• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis ndërtimi i shkollës së re tek Astiri, Rama: Të ecim me një plan të ri për objektet arsimore! Ristani: Do të funksionojë për 900 nxënës

by A R
28/04/2025 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Njësinë Administrative 14, në Tiranë po hidhen themelet për ndërtimin e një shkolle të re, e cila do të funksionojë bashkë me kopshtin e ri dhe çerdhen e re me një kapacitet prej 900 nxënësish dhe 250 fëmijësh të ciklit parashkollor; një investim i qeverisë në përgjigje të nevojës së komunitetit të Astirit.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantierin, ku po punohet për ndërtimin e këtij kompleksi, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe Kryetaren e deleguar të Bashkisë Anuela Ristani.

“Mirëserdhët në Astir zoti kryeministër. Kjo e sotmja është arritje historike për lagjen sepse që përpara 10 vitesh shqetësimi kryesor ka qenë që ish komunat nuk kishin kurrë të planifikuara objekte arsimore. Më në fund, ne kemi mundësi që të hapim themelet për shkollën e parë të lagjes të lagjes 14 të zonës së Astir për të gjithë banorët. Nuk ka pasur asnjë objekt në këtë zonë, e gjithë kjo lagje është lagje e re, siç ju e dini, ka qenë pjesë e planifikimit të komunës dhe komuna ka bërë planifikim ndërtesash dhe rrugësh, por të asnjë lloj objekti të shërbimeve publike, as qendra shëndetësore, as kopshte, as çerdhe. Ajo shkollë, që ne shohim sot është sipas moduleve që ne kemi për shkollat e reja, ku e maksimizojmë hapësirën për të pasur sa më shumë klasa dhe kapacitet, planifikohet për 900 nxënës për ciklin 9 vjeçar dhe nga ana tjetër e rrugës do të jetë kopshti dhe çerdhja për më shumë se 250 fëmijë, duke pasur 2 klasa çerdhesh dhe 4 klasa kopshti.”- shpjegoi Kryetarja Ristani teksa shtoi se “Kemi dhe modelet  e 2 shkollave të tjera që do të vazhdojnë më tej në Yzberisht për shkollë të mesme dhe 9 vjeçare me po të njëjtat kapacitete; shkolla e mesme është për 600 nxënës të shkollës së mesme dhe shkolla 9 vjeçare për 900 dhe pastaj njësoj çerdhja dhe kopshti në ambientin e shkollës 9 vjeçare që do t’i shërbejë zonës së Yzberishtit. Kështu që, nga hiç mendojmë që kemi disa objekte shumë të mira që janë këtu që do të lehtësojnë dhe peshën e shkollave që janë afër, John F. Kennnedy tek kthesa e Kamzës dhe Laprakës dhe shkollave të Kombinatit që kanë qenë të mbingarkuara për shkak të kësaj.”

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se fëmijët do t’i ndihmojë shumë fakti që edhe ciklin parashkollor edhe shkollën 9 – vjeçare mund t’i kryejnë në të njëjtin vend.

“Do të jenë 900 nxënës kryesisht gjithë ciklin e arsimit 9-vjeçar dhe do kemi dhe dy klasa parashkollore dhe kjo është e rëndësishme sepse të gjithë ata nxënës apo fëmijë të vegjël, që duhet të shkojnë në kopsht, në pamundësi, mund të kapin ciklin parashkollor dhe më pas të integrohen direkt këtu. Do kemi dhe klasë burimore për nxënësit me aftësi ndryshe. Tashmë jemi duke e përfshirë në të gjitha shkollat si një standard të vendosur, duke qenë se kemi dhe mësuesit ndihmës, ndërkohë sa i përket stafit mësimor, tashmë dhe me reduktimin e shkollave me dy turne që bashkia e Tiranës ka bërë një punë shumë të mirë dhe i kemi reduktuar me 57% shkollat me 2 turne, kanë mbetur dhe 25 shkolla, të cilat me rritjen e kapaciteteve, shkolla të reja, 5 janë në ndërtim ku kemi dhe zgjerim kapacitetesh, besoj që do ta eliminojmë në 4 vjeçarin e ardhshëm.” –u shpreh ajo teksa theksoi se ky ëhstë një premtim i mbajtur për komunitetin e Astirit.

“Ky është një premtim i mbajtur dhe i gjithë komuniteti i Astirit është shumë i kënaqur me realizimin e këtij investimi ndërkohë që do kemi dhe shkollë 9 vjeçare, shkollë të mesme në Kashar. Edhe kjo e lehtëson shumë sidomos shkollat e njësisë 5 të cilët sot frekuentohen nga fëmijët e këtyre zonave dhe kemi dhe shkollën Kol Jakova në njësinë 11. Pra, bëhet një shpërndarje për të gjithë kompleksin arsimor.” – u shpreh Ministrja Manastirliu.

Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama tha se shkolla e kopshte të reja do të ndërtohen kudo në Tiranë, ku për shkak të prurjeve të reja dhe ndërtimeve të reja ka nevojë për to.

“Kur kemi qenë me Ogertën përpara disa ditësh këtu, kjo ishte kërkesa, por aty ju thashë që do ta fillojmë së shpejti, ndërkohë që i siguroj që do shohim edhe për pika të tjera, jo vetëm këtu, por kudo në Tiranë ku për shkak të prurjeve të reja dhe ndërtimeve të reja ka nevojë për kopshte dhe çerdhe dhe duhet të ecim me atë që kemi folur, me një plan të ri për vendosjen e objekteve arsimore për Tiranën që të shoqërohet me shpronësime ose me partneritete ku marrin lejen e ndërtimit që të lëshojnë territor për shkollën ndërkohë që për çerdhet duhet ta vazhdojmë atë që keni përdorur ju për të marrë hapësira të brendshme në godina për çerdhe dhe besoj se për çerdhet mund të bëjmë një gjë shumë të bukur me atë variant.” – u shpreh Kryeministri.

Projektet arsimore do të vijojnë më tej edhe me ndërtimin e dy shkollave të tjera, një 9-vjeçare dhe një e mesme, në Yzberisht dhe Kashar.

Next Post
Rijetëzimi i Ish-Uzinës së Autotraktorëve, Rama: Një hapësirë ku do të ketë punë, ekonomi, zhvillim

Rijetëzimi i Ish-Uzinës së Autotraktorëve, Rama: Një hapësirë ku do të ketë punë, ekonomi, zhvillim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-Presidenti Meta kërkon sërish lirinë, kërkesa shqyrtohet të premten nga gjyqtarja Irena Gjoka

Shtyhet për 22 dhjetor seanca e gjykimit për ish-presidentin Ilir Meta/Urdhërohet SPAK që t’i japë fashikujt e dosjes

December 5, 2025
Milaim Zeka, gazetari i njohur nga Kosova paraqitet në SPAK (VIDEO)

Milaim Zeka, gazetari i njohur nga Kosova paraqitet në SPAK (VIDEO)

December 5, 2025
Seanca në GJKKO për Ilir Metën.. Ja çfarë deklaroi një nga mbrojtësit e ish-presidentit (VIDEO)

Seanca në GJKKO për Ilir Metën.. Ja çfarë deklaroi një nga mbrojtësit e ish-presidentit (VIDEO)

December 5, 2025
“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

December 5, 2025
“Mos e kruaj shumë..”/ Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK: Për çfarë ke ardhur? Aktori: Më thirrën dhe mua për Ilirin… (VIDEO)

“Mos e kruaj shumë..”/ Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK: Për çfarë ke ardhur? Aktori: Më thirrën dhe mua për Ilirin… (VIDEO)

December 5, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

December 5, 2025
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS hedh poshtë formulën e propozuar nga Bardhi

Komisioni i Ligjeve mblidhet të martën për 7 kandidaturat e Avokatit të Popullit

December 5, 2025
“Salianji do shpallet “armik” i partisë shumë shpejt!”-Nika: Berisha dështoi, nuk mund të bëjmë eksperimente çdo katër vjet

“Salianji do shpallet “armik” i partisë shumë shpejt!”-Nika: Berisha dështoi, nuk mund të bëjmë eksperimente çdo katër vjet

December 5, 2025
Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, plagoset 19-vjeçari

Pogradec, dy automjete përplasen “kokë më kokë”/ 3 të plagosur, njëri në gjendje më të rëndë, dërgohet në spital

December 5, 2025
Figura e Christopher Hill, Rama: Ambasadorët e SHBA në vendin tonë janë Perëndi! Ke lënë shenjë tek të gjithë ata që të njohin

Figura e Christopher Hill, Rama: Ambasadorët e SHBA në vendin tonë janë Perëndi! Ke lënë shenjë tek të gjithë ata që të njohin

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In