Kanë nisur të mblidhen studentët për të nisur sërish protestën e tyre.
Prej ditësh ata kanë parashtruar disa kërkesa ndaj qeverisë por kjo është dita e tretë që protesta është kthyer në një lëvizje dhe mbahet në të gjitha Universitetet e vendit.
Studentët do të shkojnë sërish para MAS por do të shmangin kalimin në Bulevard, para Kryeministrisë për të mos i ngatërruar me protestues apo qytetarë të tjerë që sot mund të mblidhen për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë.
Ata kanë kaluar nga pas Presidencës, tek Libri Universitar, në zonën e Bllokut e më pas drejt Ministrisë së Arsimit.
/a.r