• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis në shkolla programi për kontrollin e shëndetit oral dhe të syve/ Veliaj: Fillim i mirë për një shoqëri më të shëndetshme nesër

by Java News
13/05/2022 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkollat e Tiranës janë institucionet e para arsimore ku janë hapur kabinetet e reja dentare dhe ka nisur kontrolli i shëndetit oral dhe i syve për fëmijët e moshës 6-14 vjeç.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ishin në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto”, për të inspektuar laboratorin e ri dentar dhe për të dhënë disa mesazhe të rëndësishme për kontrollin shëndetësor të fëmijëve. Veliaj tha se ky projekt do të shtrihet në të gjithë shkollat e kryeqytetit.

“Dua t’i nxis prindërit që të mos i lënë pas dore këto kontrolle për fëmijët e tyre, ta marrin seriozisht rekomandimin nëse duhet rregulluar një dhemb apo nëse duhet bërë një korrektim I syzeve për sytë. Plani është që të shkojmë në të gjitha shkollat, por për momentin e kemi nisur me një shkollë në qendër të qytetit, si shembull për të tjerat. Jam i sigurt nga ajo që pashë se nisma do të jetë një histori suksesi”, deklaroi Veliaj.

Ai nënvizoi se krahas ndërtimit të çerdheve, kopshteve dhe të shkollave, një vëmendje të veçantë i kushtohet edhe shëndetit të fëmijëve. Veliaj shtoi se, paralelisht me pajisjen me laboratorë mësimorë, shkollat e reja në kryeqytet po pajisen edhe me laboratorë dentarë. “Nëse fokusohemi te çerdhet e kopshtet, fillimisht për t’i rindërtuar, rikonstruktuar, izoluar, apo t’u hiqnim lagështirën, e mandej ndryshuam dietën ushqimore, tregojmë se po ndërtojmë bazat e shoqërisë së nesërme. Me ndihmën e qeverisë po bëjmë edhe fushatën më të madhe të ndërtimit të shkollave të reja, që nga koha e Pavarësisë. Vetëm në Tiranë kemi 40 shkolla të reja, të cilat jo vetëm kanë kabinete të reja të informatikës dhe terrene të mira sportive, si këtu te “Vasil Shanto”, por tani edhe me kabinete dentare. Pra, fëmijët jo vetëm mësojnë, por merren me sport, mësojnë një kurs, tani bëjnë falas edhe kontrollin e syve dhe të dhëmbëve”, tha ai.

Veliaj theksoi se edukimi shëndetësor që në moshë të vogël është një fillim i mirë për një shoqëri shumë herë më të shëndetshme në të ardhmen.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se nisja e dy programeve të reja, atij të kujdesit oral dhe kujdesit të syve, do i shërbejnë jo vetëm shëndetit të fëmijëve, por edhe edukimit të tyre shëndetësor.

“Kemi filluar një program shumë të rëndësishëm, i cili po shtrihet në 10 shkolla të Tiranës. Kemi organizuar një program pilot për kujdesin oral, duke vendosur në 10 shkolla 10 kabinete dentare, që do kujdesen për edukimin shëndetësor, për të gjitha ekzaminimet e nevojshme apo trajtimet për fëmijët, që kanë nevojë të kujdesen edhe më shumë. Ne e dimë shumë mirë që përmes kujdesit oral shmangim shumë sëmundje. Duke e pilotuar në Tiranë, duam që këtë model ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare përpara pak javësh, ka miratuar një tjetër program, programin e kujdesit të tyre”, tha Manastirliu.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Next Post
Moskopetencë! Prokuroria e Elbasanit ‘përcjell’ në SPAK Nuredin Dumanin

Dëshmitë e Nuredin Dumanit në SPAK/ Paralajmërimi i Artan Hoxhës: Do ketë arrestime të bujshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Pas arrestimit, Florian Dalladaku mbahet në qeli me skafandër në kokë, nuk reagoi për mbi 4 orë

August 25, 2026
Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

August 25, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Pse duhej Dio Guardi bash tash në skenë?

August 25, 2026

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

August 25, 2026
SHBA, disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë, pas të shtënave me armë dhe zjarrit në Montana

SHBA, disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë, pas të shtënave me armë dhe zjarrit në Montana

August 25, 2026
Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

August 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 26 Gusht 2026

August 25, 2026
Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

August 25, 2026
Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

August 25, 2026
Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com