• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis në Tiranë edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit/ Veliaj: Ky është imazhi i Shqipërisë moderne

by Java News
05/05/2022 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të Javës së Evropës, “VIZart Tirana International Watercolor Festival”, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar çeli dje edicionin e IV të festivalit bashkëkohor të artit pamor. Festivali këtë vit ka dy ekspozita, një në Muzeun Historik Kombëtar dhe një në Galerinë e Artit ne Tiranë.

Në ceremoninë e këtij aktiviteti ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, piktorja Ormira Lulani, presidente e “VIZart Cultural Organization”, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, Themeluesi dhe Presidenti i IëS Globe Art NetWork, z. Atanur Dogan, të cilët përshëndetën aktivitetin duke theksuar vlerat dhe rëndësinë që mbart në bashkimin e kufijve, kulturave, moshave dhe gjinive.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se një qytet si Tirana duhet të mbështesë jo vetëm njerëzit në nevojë, por të ofrojë edhe art për qytetarët e saj. “Ne kujdesemi edhe për shtresat në nevojë, edhe për banesat sociale, edhe për mensat, për ata që janë në situatë rruge, edhe për të gjithë nevojat e komunitetit, por pyetja është: njerëzit jetojnë vetëm me bukë? Apo jetojnë edhe me art, me kulturë, me pikturë, me libra, me opera, baleti dhe teatro? Kjo është arsyeja përse ne besojmë që një qytet i mirë, duhet t’i bëjë të dyja. Duhet të jetë një qytet që për ata që kanë nevojë ushqen stomakun, ama për të gjithë nevojtarët që kanë nevojë të ushqejnë shpirtin, ofron edhe atë lloj gjelle”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se “VIZart Tirana International Watercolor Festival” është një mundësi fantastike për kryeqytetin dhe për të rinjtë që do të kenë mundësi të shfaqin veprat e tyre, krahas piktorëve më me eksperiencë. Veliaj theksoi se mbushja e Tiranës me kaq shumë aktivitete kulturore është dhe fytyra e Shqipërisë moderne. “Unë besoj se ideja e kësaj bienaleje për të çiftuar ata që janë me më shumë përvojë nga e gjithë bota, me dikë që është i ri dhe sapo ia ka nisur kësaj karriere më këtë pasion, është fantastike. Besoj se i shkon Tiranës si Kryeqytet Europian i Rinisë. Fakti që Tirana është mbushur me aktivitete, tregojmë një imazh tjetër të Shqipërisë sonë, të Tiranës sonë, që sigurisht do duhet të rikuperojë imazhin e ’97-’98, për të cilën asnjë prej të rinjve sot s’ka faj. Unë besoj se kjo është fytyra e Shqipërisë moderne, e Shqipërisë së re që ne na duhet të tregojmë”, nënvizoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë siguroi se Galeria e Artit në Tiranë do të jetë një derë e hapur për të mbështetur artistët e rinj për të shfaqur talentin e tyre. “Nuk ka nevojë të kesh shumë buxhet, nuk ka nevojë të kesh shumë hapësira, Galeria e Artit të Tiranës i ka dhënë mundësi thuajse çdo 2 javë një artisti që të shprehet”, deklaroi Veliaj.

Çmimi “MASTER AËARD” iu dha mjeshtrit të akuarelit Stanislaë Zolaz nga Suedia dhe Silvia Monge nga Kosta Rika. Ndërsa Krasi Todorov nga Bullgaria u vlerësua me çmimin “Best Portret Artist”. Najsa Dishnica nga Italia u vlerësua me çmimin “BEST YOUNGE ARTIST”. Fituesit e Çmimit Ndërkombëtar “Ismail Lulani” janë Zake Prelvukaj nga Kosova dhe Pjerin Kolnikaj e Mikel Temo nga Shqipëria. VIZartdhe IwS Albania vendosën t’i japin “ÇMIMIN E NDERIT” ekipit të artistëve ukrainas pjesëmarrës në event.

Gjatë ditëve në vijim do vazhdohet me demostrimet live të artistëve ndërkombëtare në Liceun “Jordan Misja” të Tiranës dhe Universitetin e Arteve, ku artistë ndërkombëtare dhe studentë do pikturojnë së bashku. Ky festival arti do të vazhdojë për disa ditë radhazi për vizitorët vendas dhe të huaj, si një mundësi e jashtëzakonshme për t’u angazhuar me artin dhe kulturën dhe do të qëndrojë i hapur për t’u vizituar deri në datën 14 maj.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Next Post
“Pse kush është ai Sali Berisha”? Përgjimet, Demçe donte të vdekur kundërshtarin, shqiptari: Nuk e kap dot

“Pse kush është ai Sali Berisha"? Përgjimet, Demçe donte të vdekur kundërshtarin, shqiptari: Nuk e kap dot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

May 25, 2026
“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

May 25, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Vizita e Dendias në Tiranë, Nazarko: Greqia ushtron presion ndaj Shqipërisë për shkak të integrimit

May 25, 2026
“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

May 25, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Kapitulli 23, numri “Michael Jordan” i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

May 25, 2026
“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

May 25, 2026
Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

May 25, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Zgjedhjet që rrëzuan shtetin

May 25, 2026
“Te këta funksionon hipokrizia publike”, Bamir Topi tregon pse nuk flet njeri në PD kundër Berishës

“Te këta funksionon hipokrizia publike”, Bamir Topi tregon pse nuk flet njeri në PD kundër Berishës

May 25, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji për Deutsche Welle: Berisha i sjell opozitës dhe të gjithë shoqërisë pesimizëm!

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In