• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis ndërtimi i këndit të lodrave, Veliaj i përgjigjet Metës: Do durojmë 40 ditë…

by A R
28/07/2018 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parkut të Madh të Liqenit do t’i shtohet një kënd i ri rekreativ, për të gjitha moshat. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen financiare të TIKA-s dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, nisi punën për një shesh të ri çlodhës, me kënd lojërash për fëmijë dhe mjedis çlodhës për të rriturit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se në një qytet, ku fëmijët trajtohen me respekt dhe dashuri që në moshë të vogël, nesër bëhen qytetarë më të mirë.

“Një nga arsyet pse kemi sot këto gërr-vërret e vogla është sepse kemi njerëz që janë rritur keq, nuk janë mësuar të luajnë në skuadër, nuk janë rritur duke menduar pozitivisht, nuk janë rritur që të shikojnë më të mirën, por ku të gjejnë hapësira për t’i përçarë njerëzit, për t’i ndarë ata, për t’i thënë jo progresit, për t’u trembur nga gjërat e reja. Kjo është arsyeja pse kemi këtë debat sot”, deklaroi Veliaj.

Duke u ndalur tek çështja e teatrit, ai tha se në shtator projektligji do të miratohet sërish nga Parlamenti. Veliaj renditi shumë prej investimeve në kryeqytet të cilat në fillim hasën në rezistencë, por që, më pas, dhanë rezultate fantastike. “Do të presim me durim këto 40 ditë, teksa Parlamenti të mblidhet sërish për të kaluar Teatrin e ri. Por, gjithmonë pyetja që i bëj vetes është: këta që kundërshtojnë çdo gjë, a nuk ishin po këtu që thoshin mos ma prek liqenin, mos ma prek parkun? A është sot parku më i frekuentuar? Mjafton të shikojmë si është sistemuar këndi i lodrave, pista e biçikletave, pista e këmbësorëve, pista e vrapit dhe Amfiteatri i ri. Mjafton të shohim edhe si u mbollën 126 mijë pemë. Këto pemë u mbollën nga ata që thonë mos prek, apo nga ata që thonë se diçka ndryshon vetëm po u prek me dorë?!”, deklaroi ai.

Kryebashkiaku i shprehu mirënjohjen gjithë komunitetit të artistëve, të cilët mbështetën projektin për t’i dhënë shoqërisë dhe qytetit një godinë të re, të denjë për të funksionuar si Teatër Kombëtar. “U jam shumë mirënjohës të gjithë aktorëve që mbështetën teatrin e ri, gjithë shoqërisë që mbështet zhvillimin e Tiranës. Për të gjithë ata njerëz që mund të kenë ende dyshime, duhet t’i bëjnë një pyetje vetes kur shikojnë kundërshtarët e projekteve të bashkisë dhe të qeverisë në televizor: Këta që kundërshtojnë çdo gjë, çfarë kanë bërë për mua? Kanë ndërtuar ndonjë çerdhe? Kanë ndërtuar ndonjë shkollë? Kanë mbjellë këta ndonjë pemë? Kanë hequr plehrat nga rruga? A kanë bërë këta diçka konkrete që ma ka ndryshuar mua jetën? Po ashtu, le t’i bëjnë të njëjtën pyetje vetes për ne që jemi duke punuar: Këta, a ishin po ata që bënë sheshin “Skënderbej”? Që bënë Pazarin e Ri? Që bëjnë çerdhet, kopshtet, shkollat? Që bëjnë këndet e lodrave?”, tha Veliaj.

Sipas tij, Tirana do të vazhdojë të ndryshojë dhe pavarësisht ndonjë vonese të vogël prej pak ditësh, askush nuk do të frenojë punët publike. “Gjasat janë që ata që po ndërtojnë dhe transformojnë Tiranën, do të vazhdojnë ta bëjnë diçka të tillë apo jo? Përgjigja është po; ne do të vazhdojmë ta ndryshojmë Tiranën dhe një handikap i vogël prej pak ditësh nuk do të na frenojë që të vazhdojmë me një kënd lodrash këtu. Edhe këtu mund të kemi protesta sepse ritmi i punëve të bashkisë është që në çdo ditë po hapet një kantier i ri. Do ta vazhdojmë këtë gjatë gjithë verës. Por, pyetja është: A do t’i prekim gjërat me dorë? Do vëmë dorë në këtë vend që Shqipëria të lulëzojë?”, vijoi Veliaj, duke shprehur bindjen se shumica dërrmuese, jo vetëm e aktorëve, por edhe e qytetarëve, e duan ndryshimin.

“Unë besoj se shumica dërrmuese, jo vetëm e aktorëve dhe e tiranasve, por shumica dërrmuese e qytetarëve nga Kamza, nga Shkodra, që panë atë karikaturë të djeshme, duan që në fakt Kamza të bëhet si Tirana dhe jo Tirana si Kamza; duan që Shkodra të bëhet si Tirana dhe jo anasjelltas. Ndaj, besoj se Tirana nuk ka nevojë të marrë leksione nga ata që janë të mbytur në ujë dhe nga ata që janë të mbytur në plehra. Tirana ka nevojë që të vazhdojë të bëjë ato punë të mira që ka bërë. Të vazhdojë me progresin, me energji pozitive dhe optimizëm”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës garantoi se Tirana do të rikuperojë kohën e humbur dhe premtoi se ai dhe bashkia do të punojnë që kryeqyteti të vazhdojë në drejtimin e duhur.  “Në fund të vitit do kthehemi këtu e do gjejmë një tjetër kënd lojërash të transformuar, e do themi: Sa mirë që nuk humbëm kohë! Ne vërtet po humbasim 40 ditë kohë, por ama do ta rikuperojmë edhe kohën e humbur. Në një qytet që ka humbur vite të tëra, çdo ditë është e çmuar dhe për këtë kemi keqardhje, por ama do ta rikuperojmë me shumë guxim. Dua të falenderoj të gjithë ata që duan që Tirana të ecë përpara dhe t’ju premtoj që përsa më përket mua, dhe gjithë miqve tanë, kolegëve, do të punojmë fort që Tirana të vazhdojë në drejtimin e duhur”, tha Veliaj.

Lidhur me këndin e ri që kanë nisur punimet, Kreu i Bashkisë u shpreh se brenda një viti kjo zonë do të shndërrohet në këndin e dytë më të madh të lodrave në Tiranë, pas atij te liqeni në pjesën e Amfiteatrit. “Bashkë me miqtë tanë nga TIKA, sot po fillojmë një kantier të ri, që është në zonën jugore të liqenit, një zonë që më përpara ka qenë në njësinë Farkë, e pushtuar, e zaptuar. Sot është pastruar, është mbjellë, është krijuar një minipyll dhe kemi ruajtur këtë oaz në mes për ta kthyer në kënd lodrash, që do të jetë këndi i dytë më i madh i lodrave në Tiranë pas atij te liqeni”, tha ai.

Shumë prej banorëve që jetojnë në zonën e Kopshtit Zoologjik, Kopshtit Botanik apo Liqenit të Thatë do të kenë mundësi që të shfrytëzojnë një kënd fantastik lodrash. Sheshi i ri rekreativ po ndërtohet në një nga hapësirat e papërdorura të Parkut të Liqenit, në zonën jugore të tij me një sipërfaqe totale 5500 metra katror. Ky investim harmonizohet edhe me investimet e tjera të Bashkisë së Tiranës, si pistat e reja dhe  shëtitorja e re perimetrale jug-perëndimore te Parku i Madh.

Next Post
Nuk u tregoi partnereve se i mungonte organi, kryente marrëdhënie me një objekt por…

Nuk u tregoi partnereve se i mungonte organi, kryente marrëdhënie me një objekt por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Kuvendi me 100, 101 apo 140 deputetë?

November 13, 2026
Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, aksidentohen 3 motra dhe një foshnjë në Lushnjë

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, aksidentohen 3 motra dhe një foshnjë në Lushnjë

November 13, 2026
Përplasja në distancë Trump-Zelensky, Vance paralajmëron: Të sulmosh presidentin amerikan nuk ndihmon Ukrainën

Trump premton luftë të re, nuk ka më vend për Vance në negociata me Iranin

November 13, 2026
Operacioni, kapen në kufirin me Greqinë 86 kg marijuanë, në pranga edhe një grua shqiptare!

Operacioni, kapen në kufirin me Greqinë 86 kg marijuanë, në pranga edhe një grua shqiptare!

November 13, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk ka kohë për pushim, e gjithë vëmendja te “finalja” në Hungari ndaj Bjellorusisë!

Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk ka kohë për pushim, e gjithë vëmendja te “finalja” në Hungari ndaj Bjellorusisë!

November 13, 2026
Pagesat me kartë më të lira që nga 1 janari 2027, Ibrahimaj: Kufizohen komisionet ndërbankare dhe përgjysmohen kostot!

Pagesat me kartë më të lira që nga 1 janari 2027, Ibrahimaj: Kufizohen komisionet ndërbankare dhe përgjysmohen kostot!

November 13, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Përse PD nuk ka propozime reale për reformën zgjedhore?

November 13, 2026
Bllokohet zona e Dukagjinit, përkeqësohet situata nga rrëshqitjet e gurëve e dherave, autoritetet: Mos kaloni në akset me rrezik!

Bllokohet zona e Dukagjinit, përkeqësohet situata nga rrëshqitjet e gurëve e dherave, autoritetet: Mos kaloni në akset me rrezik!

November 13, 2026
Pagesa deri në 280 paund dita, organizatat shqiptare zgjerojnë ‘perandorinë’ e kokainës në Britani! Rekrutojnë shpërndarës përmes TikTok-ut

Pagesa deri në 280 paund dita, organizatat shqiptare zgjerojnë ‘perandorinë’ e kokainës në Britani! Rekrutojnë shpërndarës përmes TikTok-ut

November 13, 2026
Samiti i Dublinit, 40 shtete mesazh Rusisë: Nuk i takon Moskës që të vendosë mbi sigurinë dhe aleancën e Ukrainës me Evropën!

Samiti i Dublinit, 40 shtete mesazh Rusisë: Nuk i takon Moskës që të vendosë mbi sigurinë dhe aleancën e Ukrainës me Evropën!

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In