• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis programi për menaxherët e parë në Shëndetësi

by A R
23/03/2018 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
30 menaxherët e parë shëndetësorë do të diplomohen këtë vit falë programit të parë të masterit profesional që kombinon njohuritë nga Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Ekonomisë në Tiranë, mbështetur nga Qeveria Zviceriane përmes projektit “Shëndet për të Gjithë”.
Në ceremoninë e lancimit të masterit professional të menaxherëve të shëndetësisë merrnin pjesë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu, diplomatja zviceriane znj. Ruth Huber, drejtore e Bashkepunimit me Europen Lindore në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës, drejtues të universiteteve, studentët e programit, etj.
“Nuk duhet fshehur se menaxherët në shëndetësi kanë qenë një pikë e dobët e sistemit. Ndaj ky program i parë i menaxhimit shëndetësor, një program innovator që nuk ekzistonte në universitetet publike në Shqipëri deri para vitit 2017, patjetër që do të kontribuojë në rritje e kapaciteteve të burimeve njerëzore, duke nxjerë brezin e parë të menaxherëve të shëndetësisë, kaq shumë të nevojshëm për vënien në zbatim të politikave tona për fuqizimin e shërbimit shëndetësor në vend”, tha ministrja Manastirliu.
Deri më sot, ka patur ose menaxherë që dilnin nga fakulteti i ekonomikë ose profesionistë të shëndetësisë, por asnjëherë më parë programe të mirëfillta që të përfshijnë dy universitetet e Tiranës.
“Të gjitha përpjekjet e deritanishme nuk kanë prodhuar menaxherë të mirëfilltë shëndetësore nga institucionet tona publike, ndaj është me rëndësi të ndalemi në këtë moment – ku bashkimi i forcave mes universiteteve të ndryshme,  vullneti i institucioneve tona dhe mbështetja e projektit Health for All, bënë të mundur të nisin rrugën e çmuar të dijes menaxherët e parë në shëndetësi”, tha Manastirliu.
Ambasadorja Huber në fjalën e saj theksoi se Zvicra është shumë e nderuar të mbështesë iniciativa të tilla që kontribuojnë në fuqizimin e burimeve njerëzore. “Ky është hapi i parë në drejtimin e duhur, që do të rrisë kapacitetet e burimeve njerëzore dhe do të kontribuojë në përmirësimin e shërbimit shëndetësor në Shqipëri”, u shpreh znj. Huber.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë prof. Arben Gjata dhe decani i Fakultetit Ekonomik prof. Dhori Kule, duke vlerësuar këtë bashkëpunim të parë, shprehen angazhimin e tyre për të përmbushur me sukses këtë program për studentët nga Shqipëria dhe Kosova, përmes lektorëve më të mirë të dy universiteteve.
Ministrja Manastirliu garantoi mbështetjen maksimale për këta studentë, jo vetëm për praktikat e punës në institucionet shëndetësore por edhe për tu punësuar nesër, sipas procedurave transparente në drejtim të strukturave shëndetësore në vend./a.m.
Next Post
FOTOT/ Danielle me zor i mban me duar…

FOTOT/ Danielle me zor i mban me duar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

October 24, 2026
Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

October 24, 2026
Çupi me akuza të forta ndaj Arlind Qorit: Kobure në dorën e Berishës! Rekruton studentë për Antifa, duhet izoluar

Çupi me akuza të forta ndaj Arlind Qorit: Kobure në dorën e Berishës! Rekruton studentë për Antifa, duhet izoluar

October 24, 2026
Protestuesit e maskuar sulmojnë Bankën e Shqipërisë

Protestuesit e maskuar sulmojnë Bankën e Shqipërisë

October 24, 2026
Momente paniku/ Merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

Momente paniku/ Merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

October 24, 2026
Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

October 24, 2026
Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

October 24, 2026
Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

October 24, 2026
Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

October 24, 2026
Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In