• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis ndërtimi i rrugës ‘Shefqet Kuka’ Veliaj: Ky investim, premtim i mbajtur

by Java News
31/10/2016 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër lagje në kryeqytet do të ketë shumë shpejt një infrastrukturë më të mirë rrugore. Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit për rikonstruksionin e bllokut të banimit dhe asfaltimin e rrugës “Shefqet Kuka”, si dhe rrugëve lidhëse në Njësinë 4, në të cilën nuk është vënë dorë prej vitesh, duke u kthyer në një shqetësim të madh për banorët e zonës.

Nisja e punimeve u inspektua sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, i cili tha se ky investim është një tjetër premtim i mbajtur. Veliaj shtoi se ky projekt është tregues i faktit se Bashkia e Tiranës trajton me të njëjtin standard dhe prioritet si qendrën ashtu edhe periferinë e kryeqytetit.

“Më vjen shumë mirë sot që kthehemi për të mbajtur një premtim që dhamë në fushatë. Nuk besoj se në këtë një vit e gjysmë pune, por edhe gjatë fushatës, të kemi pasur më shumë ankesa dhe kërkesa për ndërhyrje se sa për këtë rrugë që njihet si rruga e Fizikës Bërthamore, ose Rr. “Shefqet Kuka”. Jam këtu për ta mbajtur atë premtim dhe për t’iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve: urbanizimin e lagjes. Kjo është një lagje kryesisht e re, me banorët të ardhur pas viteve ‘90. Në hartat e vjetra të Tiranës ka qenë një zonë totalisht rurale, por realiteti ka ndryshuar; ka ardhur koha që t’i përgjigjemi realitetit që shohim në terren, jo realitetit që ka ngelur nëpër hartat dhe planet e viteve ‘80-‘90”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai nënvizoi se kjo rrugë do i shërbejë mijëra banorëve dhe se, ashtu si në çdo vend tjetër ku ka ndërhyrë Bashkia e Tiranës, do të rrisë vlerën e pronave të banorëve të zonës. “Sot po ndërhyjmë në aksin kryesor të rrugës, që është vena kryesore e qarkullimit në këtë zonë, e cila u shërben mijëra familjeve, sidomos fëmijëve që shkojnë në shkolla, atyre që shkojnë në punë, ia shtojnë jashtëzakonisht vlerën zonës, si për pallatet që janë të reja, si për shtëpitë private, apo ato që presin të zhvillohen”,theksoi Veliaj. Që investimi të ketë vërtet të gjitha standardet e kërkuara, kryebashkiaku i Tiranës theksoi se nevojitet edhe bashkëpunimi i banorëve të zonës, të cilët duhet të tërheqin muret dhe gardhet e tyre rrethuese për të krijuar mundësinë e zgjerimit të rrugës dhe trotuareve.

“Që investimet të kenë duk, duhet edhe pak bashkëpunim nga qytetarët. Instituti i Fizikës Bërthamore do ta heqë murin e vet për t’i hapur rrugë një trotuari, ku njerëzit kalojnë. Këtë kërkojmë edhe nga qytetarët, që të tërhiqen për pak më shumë ahpësirë. Besoj se kur shteti drejton vetë me shembull, mund t’ia kërkojë këtë shembull edhe qytetarëve. Unë e mbajta premtimin, ndaj dua që edhe qytetarët që ma kanë kërkuar këtë investim të mbajnë edhe ata premtimin. Premtimi i tyre ka qenë që do të tërhiqen nga muret për të krijuar pak hapësirë, mjaftueshëm sa që fëmijët, të moshuarit, ata që janë me karrocë apo me aftësi të kufizuara, të kenë mundësi të lëvizin lirshëm. Nëse të dyja palët e mbajnë premtimin, siç po e mban Bashkia, do të kemi qytetin e ëndrrave tona”, shtoi Veliaj.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti falenderoi Bashkinë e Tiranës për këtë investim të ri dhe vëmendjen që ka treguar për gjithë Njësinë 4. “Jam shumë e lumtur që jemi në fazën e inspektimit të punimeve për të parë se si do të rikualifikohet e gjithë rruga, më pas duke vazhduar edhe në zona të tjera, me blloqe të tëra, për ta rikthyer këtë zonë në normalitet”, tha Gjylameti.

Rruga “Shefqet Kuka” ndodhet në Njësinë Administrative nr. 4, një zonë ku dominojnë ndërtimet e pas viteve 1990, kryesisht shtëpi 1-3 kate dhe pallate 7-8 kate. Punimet parashikojnë ndërhyrje në gjitha nënshtresat dhe asfaltim të rrugës, ndërtim bordurash dhe trotuaresh. Gjithashtu, punimet do të përfshijnë rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçimin rrugor, sinjalistikë rrugore dhe shtrirjen e linjave rezervë elektro-telefonike.

 
Next Post
VIDEO/ Makina që mësojnë gjuhën, paisje që kontrollohen me sinjalet e trurit…bota në 2045-ën

VIDEO/ Makina që mësojnë gjuhën, paisje që kontrollohen me sinjalet e trurit...bota në 2045-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com