëra banorëve dhe se, ashtu si në çdo vend tjetër ku ka ndërhyrë Bashkia e Tiranës, do të sjellë rritjen e vlerës së pronës.

“Ky projekt me 27.4 ha në 27 rrugë, që parashikon ndërhyrje me themel, pra që nga shtresat nëntokësore, me sinjalistikë, ndriçim etj, duke shtuar edhe disa lulishte, besoj do jetë projekti më transformues që ka parë Njësia 9 në 50 vitet e fundit. I kërkoj banorëve durim, mirëkuptim, teksa do ta kthejmë të gjithë lagjen në kantier, por ama kur të hyjë pranvera, brenda 6-7 muajsh, do kemi mbaruar dhe kjo do të jetë një zonë, e cila do të shohë vlerën e shtëpisë të rritur, por sigurisht edhe gjallërimin e bizneseve në një zonë shumë të lakmuar të Tiranës”, u shpreh ai.

Veliaj deklaroi se rikonstruksioni i këtij blloku banimi është një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës, në të cilën nuk është vënë dorë prej vitesh, duke u kthyer në një shqetësim për gjithë komunitetin përreth.

“Është një premtim që e kemi bërë edhe në fushatë dhe sot jemi këtu që të mbajmë fjalën. Edhe pse është në qendër të Tiranës, pra kryqëzohet nga Rruga e Dibrës dhe nga unaza kryesore e Tiranës, është një situatë mesjetare. Besoj se këto skena të suvave që bien, të kanaleve të zeza që kanë dalë në sipërfaqe, të këtij kukureci me tela elektrikë, internet dhe telefonie, duhet t’i vijë fundi. Do të duhet që të punojmë edhe me gjithë shtresat e infrastrukturës për t’u siguruar që kemi një lagje model”, tha kreu i Bashkisë.

Sikurse është bërë tashmë traditë në këto dy vite, nëntori shënon dhe fillimin e konsultimit me banorët për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Veliaj ftoi të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e dëgjesave publike për të propozuar se cilat do të jenë investimet prioritare të Bashkisë së Tiranës për vitin 2018.

“Do të vazhdojmë edhe me lagje të tjera të Tiranës, por ndërkohë jemi futur në muajin kur do të diskutojmë buxhetin. Do të vijmë me propozime konkrete, por në pamundësi për t’i bërë të gjitha gjërat menjëherë, ashtu si në një shtëpi, ku nuk bëhen të gjitha punët përnjëherë, do t’u kërkojmë banorëve që të na thonë, në dëgjesat për buxhetin se cilat kanë prioritete. Mund të jetë një shkollë, mund të jetë një kopsht, një çerdhe. Nëse i vendosim prioritetet bashkë në buxhetin me pjesëmarrje, do të kemi sukses dy vitet e ardhshme në Tiranë siç kemi pasur këto dy vitet e para”, deklaroi Veliaj.

Projekti për rikonstruksionin e këtij blloku të madh banimi parashikon sistemimin e rrugëve dhe shesheve, me të gjithë elementët e infrastrukturës rrugore dhe urbane, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të kësaj zone dhe krijimin e akseseve të lëvizjes me rrugët e tjera të qytetit

a.ç

Next Post
Aksioni opozitar, Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës

Aksioni opozitar, Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In