• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis në Shqipëri programi rajonal mbi forcimin e demokracisë vendore

by Java News
26/05/2017 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tiranë u zhvillua të premten ceremonia për nisjen e programit rajonal mbi forcimin e demokracisë vendore, i cili do të zbatohet me mbështetjen e Bashkimit Europian.

Në ceremoninë e organizuar ishin të pranishëm Shefi i Seksionit Politik, Ekonomik dhe Informativ, pranë Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Jan Rudolph, Koordinatori i Përhershëm i OKB-së dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP në vendin tonëi, Brian J. Williams, menaxheri rajonal i programit, Samir Omerefendic si dhe përfaqësues nga shoqëria civile, pushteti vendor, partnerë ndërkombëtarë e institucione shtetërore.

Shefi i Seksionit Politik, Ekonomik dhe Informativ, pranë Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Jan Rudolph tha se nëpërmjet ReLOaD do të mbështeten 10 bashki në Shqipëri, me një grant prej 1.1 milionë eurosh.

Ndërsa Koordinatori i Përhershëm i OKB-së dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP në vendin tonë, Brian J. Williams vuri në dukje se përfitues të grantit do të jenë organizatat e shoqërisë civile, të cilat do të inkurajohen për të zbatuar projekte në kuadër të strategjive të zhvillimit vendor me qëllim forcimin e demokracisë pjesëmarrëse në nivel vendor dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve.

Programi rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) do të zbatohet në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, ish Republika Jogosllave e Maqedonisë, Mali i zi dhe Serbia.

Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD është të forcojë demokracinë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian në vendet e Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet fuqizimit të shoqërisë civile, duke mundësuar pjesëmarrjen e saj aktive në vendimmarrje si dhe nxitjen dhe krijimin e një mjedisi ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile. Programi me vlerë 10 milion euro financohet nga Bashkimi Europan në masën 8.5 milionë euro dhe 1.5 milionë euro nga pushteti vendor dhe UNDP. ReLOad zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. Kohëzgjatja e tij është 35 muaj.

Për tre vitet e ardhshme projekti synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet përsëritjes së modelit të suksesshëm të realizuar në Bosnjë Hercegovinë, lidhur me financimin e OSHC-ve nga buxheti i njësive të pushtetit vendor në përputhje me prioritetet vendore.

Projekti ReLOaD do të punojë me njësitë e pushtetit vendor për adoptimin e qasjeve transparente të orientuara kah zhvillimi dhe të bazuara në nivel projekti për financimin e OSHC-ve, duke patur në fokus qytetarët dhe nevojat e tyre. Ai do të ofrojë gjithashtu një platformë për bashkëpunimin e rrjetëzimin ndërmjet shtetit dhe OSHC-ve, për vendet pjesëmarrëse nga Ballkani Perëndimor, me qëllim ndarjen e eksperiencës dhe përvojave në ofrimin e shërbimeve më të mira për qyetarët.

Disa nga rezultatet që projekti ReLOaD do të arrijë në 50 njësitë e pushtetit vendore në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë përdorimi i modeleve transparente dhe të bazuara në projetke konkrete për financimin e OSHC-ve. Po ashtu, OSHC-të do të ofrojnë shërbime të cilat adresojnë nevojat e komuniteteve vendore dhe janë në zbatim të planeve dhe strategjive vendore të zhvillimit. Programi mundëson kapacitete të fuqizuara të OSHC-ve dhe njësive të pushtetit vendor për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore. Përmes zbatimit të prgramit do të arrihet edhe përmirësimi i bashkëpunimit rajonal, dialogut, ndarjes së praktikave më të mira ndërmjet njësive të pushtetit vendor e OSHC-ve.

ReLOaD do të promovojë sinergji ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile duke kontribuuar në rritjen e cilësisë së jetesës në 50 komunitete vendore të cilat priten të përfshihen dhe të kenë përfitime direkte në procese vendimmarrëse, gjithëpërfshirëse dhe transparente. Pritet që OSHC do të zbatojnë rret 200 projekte dhe do të ofrojnë shërbime të përmirësura dhe të shumëllojshme për më shumë se 38 mijë qyyetarë në nivel vendor në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

a.ç

Next Post
Siçilia surprizon Trumpin, shpiket akullorja me emrin e tij

Siçilia surprizon Trumpin, shpiket akullorja me emrin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In