• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nis Lufta e Ftohtë, Kina i kundërpërgjigjet SHBA-ve dhe i mbyll konsullatën amerikane në Chengdu

by Ardit Rada
24/07/2020 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina ka urdhëruar sot mbylljen e konsullatës amerikane në qytetin jugprëndimor të Chengdu, në një kundërpërgjigje të shpejtë ndaj masës së ngjashme të SHBA më herët, për mbylljen e konsullatës kineze në Houston.

Dje sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo argumentoi vendimin për konsullatën duke thënë se Kina “po vjedh” pronë intelektuale, ndërsa Kina tha sot se po mbyll konsullatën amerikane prej “përfshirjes në punë të brendshme të vendit”.

Tensionet mes dy vendeve janë të larta prej muajsh për një seri çështjesh. Administrata e presidentit Donald Trump është përplasur me Pekinin për tregtinë dhe pandeminë e koronavirusit, dhe së fundmi për ligjet e reja të sigurisë në Hong Kong.

Sot përsëri Uashingtoni nxiti Kinën të “heqë dorë nga veprimet dashakeqe duke mos u përfshirë në kundërpërgjigje kokë për kokë”.

Dje Pompeo kishte ashpërsuar më keq tonet teksa vizitonte një librari të ish-presidentit amerikan Richard Nixon, vizita e të cilit në Kinë në 1972 u pasua nga një periudhë marrdhëniesh pozitive mes dy vendeve.

Por Pompeo tha: “Sot Kina është gjithnjë e më shumë autoritare në shtëpi, dhe më agresive ndaj lirisë në vende të tjera. Bota e lirë duhet të triumfojë kundër kësaj tiranie”.

Sot ministria e jashtme kineze tha se po mbyllte konsullatën amerikane në Chengdu pasi stafi i saj “ka ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës duke rrezikuar sigurinë dhe interesat e saj”.

Zëdhënësi Wang Wenbin shtoi se vendimi për mbylljen e konsullatës kineze në Houston bazohej në një “turli gënjeshtrash anti-kineze” dhe se deklarata e Pompeos ishte e mbushur me “anësi ideologjike dhe mentalitet të Luftës së Ftohtë”.

Next Post
Duhet ligj special për rigjykimet e vendimeve të të korruptuarve

Covid ka aleate injorancën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com