• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis ndërtimi i këndit të lojrave në Kombinat, Veliaj: I përshtatshëm për fëmijët me aftësi ndryshe

by A R
01/05/2017 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana është qyteti i mundësive, edhe për fëmijët me aftësi të veçanta. Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e një këndi të ri lojërash në Kombinat, i cili do t’i shërbejë të gjithë fëmijëve të zonës, por më së shumti fëmijëve me aftësi ndryshe, edhe për shkak të infrastrukturës speciale me të cilën po ndërtohet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi nisjen e punimeve të këndit të 15 të lojërave në kryeqytet dhe theksoi se ky është këndi i pari në Tiranë, i përshtatshëm për t’u aksesuar edhe nga fëmijët me aftësi ndryshe.

“Më vjen mirë që shumë pranë qendrës së Kombinatit po fillojmë punën për këndin e parë të kodrave, i përshtatur edhe për fëmijët me aftësi ndryshe, për fëmijët që mund të kenë nevoja të terapisë mendore, me autizëm ose me sindromën doën. Për herë të parë kemi një kënd lodrash, i cili përfshin të gjithë fëmijët, edhe për të gjithë nevojat që ata kanë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se Bashkia e Tiranës është e fokusuar për të vijuar punën në përmirësimin e gjithë infrastrukturës në kryeqytet, si të asaj rrugore, ashtu edhe asaj sociale e arsimore. “Bashkia e Tiranës ka vendosur të punojë gjatë gjithë verës, pavarësisht fushatës zgjedhore apo pushimeve, ne do të vazhdojmë punën pa ndërprerje”, tha Veliaj. Ai shtoi se përveç përfundimit të shkollës “Betim Muço”, i cili është një investim shumë i rëndësishëm për Kombinatin, do të vijojnë punimet edhe për disa shkolla të tjera, me qëllim që të marrë zgjidhje problemi i mësimdhënies me dy turne.

Sa i takon Kombinatit, kryebashkiaku Veliaj theksoi se përveç investimeve madhore, puna do të fokusohet edhe te përmirësimi dhe rikualifikimi urban i lagjeve të ndryshme të njësisë. “Mezi pres që projektet madhore të zonës së Kombinatit të fillojnë të fokusohen më shumë nëpër lagje, ku prioritet do të ketë zona e “Misto Mames” dhe zona e ‘Astirit’”, shtoi Veliaj, duke theksuar se Kombinati do të jetë një kantier ndërtimesh gjatë gjithë verës.

Ai njoftoi se shumë shpejt do të fillojnë punimet për zonën që lidh Kombinatin me Sharrën, si dhe rehabilitimi i varrezave të Sharrës. “Ka qenë një eksperiencë e vështirë për të gjithë ata që në këto vite kanë hasur problematika nga më të ndryshme në varrezat e Sharrës, duke filluar nga uji, te papastërtia, ferrat, por mbi të gjitha problemet me zaptimin e hapësirave. Ne mirë që zaptojmë tokën e të gjallëve, por zaptojmë edhe tokën e atyre që nuk jetojnë më. Kjo do të marrë fund dhe besoj për punë ditësh, do të fillojmë, siç kemi bërë model varrezat e Tufinës, ashtu do të jenë edhe varrezat e Sharrës”, tha Veliaj.

Këndi i lojërave do të shërbejë edhe si një hapësirë rekreative për më të mëdhenjtë dhe është bërë i mundur nga Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me UNDP dhe bizneset lokale. Në këtë shesh gjithëpërfshirës, për të gjitha kategoritë e moshave, është ndjekur e njëjta mendësi dhe standard për të rritur sigurinë e fëmijëve që luajnë dhe për të mos veçuar qendrën nga periferia në ofrimin e shërbimeve. Në dallim nga sheshet e tjera, ky shesh do të jetë edhe për fëmijët me aftësi të kufizuar. Gjithashtu, një tjetër element i rëndësishëm është ndërtimi i infrastrukturës për rekreacion pasiv për të rritur (stola, hije dhe gjelbërim)./a.m.

Next Post
Gjyqi për gjobëvënie, dështon seanca e ballafaqimit mes Shullazit dhe dëshmitarit

Nis zbatimi i ligjit “Antimafia” mbi pasuritë e Shullazit, hetim çdo qindarke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In