• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis hetimi për tifozët, policia analizon pamjet. FSHF nis nesër dosjen në FIFA…

by Java News
14/10/2021 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja e shëmtuar e hedhjes së sendeve të forta dhe bidonave të ujit ndaj lojtarëve polakë, në ndeshje kualifikuese të Botërorit, ka dëmtuar jo pak imazhin e Shqipërisë dhe tifozerisë së saj.

Megjithatë një intervistë për “Top Channel”, drejtori juridik i FSHF-së, Aldi Topçiu, njëkohësisht dhe i ngarkuar për t’u marrë me këtë çështje, na tregon më tepër për masat që po merren për të minimizuar dëmet.

“Në radhë të parë do të doja të bëja dallimin midis 20.000 tifozëve korrektë dhe disa individëve, që kanë një përgjegjësi individuale për ato veprime që kanë kryer dhe ata do të dalin përpara përgjegjësisë së tyre.

Ky është një proces paralel që është i natyrës administrative ose penale. Në dijeninë time i janë dhënë policisë pamjet filmike menjëherë sapo ka përfunduar ndeshja, kështu që ato i kanë tashmë dhe ne njëkohësisht mbetemi në dispozicion të tyre”.

Po përgjegjësia disiplinore sportive? Çfarë ndodh me hetimin e FIFA-s?

“Ne duhet të pranojmë fajet dhe përgjegjësinë tona për atë që ndodhi, sepse ajo që ndodhi nuk na nderon. Përveç kësaj materiali që kemi përgatitur, do të shoqërohet edhe me prova që lidhen me provokimin, ose me argumentimin, se këto veprime erdhën pjesërisht edhe si pasojë ndaj reagimit provokues të tifozerisë mike dhe disa lojtarëve apo stafit të ekipit polak”.

Çfarë dënimi rrezikon Shqipëria?

“Ajo që mund të them është se dëmi është i madh, qoftë nga pikëpamja e imazhit, qoftë nga pikëpamja ekonomike. Fondet janë ato që janë dhe nuk do të doja që ato fonde të mos shkonin për futbollin, por të shkojnë për të paguar gjoba në FIFA. Unë do të isha i kënaqur nëse do të kalojmë vetëm me gjobë”.

A janë dorëzuar raportet e gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes? Në çfarë faze jemi?

“Jam vënë dje në dijeni të raportit të tyre, kemi katër ditë kohë për t’u përgatitur për qëndrimin dhe mbrojtjen tonë dhe brenda 10 ditësh do të njihemi me një vendimin eventual të Komisionit të Disiplinës.”

Next Post
Jo vetëm Templarët, ja kush janë 7 shoqëritë sekrete më misterioze

Jo vetëm Templarët, ja kush janë 7 shoqëritë sekrete më misterioze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In