• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nis procesi i dixhitalizimit të regjistrave të pasurive të paluajtshme

by Aalison Pearse Stevens
20/09/2016 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

.Ministri Drejtësisë, Ylli Manjani ishte sot i pranishëm në ceremoninë e nisjes se fazës së parë të procesit që do të mundësojë kthimin e regjistrave të pasurive të paluajtshme nga stadi aktual manual, në atë dixhital. Sipas Manjanit, ky është vetëm fillimi i një projekti shumë të madh që mundëson shmangien e mbivendosjes së emrave.

Duke iu referuar një shembulli konkret që lidhet pikërisht me eksperiencën personale, Manjani sqaroi se janë 10 persona me emër dhe mbiemër të njëjtë me të dhe pikërisht sipas tij procesi, i sapo nisur do të garantojë që me numrin e identitetit të tij personal, emrin, mbiemrin dhe datën e lindjes kushdo i interesuar mund të gjejë se çfarë pasurie ka ai dhe dhe çfarë pasurie ka 9 personat e tjerë me emrin Ylli Manjani.

“Sot ne fillojmë të shmangim mbivendosjen për shkak të gjendjes juridike, emrit të ngjashëm apo dokumentave të ngjashme. Në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nuk ka më të paktën mbivendosje ose ngatërresa emrash dhe me kalimin e kohës bashkë me mbivendosjen e emrave, duke vijuar edhe bashkëpunimin me zyrën e ALUIZNIT, besoj se shumë shpejt, rreth një vit ose pak më shumë, do të shmangim edhe mbivendosjet e hartave. Kjo sepse ALUIZNI bën verifikimin në terren dhe në ZRPP harta që vjen nga ALUIZNI pas verifikimit në terren përputhet me dokumentacionin ligjor që ndodhet në ZRPP. Kjo do të kërkojë kohë dhe kur të mbarojë, historia e mbivendosjeve në Shqipëri do të marri fund. Me këtë projekt që fillojmë sot është e sigurtë që zgjidhim mbivendosjen për shkak të emrave ose për shkak të dokumentacionit ligjor dhe tashmë shërbehet shpejt, sepse dokumentacioni nuk do të jetë më i shkruar me dorë por gjithaçka do të jetë e kompjuterizuar dhe me një komandë printohet kartela e freskët ose çdo informacion që kërkohet masivisht nga qytetarët do të jepet në mënyrë elektronike”, u shpreh Manjani.

Manjani theksoi gjithashtu se vijon të mbajë të njëjtin qëndrim se në zyrën e shtetit dhe veçanërisht në atë të pasurive të paluajtshme, nuk duhet të ekzistojë shprehja kanë humbur dokumentat.

Sipas tij, praktikisht, teknikisht dhe ligjërisht nuk mund të ekzistojë kjo shprehje dhe kushdo që e përdor ka shkelur rëndë etikën në punë, ligjin dhe duhet të ndiqet penalisht.

Ministri bëri publik edhe shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat, ndërsa u ndal edhe në disa problematika të trashëguara nga e kaluara dhe që kanë krijuar shumë shpesh shqetësime tek qytetarët shqiptar.

“Ne trashëgojmë nga e kaluara praktika të patrajtuara, një numër të konsiderueshëm ndaj dhe kemi vënë një afat për këtë. Kemi thënë se fundi i këtij viti do të jëtë fundi i të gjitha aplikimeve të patrajtuara dhe ky është një afat që do t’i qëndrojmë strikt. Kemi nisur së bashku me kryeregjistruesin që të fusim në një filtër shumë të rreptë, të gjithë drejtuesit e zyrave vendore dhe në këtë filtër kanë nisur të bien edhe elementët e parë. Lidhur me këtë mund t’ju them se regjistruesi i Beratit sot është i shkarkuar edhe për shkak të konstatimeve të KLSH-së, por edhe për shkak të filtrave të ndërtuar nga ana jonë dhe ju siguroj që do të kemi njoftime edhe në ditët në vijim”, përfundoi Manjani.

Ndërkaq, Kryeregjistruesi Ilirjan Muho ka bërë me dije disa detaje teknike mbi risitë që pritet të sjellë ky projekt. Ai sqaroi se projekti është financuar dhe po zhvillohet tërësisht nga ZQRPP dhe për zbatimin e tij janë përfshirë rreth 200 deri 250 specialistë.

“Nëpërmjet këtij procesi ne fillojmë korrigjimin e të gjithë emrave, për shkak të gabimeve njerëzore të ndodhur ndër vite. Regjistri jonë është i lidhur me regjistrin e gjendjes civile dhe burimi i informacionit është ky regjistër. Korrigjimi bëhet duke u përputhur emri me regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Momenti i dytë është hedhja e informacionit ndër vite, pra hedhja e të gjithë historikut të pasurive të krijuara në vite hidhet në format dixhital dhe neve në kohë reale kemi informacion se cilit person i takon pasuria. Momenti i tretë është edhe më i rëndësishmi sepse identifikon se çfarë pasurie ka një person dhe kjo do të ndihmojë shumë punën e organeve që kërkojnë informacion nga ne, pra prokuroria, gjykata ILDKP etj”, tha ai.

Muho u shpreh se synimi është që në deri në fund të qershorit të vitit tjetër, të gjitha zonat urbane dhe periurbane të Republikës ta kenë në format dixhital të gjithë informacionin.

Sipas tij kjo do të kulmojë me përmbylljen e fazës së parë të këtij projekti për të kaluar në fazën e dytë që do të vijojë me pjesën rurale që ka edhe numrin më të madh të pasurive.

ma.me

Next Post
(VIDEO) Elbasan/ Sherr i rëndë mes gjimnazistëve, vajzat bëjnë ‘pilaf’ djalin

(VIDEO) Elbasan/ Sherr i rëndë mes gjimnazistëve, vajzat bëjnë 'pilaf' djalin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

August 3, 2026
Zjarret në Finiq, Lamallari: Situatë e vështirë. Punojmë nga toka e ajri për shuarjen

Zjarret në Finiq, Lamallari: Situatë e vështirë. Punojmë nga toka e ajri për shuarjen

August 3, 2026
Pas 6 ditësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Dardhë të Librazhdit

Pas 6 ditësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Dardhë të Librazhdit

August 3, 2026
Berlini ndryshon kurs? AfD kryeson garën para zgjedhjeve

Berlini ndryshon kurs? AfD kryeson garën para zgjedhjeve

August 3, 2026
Studimi: Valët e të nxehtit mund të përshpejtojnë plakjen, njësoj si duhani dhe alkooli

Studimi: Valët e të nxehtit mund të përshpejtojnë plakjen, njësoj si duhani dhe alkooli

August 3, 2026
A do marrë fund ngërçi? Kurti e Abdixhiku takohen nesër në 18:00

A do marrë fund ngërçi? Kurti e Abdixhiku takohen nesër në 18:00

August 3, 2026
Deputeti i PS kundër bashkimit Vlorë-Selenicë: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve!

Deputeti i PS kundër bashkimit Vlorë-Selenicë: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve!

August 3, 2026
“Një jetë e mbushur me dritë dhe profesionalizëm!”

“Një jetë e mbushur me dritë dhe profesionalizëm!”

August 3, 2026
Forcat ushtarake të SHBA-së: Kemi kaluar mbi 1 mijë anije në Ngushticën e Hormuzit

Forcat ushtarake të SHBA-së: Kemi kaluar mbi 1 mijë anije në Ngushticën e Hormuzit

August 3, 2026
A është një dush i ftohtë mënyra më e mirë për t’u freskuar në një natë të nxehtë?

A është një dush i ftohtë mënyra më e mirë për t’u freskuar në një natë të nxehtë?

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com