• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis ndërtimi i këndit të 23-të të lojrave, Veliaj: Fokus më të madh te fëmijët 

by A R
08/09/2017 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Njësisë Nr. 7 në kryeqytet, pranë zonës së njohur si ish NSHRAK-u, do të kenë një hapësirë të re çlodhëse për të moshuarit dhe argëtimi për fëmijët. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e këndit të 23-të në sheshin “Shefqet Musaraj”, një investim i munguar prej vitesh në këtë zonë të kryeqytetit dhe një premtim i mbajtur për banorët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi nisjen e punimeve dhe siguroi një vëmendje edhe më të madhe ndaj të vegjëlve dhe moshës së tretë. “Jam shumë entuziast për faktin që sot fillojmë punën për këndin e 23-të në Njësinë 7. Është lajm i mirë, kryesisht për ata që janë të moshuar dhe që nuk kanë një hapësirë poshtë lagjes së tyre. Gjithmonë është menduar vetëm për të ndërtuar banesat, por jo për njerëzit dhe hapësirat çlodhëse për ta. Ndaj më vjen mirë që për herë të parë një fokus më të madh e kemi tek të moshuarit, jo vetëm për stola, por edhe për mënyrën si ta kalojnë kohën e lirë. Një komunitet që nuk mendon për të moshuarit dhe për fëmijët, është një komunitet pa të ardhme”, tha Veliaj.

Duke garantuar banorët e kryeqytetit se Bashkia e Tiranës do të vijojë investimet, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në dy vitet në vazhdim ato do të shtrihen në nivel kapilar në çdo lagje. “Nëse nuk mendojmë për ekstremet e jetës, kur dikush ka nevojë për ndihmë dhe për dorën e bashkisë, është shumë e vështirë që të kemi komunitete të shëndosha. Ndaj, pasi kemi rregulluar qëndrën e Tiranës, kemi filluar në nivel kapilar në të gjitha lagjet dhe komunitetet e vogla. Mezi pres që këndin ta mbarojmë përpara se të fillojë moti i ftohtë, ku të gjithë banorët e zonës të shijojnë një ambient çlodhës poshtë pallatit të tyre”, u shpreh ai.

Veliaj tha se përmirësimi i infrastrukturës ka dhënë rezultate pozitive, numri i qytetarëve të cilët preferojnë që ta kalojnë kohën e lirë në natyrë po rritet dita-ditës. “Fatmirësisht gjithmonë e më shumë njerëz po dalin jashtë. Nga statistikat tona është 3-fishuar numri i njerëzve që kalojnë kohën e lirë në natyrë. Kjo do të thotë se hapësira si sheshi “Skënderbej”, transformimi i liqenit, këndi i lodrave, Bulevardi i Ri, Pazari i Ri, nuk po transferojnë të njëjtët njerëz nga blloku në këto vende. Përkundrazi, po nxjerrin më shumë njerëz nga shtëpitë e tyre dhe në një qytet ku jetohet 24 orë, është në fakt një qytet ku ia vlen të jetohet”, u shpreh Veliaj.

Projekti për ndërtimin e këndit të 23-të të lojërave parashikon krijimin e një hapësire të re çlodhëse, shtimin e gjelbërimit, ndriçimin, vendosjen e stolave, si dhe instalimin e moduleve të ndryshme lojërash për argëtimin e fëmijëve./a.m.

Next Post
Rregullorja e re e grupit të PS: 7 urdhëresat për deputetët socialistë

Kuvendi mban seancën e parë nesër, mblidhet Grupi i PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In