• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nis me debate prezantimi i pr/buxhetit 2016, opozita: Nuk jemi njohur me dokumentin

by A R
17/11/2015 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e opozitës kanë kërkuar shtyrjen e diskutimeve për projekt-buxhetin e vitit 2016, nga konferenca e kryetarëve, duke argumentuar se mbledhja është caktuar vetëm dy orë pasi ata kanë marrë në dorë dokumentin e rëndësishëm. Në nisje të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve në Kuvend, deputeti demokrat Edmond Spaho, deklaroi se opozita kërkon kohë për tu njohur me përmbajtjen e buxhetit dhe paketës fiskale.

“Në njoftimin që na është bërë, për buxhetin e vitit 2016 dhe paketën fiskale që e shoqëron, vetëm para dy orësh jemi njoftuar. Jemi në kushtet kur nuk kemi asnjë informacion minimal. Së dyti, desha t’ju vë në dukje të projekt-kalendarit që është paraqitur për shqyrtim, duhet të ishte shqyrtuar në bashkpunim edhe me nënkryetarin e Komisionit të Ekonomisë, gjë që nuk është bërë. Së treti, përveç kalendarit të posacëm për shqyrtimin e projekt-buxhetit, pjesë e kalendarit duhet të jetë edhe shqyrtimi i paketës fiksale që ka lidhje me buxhetin e shtetit. Madje bëhet me të njëjtën procedurë shqyrtimi”, -tha Spaho.

Por, kryetari i Kuvendit Ilir Meta argumentoi se mbeldhja e sotme nuk synon nisjen e debatit për projekt-buxhetit, por thjesht prezantimin e tij.

“Në mbledhjen e fundit që kemi pasur është ngritur shqetësimi që buxheti të vijë sa më shpejt. Mendoj se kjo është arsyeja që mblodhëm këtë konferencë. Ky kalendar që do të miratohet do të votohet në seancë plenare. Propozoj që të vazhdojmë me prezantimin nga ana e Ministrit, pastaj kur të diskutojmë sa i takon kalendarit, mendoj që kemi kohën e mjaftueshme për të diskutuar. Arsyeja që e duam shpejtë është që Kuvendi të ketë sa më shumë kohë për të shqyrtuar projekt-buxhetin. Mendoj që do kemi gjithë kohën e duhur për ti evidentuar shqetësimet që ngritët juve. Të mos e dramatizojmë situatën. Ne nuk jemi mbeldhur të miratojmë buxhetin. Jemi mbledhur për një prezantim nga Ministri” –tha kryeparlamentari Ilir Meta.

Pas këtyre debateve ka marë fjalën Minsitri i Financave Shkëlqim Cani, i cili bëri një përmbledhje të asaj që përmban projekt-buxheti për vitin e ardhshëm. Sipas Canit, dokumenti bazohet në disa shtylla kryesore që sjellin zhvillim dhe rritjen e punësimit.

“Gjykoj që në mënyrë të përmbledhur do ta quaja buxheti i shumimit rajonal, i thellimit të reformave, i uljes së borxhit dhe i uljes së taksave. Doemos që ka disa karakteristika kryesore të vetatat. Së pari është buxhet me sens zhvillimi dhe mbështeje për qytetarët sepse mbështet disa sektorë si bujqësia apo zhvillimi i sipërmarrjeve. Së dyti rrit ndjeshëm fondet për pushtetin lokal, duke e kthyer qeverisjen vendore në një pushtet që ofron mundësi dhe potenciale zhvillimi. Së treti, karakteristikë është që nuk i rrit taksat, përkundrazi i ul ato. Jano rreth 83 mijë subjekte të biznesit të vogël që do të përjashtohen ga detyrimet tatimore. Minimalisht nga ky përjashtim mund të vetpunësohen me mijëra persona. Për herë të parë fillon ulja e borxhit publik, duke hedhur hapin e madh për premtimin tonë. Së fundi, si karkteristikë kryesore, investimet publike do të jenë rreth 6% e prodhimit të brendshëm bruto. Pritshëmritë për mbylljen e vitit 2015, mbi të cilin do ndërtohet buxheti i 2016. Të ardhurat, 387 mld lekë, ose sa 26.8 % e PBB. Shpenzimet do të realizohen 446.3 mld lekë”, deklaroi Cani.

 

 

 

 

 

Next Post

Doni një selfie me Justin Bieber?! Kushton “vetëm” 2000 dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

“Berisha sot tregoi shokët”, Çupi ngre dyshime për pedagogët në protestë: Qori më i dhunshmi!

October 28, 2026
Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

October 28, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu akuza të forta partive arabe: Vodhën zgjedhjet! Duhen hetime urgjente!

October 28, 2026
Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

October 28, 2026
Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In