• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nis monitorimi ajror kundër kanabisit, risitë e operacionit këtë vit

by A R
29/03/2018 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë, priti një delegacion të policisë italiane, të përbërë nga Policia kriminale e Guardia di Finanza, projekti “SANCAS” dhe Qendrës së Ekselencës “BENECON”, në kuadër të mbështetjes për Policinë shqiptare, për monitorimin ajror të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Drejtori i Përgjithshëm Veliu, shprehu konsideratën dhe falënderimet e tij për projektin “Mbështetje për Strategjinë Antikanabis – Mbikëqyrja Ajrore” si dhe ka theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar që rezultatet e arritura gjatë vitit 2017 kundër fenomenit të kultivimit Kanabisit jo vetëm të ruhen, por që këtë vit ky fenomen të mos ekzistojë më. Ai nënvizoi se puna për parandalimin e këtij fenomeni ka më shumë se dy muaj që ka filluar.

Më tej ai bëri prezent tre komponentët, ku do mbështetet projekti, për të operuar më tej në terren:
“Në eksperiencën e fituar në kontrollin e territorit dhe luftës ndaj kultivuesve dhe trafikuesve të kanabisit, gjatë vitit 2017; Në një analizë të plotë për të gjithë periudhën paraardhëse, mënyrat e kultivimit, rrugët e trafikimit të kanabisit dhe duke bashkëpunuar do të arrijmë në hartimin e një strategjie efikase policore por jo vetëm, si dhe në rritjen e orëve të fluturimeve për këtë vit, ku është llogaritur të jenë 30% më shumë se në vitin 2017”

Duke shpjeguar masat e marra, Veliu tha: “Strategjia antikanabis funksionon vetëm atëherë kur krijohet një frymë bashkëpunimi dhe marrje përgjegjësish nga të gjithë aktorët dhe institucionet përgjegjëse. Policia e Shtetit, në këtë vit që ne po flasim, hartoi një plan të detajuar për kontrollin e territorit, “Mbi masat që duhen marrë, për evidentimin dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave, kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike Cannabis Sativa, në sera diellore, tunele të braktisura, ish-rezerva shtetërore dhe çdo ambient tjetër të mundshëm, për përdorim nga grupet kriminale”.

Ky projekt i jep një rëndësi të veçantë planifikimit të kapaciteteve njerëzore, teknologjisë dhe logjistikës policore në kontrollin e territorit.

Duke folur rreth bashkëpunimit me partnerët, Veliu u shpreh se:

“Është e rëndësishme dhe ne tashmë e kemi vendosur standardin e bashkëpunimit nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe informacionit me policinë italiane, ndaj mbështetja që na jep ky projekt, jam i sigurt se do të na çojë në rezultate mbresëlënëse. Komponent shumë me vlerë për ne, është mbështetja që po jep ky projekt në fushën e teknologjisë, duke orientuar dhe mbështetur Policinë e Shtetit në zgjerimin e databazës së saj.
Ngritja e laboratorit kërkimor është një bazë e fuqishme për ne, por ajo që është me interes në këtë projekt, është inkurajimi i qytetarëve për të raportuar përmes teknologjisë, për veprat penale që kanë të bëjnë me drogën dhe sidomos përmirësimi i aplikacionit të Komisariatit Dixhital.
Policia shqiptare ka tashmë hartën dixhitale të sipërfaqeve të tokave, pyjeve dhe kullotave, ku janë kultivuar bimë narkotike.
Forcimi i njësive të specializuara për luftën kundër drogës nëpërmjet trajnimit, vlerësimit të informacionit dhe pajisjes me mjetet e nevojshme, është finalizimi i gjithë punës së këtij projekti.
Pjesa më e rëndësishme e këtij projekti është ngritja e ekipeve të përbashkëta hetimore për hetimin e trafikantëve, me Policinë italiane dhe ato europiane, për të bërë të mundur finalizimin e çështjeve duke identifikuar asetet kriminale dhe sekuestrimin e tyre.
Për këtë komponent janë në dispozicion për mbështetje operative, për hetime të përbashkëta, Departamenti i Policisë Kriminale dhe tashmë Task-Forca e krijuar së fundmi.
Shpreh bindjen time të plotë për finalizimin me sukses të këtij projekti i cili është një mbështetje në kohën e duhur për Policinë shqiptare.
Një falënderim i veçantë për Delegacionin Evropian dhe Qeverinë italiane, nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Ambasadën italiane, për mbështetjen në luftën kundër kultivimit të kanabisit”.

Drejtori i Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane, Gjeneral Brigate CC Paolo D’Ambolo, duke folur për bashkëpunimin e përbashkët, theksoi se:

“Edhe ne jemi të bindur për rezultatet pozitive të këtij projekti, sepse para së gjithash ne njohim kolegët, miqtë tanë shqiptarë të cilët janë të aftë dhe kanë dhënë rezultate përsa i përket luftës ndaj kanabisit.

Përsa i përket rezultateve, siç e thamë ato ishin rezultate të shkëlqyera përsa i përket vitit 2017, në fushatën e vjetshme mori pjesë Guardia di Finanza me avionët e saj dhe e mbështetur nga teknologjia e Qendrës së Ekselencës “Benecon” .

Ky projekt është i ndryshëm përsa i përket financimit të fushatave të kryera më përpara, për vetë faktin se financohet një pjesë nga Bashkimi Evropian.

BE-ja i ka dhënë përgjegjësinë e drejtimit të këtij projekti palës italiane, Departamentit për Sigurinë Publike dhe Shërbimit Ndërkombëtar të Policisë italiane”.

Më tej, në lidhje me projektin ai u shtoi se dhe është gjithashtu i rëndësishëm zgjerimi i Komisariatit Dixhital, që qytetarët të kenë mundësi për të raportuar në lidhje me veprat penale të lidhura me luftën kundër kanabisit.

“Ky është një hap i madh përsa i përket rritjes së teknologjisë në dispozicion të Policisë së Shtetit.

Jam në dijeni që keni dhënë porositë dhe ka dalë urdhri lidhur me kornizën e sigurisë dhe ndjekjen e veprimtarive të fillimit të zbatimit të projektit dhe protokollit.

Më lejoni t’ju them që rezultatet do të jenë pozitive dhe ne do t’i ndjekim me kënaqësi ato”, tha D’Ambolo në fjalën e tij.

Komandanti i Repartit të Tretë të Guardia di Finanza, Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, ka falënderuar Drejtor Veliun për këtë takim dhe i ka përcjellë atij përshëndetjet e Komandantit të Përgjithshëm të Guardia di Finanza-s, Gjeneral Giorgio Toschi.

Arbore u shpreh se Gjeneral Toschi, do të vijë në muajt e ardhshëm për një vizitë në Shqipëri.

“Kjo për të treguar sesa ne jemi të bindur dhe i japim rëndësi bashkëpunimit me miqtë dhe kolegët shqiptarë.

Jemi të bindur ashtu sikurse tha edhe Gjenerali D’Ambola, se informacionet tuaja janë të rëndësishme përsa i përket fluturimeve.

Jemi të sigurt që në fund të këtij projekti do të celebrojmë rezultate pozitive”, tha Arbore./a.m.

Next Post
VIDEO/ Arsenal armësh në banesë, prangoset vlonjati

VIDEO/ Arsenal armësh në banesë, prangoset vlonjati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In