• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis ndërtimi i aksit të ri rrugor nga rrethrrotullimi në Mullet deri tek Ura në Qeha, Veliaj: Partia Nr. 1 është familja jonë

by Ardit Rada
03/06/2020 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përfundimit me sukses të projektit për rehabilitimin e fshatit “Qeha” në Petrelë dhe sistemimit të rrugëve të brendshme, Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e aksit të ri rrugor nga rrethrrotullimi në Mullet, deri tek Ura në Qeha. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për rrugën e re, e cila tanimë u shërben jo vetëm kalimtarëve dhe automjeteve, por do të afrojë më shumë banorët dhe produktet bujqësore të zonës me tregjet në Tiranë.

“Teksa Tirana ka qenë në karantinë, kantieret kanë vijuar punën. Një prej tyre është edhe ky kantier, për ndërtimin e rrugës që lidh Mulletin me Qehanë, një nga investimet më të bukura që kemi bërë në fshat. Me projektin e rehabilitimin të fshatrave kemi bërë qendrën e Qehasë, por nga qendra e fshatit deri në rrethrrotullimin e Mulletit, ku bashkohet me autostradën, ishte si toka e askujt”, tha Veliaj. Ai nënvizoi se përmirësimi i infrastrukturës edhe në zonat rurale do të krijojë valvula të reja ‘shkarkimi’, ku qytetarët mund të kalojnë fundjavën, ndërsa do të sjellë më shumë zhvillim për ekonomitë e zonës.

Kryebashkiaku shtoi se pengesat nuk janë zgjidhje dhe infrastruktura u shërben të gjithëve, si të majtëve, ashtu edhe të djathtëve. “Jam i sigurt se edhe këtu, po të kishte zell për të krijuar pengesa, do të gjendej një arsye. Por, qartazi emancipimi në fshat është model edhe për qytetin,ku ndonjëherë na mungon emancipimi. Vrapojmë o burra pas partive, o burra pas teserave, o burra pas idealit të partisë dhe nuk kuptojmë se ideali nr. 1është ideali i familjeve tona. Nëse këto investime përmirësojnë jetën tonë, nëse në këtë fshat vihet më kollaj me makinë, nëse në teatër shkohet pa batanije, nëse te Piramida shkohet për të mësuar kodim, nëse te lodrat shkohet për të zgjeruar mushkëritë me ajër të pastër, sidomos në kohë pandemie kur kemi nevojë për ajër të pastër, janë për të mirën e të gjithëve, përfitojnë si të majtë, si të djathtë”, theksoi Veliaj.

Ndaj, kreu i Bashkisë kërkoi më shumë bashkëpunim për të përmirësuar cilësinë e jetës së familjeve të Tiranës. “Po të themi se partia nr. 1 është familja jonë dhe se çdo gjë që bëhet është për të përmirësuar jetën e familjeve tona, bie edhe histeria, edhe pengesat e pakuptimta. Mezi pres të kthehem prapë pas një muaji, ta shoh të asfaltuar dhe të shoh që përfitojnë jo vetëm dy bizneset kryesore këtu apo 6 fshatrat që lidhen me këtë rrugë, por që prurjet nga Tirana të jenë shumëfish për të shijuar këtë pasuri të jashtëzakonshme”, tha ai.

Veliaj dha një lajm të mirë edhe për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, banesat e të cilave janë shkatërruar tërësisht ose kanë pësuar dëme të pjesshme. Sipas tij, në qershor nis puna për ndërtimin e 870 shtëpive të reja, ndërsa do fillojë dhe lëvrimi i dëmshpërblimeve për dëmet më të lehta. “Bashkia e Tiranës sapo ka përfunduar garën për ndërtimin e 870 shtëpive, të cilat do të fillojnë të ndërtohen nga muaji qershor. Të sigurohemi që ky vit, banorët e fshatit që janë për rindërtim shtëpie, të kenë shtëpinë me çelësa në dorë, ndërkohë të tjerët me dëme DS1, DS2, DS3, pra niveli i parë, i dytë, ose i tretë, do marrin paratë në dorë, që të kenë mundësi të kontraktojnë këdo, ose t’i bëjnë vetë rregullimin e shtëpisë”, deklaroi Veliaj.

Rruga e re fillon në dalje të fshatit Mullet dhe takohet me rrugën që lidh fshatin Fikas-Mangull me fshatin Qeha.

Next Post
PD: Rama i ka “hedhur sytë” nga KLSH, institucioni i vetëm i pa kapur

PD: Rama i ka "hedhur sytë" nga KLSH, institucioni i vetëm i pa kapur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com