• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nis injektimi i vaksinës së Oxfordit, kategoritë e rrezikuara e marrin të parat

by A R
04/01/2021 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

82-vjeçari Bryan Pinker është i pari britanik të cilit i injektohet vaksina e firmës Astra Zeneca që këtë të Hënë nisi të përdoret për vaksinimin e kategorisë më të rrezikuar nga koronavirusi. Ai i nënshtrohet periodikisht dializës pasi vuan nga veshkat.

Autoritetet britanike miratuan kërkesën e kësaj firme për përdorim urgjent të produktit të tyre për vaksinim, më 30 Dhjetor të vitit të kaluar. Kjo është e dyta vaksinë e cila nis injektimin në këtë vend, pas asaj të firmave Pfizer BioNTech. Vaksina e Astra Zeneca-s e zhvilluar në bashkëpunim me shkencëtarët e Oksfordit konsiderohet si produkti i parë anti-Covid i zhvilluar në Britaninë e Madhe.

Deri tani janë porositur nga qeveria britanike 100 milionë doza të mjaftueshme për vaksinimin e 50 milionë njerëzve. Aleanca globale COVAX ku bën pjesë edhe Shqipëria ka një marrëveshje paraprake për furnizimin me doza të mjaftueshme nga Astra Zeneca.

Avantazhi i vaksinës Astra Zeneca është çmimi rreth 3 dollarë për dozë, të paktën 7 herë më i lirë se dozat e Pfizerit dhe Modernës. Ruhet në temperatura frigoriferike normale nga minus 75 e minus 25 gradë Celcius të nevojshme për vaksinat e dy firmave të tjera.

Shkencëtarët e Oksfordit përdorin një variant të dobësuar të viruseve të ftohjes të majmunëve për të vënë në gatishmëri sistemin imunitar të njeriut kundër Covid-it. Ndërsa vaksinat e firmave Pfizer dhe Moderna përdorin metodologjinë e papërdorur më parë të ARN-së së modifikuar të vetë koronavirusit për të njëjtën gjë. Se cila mënyrë do të rezultojë më efektive, kjo mbetet për t’u parë por sipas testeve të deritanishme vaksina e Astra Zeneca-s dhe Oksfordit ka efektshmëri më të ulët.

/a.r

Next Post
CAS jep vendimin, ekipit shqiptar i hiqet pezullimi i rëndë që kishte

CAS jep vendimin, ekipit shqiptar i hiqet pezullimi i rëndë që kishte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

September 17, 2026

Nga 446 mijë në 511 mijë lekë/ Sa paguhen sot magjistratët dhe çfarë kërkojnë KLGJ e KLP

September 17, 2026
Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

“Lufta e tyre ishte për çlirim”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët, dënon vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK

September 17, 2026
Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

September 17, 2026
Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

September 17, 2026
Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

September 17, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Në emër të popullit të Kosovës

September 17, 2026
By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

September 17, 2026
Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin

Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin

September 17, 2026
Gjyqi në Hagë/ Ekspertët ndërkombëtarë: E vështirë të shpallen fajtorë ish-krerët e UÇK-së

“Gjykimi i Hagës u bë në unison me Prokurorinë, vendimet janë pa sens juridik dhe armiqësore”

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com