• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nis nesër Takimi “Lutja e Paqes”, në ceremoni Nishani, Moisiu, Topi dhe Berisha 

by
05/09/2015 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Starton nesër në Tiranë takimi ndërkombëtar i dialogut mes besimeve dhe kulturave “Paqja është gjithmonë e mundur”. Takimi do të zgjasë tri ditë, me një sërë aktivitetesh, ku do të diskutohet mbi besimet, kulturat dhe mundësitë për paqe në botë.

Ky takim ndërkombëtar, që për nga numri i të ftuarve dhe pjesëmarrësve është dhe aktiviteti më i madh ndërkombëtar që është mbajtur ndonjëherë në vendin tonë, do të çelet me një ceremoni të posaçme që do të mbahet nesër në orën 17:00, në Pallatin e Kongreseve. Ceremonia do të hapet nga Hilde Kieboom nga Komunieti Sant’Egidios dhe në të do të përshëndesin Kryeministri Edi Rama, ministri i MSR-së, Blendi Koosi. Gjithashtu, në këtë ceremoni të pranishmëve do t’u drejtohet me një mesazh zanor edhe Papa Françesku. Ndërkohë që përveç klerikëve, pjesëmarrës në këtë takim do të jenë edhe 4 ish-Presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi dhe Sali Berisha.

I pranishëm do jetë edhe Presidenti aktual, Bujar Nishani, i cili neser do te shtoje dhe nje darke per nder te te ftuarve, ku I pranishem do te jete dhe kryetari i opozites, Lulezim Basha. Pra duket se Komuniteti i Sant’Egidios që vepron prej vitesh në vendin tonë në ndërmjetësimin e dialogut, ka arritur një sukses paraprak, pasi do mund të bashkojë gjithë klasën politike shqiptare në një aktivitet. Në aktivitetin “Lutja e Paqes 2015” janë ftuar të marrin pjesë rreth 4000 persona, mes të cilëve krerë të besimeve fetare botërore (katolikë, ortodoksë, protestantë, myslimanë, hebrenj, zoroastrianë, sikh, budistë dhe shintistë), nga Italia, Gjermania, Franca, Belgjika, Iraku, Izraeli, India, Rusia, Indonezia, Qipro, Japonia, Kina, Australia, e shumë vende të tjera nga Europa, Afrika, Azia e Amerika Latine.

Po ashtu janë ftuar të marrin pjesë edhe personalitete të shquara të politikës, personalitete të larta të të gjitha besimeve fetare, historianë, filozofë, ekspertë të zhvillimeve ndërkombëtare, përfaqësues të botës akademike, gazetarë, teologë, shkrimtarë të njohur. Në “Lutjen për Paqe 2015” janë të ftuar rreth 400 personalitete politike dhe jo vetëm, mes tyre: zv.presidenti i Parlamentit Europian, ministri i Jashtëm italian, ministri italian i Drejtësisë, Sekretari i Përgjithshëm “Besime për Paqen” Japoni, Zv.ministri i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit nga Gjermania, ministri i Punëve të Jashtme nga Salvadori, ish-president i Komisionit Europian, Romano Prodi, etj. Gjatë tri ditëve të këtyre aktiviteteve do vijnë edhe dëshmi konkrete nga vendet në konflikt si Siria, Iraku, Nigeria, Mindnao (Filipinet) dhe Libia.

Nisur nga numri i madh i të ftuarve dhe personaliteteve që do të marrin pjesë, organizatorët kanë nisur prej ditësh përgatitjet në të gjitha ambientet ku dhe do të zhvillohen aktivitetet, si Pallati i Kongreseve, Universiteti Politeknik, Galeria e Arteve, Muzeu Kombëtar dhe hotelet kryesore të kryeqytetit.

Next Post

Modeli i ri Audi A4, një bishë perfekte (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasagjeri ndërron jetë në tragetin e linjës Bari-Durrës

Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit, mbi 349 mijë pasagjerë në 7 muaj

August 7, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Mbi antishqiptarinë e shqiptarëve

August 7, 2026
Aksident në Fier-Shegan, plagoset rëndë një person, detajet e para

Aksident në Fier-Shegan, plagoset rëndë një person, detajet e para

August 7, 2026
Nufi viziton kantierin detar të FINCANTIERI në Itali: Praktikat më të mira për projektin “Fincantieri Albania” në Vlorë

Nufi viziton kantierin detar të FINCANTIERI në Itali: Praktikat më të mira për projektin “Fincantieri Albania” në Vlorë

August 7, 2026
Si po ndihmon teknologjia në luftën kundër zjarreve në pyje

Si po ndihmon teknologjia në luftën kundër zjarreve në pyje

August 7, 2026
Mësuesja turke që mori pjesë në protestat kundër Erdoganit para Gjykatës së Tiranës, pritet masa e sigurisë

Mësuesja turke që mori pjesë në protestat kundër Erdoganit para Gjykatës së Tiranës, pritet masa e sigurisë

August 7, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës

August 7, 2026
Deklarata e Ramës për çështjen e detit, media greke: Burimet diplomatike raportojnë për probleme teknike

Rama për “Financial Times”: Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

August 7, 2026
Shpërdoruan detyrën në dëm të ministrisë së Bujqësisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 20 nëpunës publikë

Mashtrimet online nëpërmjet dërgesave me postë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq nigerianin e pandehur! Ja si u zbulua në Itali dhe kurthi (DOSJA)

August 7, 2026
Rusia akuzon NATO-n për ndërhyrje në luftën e Ukrainës dhe në sulmet ajrore! Çfarë dyshohet se i zbuluan hakerat agjencisë Tass

Rusia akuzon NATO-n për ndërhyrje në luftën e Ukrainës dhe në sulmet ajrore! Çfarë dyshohet se i zbuluan hakerat agjencisë Tass

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com