• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis nga “Integrimi”, deputetët e rinj të opozitës do të drejtojnë edhe komisionet

by Java News
27/03/2019 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisonet Parlamentare që deri dje drejtoheshin nga PD-LSI, duket se do t’u kalohen deputetëve të rinj.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në Komisionin për Integrimin Europian, deklaroi se drejtimi i komisionit do të vazhdojë t’i besohet opozitës.

“Ky komision është një komision që drejtohet nga opozita dhe do vazhdojë të drejtohet nga opozita. 

Sa më shumë hapësirë për opozitën në këto procese konsultimi, aq më e mirë është edhe vendimmarrja. 

Ju lutem në mënyrë të vazhdueshme edhe me shkresa dhe informacion të mbahet i informuar komisioni. 

Ju lutem mos u kompleksoni nga kritikat dhe sulmet që vijnë nga opozita, në formën më pozitive nga znj. Hajdari dhe më negative nga ish-deputetë për ndryshimet në trupën diplomatike. Mua më duken pak 20.

 Jemi larg shërbimit konsullor, i cili tju shërbejë siç duhet motrave dhe vëllezërve tanë që jetojnë jashtë vendit”, deklaroi Balla.

Lidhur me procesin e hapjes së negociatave në qershor, Balla kërkoi që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të sillte sa më shumë informacion në pritje të marrjes së vendimit për çeljen e negociatave.

“Duhet ta keni në praktikën tuaj se ky është komisioni që do keni punë shumë intensive në javët në vijim, por jo vetëm kur ju kërkon komisioni por në frymën e ligjit duhet të jeni edhe ju i gatshëm t’i drejtoheni komisionit për konsultime. Ky është një proces që nuk mund ta kryejë vetëm qeveria, por në bashkëveprim me Kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla.

Gjithashtu Balla i bëri thirrje ministrit në detyrë, Cakaj që të mos kompleksohet nga kritikat si dhe e këshilloi të sillte informacion për performancën e diplomatëve të shkarkuar.

“Mos u kompleksoni nga kritikat apo akuzat e padrejta nga opozita. Znj. Hajdari e ngriti me të drejtë shqetësimin për më shumë informacion. Të sillni një informacion emër për emër për performancën e tyre. Shërbimi diplomatik duhet të jetë i hapur për ekselentët. Mezi pres që ndonjë djalë apo vajza shqiptare që të mos jetë i biri apo e bija e një politikani, por të jetë i biri apo e bija e një njeriu të thjeshtë që ka mbaruar shkëlqyeshëm e që flet disa gjuhë të huaja”, u shpreh Balla.

/a.rada

Next Post
Kishte planifikuar sulm në Gjermani, arrestohet militanti i ISIS në Austri

Kishte planifikuar sulm në Gjermani, arrestohet militanti i ISIS në Austri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In