• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis konkursi i specializimeve, Manastirliu: Këtë vit 249 kuota për mjekë specialistë

by Java News
04/04/2018 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U zhvillua sot në Tiranë konkursi për specializimet në Mjekësi, ku 333 kandidatë u testuan në fazën e parë, atë të testimit me gojë para komisioneve të pedagogëve të Fakultetit të Mjekësisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër fazën e parë të konkursit, në përfundim të të cilit, 249 mjekë të rinj do të fillojnë këtë vit specializimet në Mjekësi.

“Pas 4 vitesh ndërprerje, specializimet jo vetëm po vijojnë çdo vit, por kuotat janë shtuar, duke krijuar më shumë mundësi për diplomimin e mjekëve specializantë për të plotësuar në këtë mënyrë nevojat me mjekë në të gjithë vendin. Këtë vit janë 249 kuota, nga të cilat 125 janë kuota të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pra mjekë specialistë që në përfundim të studimeve do të shërbejnë në spitalet tona, aty ku ka nevoja për mjekë sipas specialiteteve”, tha Manastirliu.

Pas fazës së parë të konkurimit e cila u përmbyll sot, do të zhvillohet faza e dytë, ajo e dosjeve për secilin kandidat dhe faza e tretë është ajo e testimit me shkrim. Këtë vit diplomohen 40 mjekët e parë specialistë, pas një bllokimi 4 vjeçar nga politika e vjetër. Ndërsa vitin e ardhshëm plotësohet cikli I parë 4-vjeçar prej rikthimit të specializimeve nga ku do të kemi 300 mjekë specialistë.

Deri në diplomimin e tyre, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë një sërë nismash për të ofruar shërbimin me cilësi afër vendbanimit të qytetarëve. Vijon me sukses programi I paronazhit, ku mjekë të spitaleve universitare të Tiranës po japin shërbim të specializuar në spitalet rajonale. Deri tani 2902 qytetarë kanë marrë shërbim të specializuar afër vendbanimit, për të cilin më parë detyroheshin të drejtoheshin drejt spitaleve universitare të Tiranës për këto shërbime.

Po ashtu po zgjerohet programi I bonusit me mjekë të specializuar që kanë pranuar të shkojnë në spitalet rajonale për ofrimin e shërbimit me kohë të plotë aty ku janë nevojat. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të vijojë të mbështesë brezat e rinj të specializantëve që diplomohen duke filluar nga ky vit, për punësimin e tyre sipas procedurave transparente në spitalet në të gjithë vendin.

Next Post
Neymar i vë kusht PSG-së: Dua një milion Euro në javë

Real Madrid ofron shumën tunduese prej 400 milionë eurosh për Neymar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In