• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nis hakmarrja personale e Hajdarmatajt para largimit nga vettingu! Nga akuzat e SHBA-BE për lidhje me grupet e drogës te përplasjet me socialistët

by Java News
15/07/2021 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës la të lirë kreun e IMT Bashkia Tiranë, Mariglen Qaton pas akuzave të ngritura nga prokuroria për shpërdorim detyre duke kërkuar vetëm detyrim paraqitje pasi nuk kishte prova të mjaftueshme. Prokuror i çështjes është pikërisht Besim Hajdarmataj, me origjinë nga Tropoja dhe një emër ky mjaft i njohur me përplasjet me socialistët.

SHBA-BE duan largimin e Besim Hajdarmatajt

Vetë Hajdarmataj është në prag të shkarkimit nga drejtësia, për shkak të dyshimeve të ngritura nga ndërkombëtarët se ka favorizuar grupet e drogës dhe të bixhozit. Hajdarmataj, ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë e Vetingut) në 16 tetor 2019. Por ky vendim u kundërshtua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë të SHBA-BE. Në 4 dhjetor 2019, ONM i rekomandoi Komisionerit Publik të ankimonte në Kolegjin e Apelimit vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të Hajdarmatajt. Sipas ONM-së, Hajdarmataj ka mbyllur dosjet e trafikut të drogës dhe grupeve të bixhozit, ndërsa ngriti dyshime të forta rreth vendbanimit të prokurorit. Dy javë më pas, në 20 dhjetor 2019, Komisioneri Publik Darjel Sina pranoi rekomandimin e ONM-së, duke i kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të Besim Hajdarmatajt.

Raporti/ Akuzat për fluturime me avion me njerëzit e krimit dhe mbyllje dosjesh droge

-Së pari, në vitin 2010, kur Besim Hajdarmatajt drejtonte Prokurorinë e Kurbinit, sipas raportit, ka mbyllur dosjen e një grupi që ushtronte veprimtari në fushën e bixhozit, për shkak se prokurori kishte lidhje dhe miqësi me kokën e grupit.  Grupi prej 15 vetash ka ndaluar dhe kërcënuar 5 punonjës të Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit, duke u marrë me forcë 5 makineri APEX. Për gati 1 vit e 3 muaj, Hajdarmataj nuk ka krye asnjë hetim dhe në fund ka mbyllur dosjen, me arsyetimin se “në rastin konkret, pasi janë bërë hetime, nuk është bërë e mundur të provohet ekzistenca e faktit dhe, për këto arsye, procedimi penal nuk mund të vazhdojë më tej, por çështja duhet të pushohet”. Sipas raportit, prokurori ka bërë cilësim gabuar në regjistrimin e veprës penale, nuk ka kryer veprime hetimore të mjaftueshme, nuk është pyetur i kallëzuari, nuk ka bërë verifikime për veprimtari të tjera të kokës së grupit, nuk janë verifikuar tabulatet telefonike etj.

-Së dyti, në Komisionin e Vetingut ka mbërritur një informacion për lidhje të Hajdarmatajt me personin që i mbylli dosjen, me probleme të theksuara ligjore dhe i skeduar për disa vepra penale. Kur është pyetur në lidhje me këtë personazh, Hajdarmataj ka pohuar se “…u sqaroj se me këtë shtetas nuk kam asnjë lidhje, nuk kam ndonjë raport shoqëror dhe nuk kam pasur marrëdhënie familjare apo të tjera, thjesht e njoh si person”. Por, nga hetimi ka rezultuar se prokurori ka shkëmbyer mesazhe me personazhin problematik që i mbylli dosjen, madje kishin udhëtuar bashkë me avion. “Ndërkohë, nga hetimi administrativ i Komisionit kanë rezultuar rrethana dhe fakte që dëshmojnë të kundërtën e këtij pohimi të subjektit të rivlerësimit, pasi në datën *.7.2017, ora 22:03, midis numrave telefonikë të subjektit të rivlerësimit dhe shtetasit *. *. Janë shkëmbyer mesazhe telefonike10 dhe, se nga të dhënat e sistemit TIMS, rezultojnë kalime të përbashkëta të kufirit shqiptar përmes aeroportit “Nënë Tereza”, duke realizuar fluturime në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin destinacion, më shumë se një herë”, thuhet në raport.

-Së treti, sipas raportit, në vitin 2017, kur drejtonte Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka dërguar për hetim në Prokurorinë e Përmetit dosjen e kapjes së 11. 650 kg kanabis në Përmet. Komisioni i Vetingut ka konstatuar se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk kishte kryer një hetim proaktiv për të identifikuar anëtarët e drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, të cilët po drejtonin një operacion shumë të madh të trafikut të lëndës narkotike. Por, sipas KPK-së Hajdarmataj ishte drejtues i prokurorisë dhe si i tillë nuk mund t’i atribuohet kjo shmangie e hetimit. Por, ndryshe nga shkalla e parë e Vetingut, Komisioneri Publik, konkludon se “Për rastin konkret, duket se subjekti i rivlerësimit nuk ka ushtruar me përgjegjshmëri detyrat e tij funksionale dhe mekanizmat që ligji i ka mundësuar për të mbikëqyrur ecurinë dhe përfundimin e çështjes, nisur dhe nga rëndësia që paraqiste ajo”.

-Së katërti, sipas raportit, në vitin 2013, kur drejtonte Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka transferuar pas dy viteve në Prokurorinë e Shkodrës një dosje të rëndësishme droge. Komisioni i Vetingut i shkallës së parë ka konstatuar se “duke pasur parasysh rëndësinë tepër të madhe të çështjes në fjalë dhe sasinë e madhe të lëndës narkotike të gjetur, duket se subjekti i rivlerësimit nuk ka përmbushur detyrat e tij mbikëqyrëse, duke toleruar mosveprimin fillestar (që zgjati për dy vjet)…”. Megjithatë, lëvizja e dosjes, sipas KPK-së nuk mund ta ngarkojë me përgjegjësi Hajdarmataj si drejtues. Por, ndryshe mendojnë, ONM dhe Komisioneri Publik. Sipas tyre, për dy vite nuk është kryer asnjë hetim. Hajdarmataj, nga marsi 2016 deri më 26 nëntor 2016, me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 96/2016 për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, ka pasur  kompetenca të plota veprimi mbi çështjen, por nuk ka vepruar.

-Së pesti, sipas raportit, Besim Hajdarmataj ka dërguar në vitin 2015 dy dosje për kompetencë hetimore në Prokurorinë e Durrësit si dhe një dosje në Prokurorinë e Elbasanit, gjithnjë pa kryer hetime, të cilat sipas Komisionerit Publike ishin në kompetencë të prokurorit. Në raport thuhet se ka bërë ndryshim jo bindës të cilësimit të veprave penale, nuk ka kryer hetime pasurore për të akuzuarit për trafik droge, nuk janë monitoruar telefonatat, nuk janë bërë hetime për persona të tjerë të përshirë, baza ligjore e referuar për transferimin e çështjes është e ndryshme  me atë të diapozitivit etj. Në raport thuhet se Besim Hajdarmataj “…herë në cilësinë e prokurorit të çështjes dhe herë në atë të drejtuesit të Prokurorisë, ka dështuar të kryejë veprime procedurale të nevojshme, ato hetimore për çështjet penale të trajtuara prej tij, në zbatim të legjislacionit të zbatueshëm”.

-Së gjashti, Komisioneri Publik dhe ONM pretendojnë se Besim Hajdarmataj, lidhur me pasuritë e deklaruara, për periudhën 2003-2016, ka mungesë burimesh të ligjshme financiare, përkatësisht me një diferencë negative prej 980.888 lekë. Besim Hajdarmataj është një nga prokurorët e rrallë, ndoshta i vetmi, i cili nuk ka deklaruar asnjë pasuri të paluajtshme. Nga viti 2009 e në vijim ka deklaruar se ka jetuar në shtëpinë e vëllezërve. Komisioneri Publik ka konkluduar se nuk provohet mundësia financiare e vëllezërve për të përballuar blerjen e shtëpisë.

Next Post
Përmbytjet në Gjermani, 42 persona të vdekur dhe rreth 70 të zhdukur/ Merkel: Do të bëhet gjithçka për gjetjen e të zhdukurve

Përmbytjet në Gjermani, 42 persona të vdekur dhe rreth 70 të zhdukur/ Merkel: Do të bëhet gjithçka për gjetjen e të zhdukurve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

Lavrov mohon çdo lidhje me Groenlandën: Rusia nuk ka të bëjë fare, nuk ka prova për pushtim

January 20, 2026
Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

January 20, 2026
Arrestimi i gjyqtares Enkeleda Hoxha, Xhixho: Roli i SPAK për t’u vlerësuar

“Tregje me ushqime te pasigurta!” Xhixho: Siguria ushqimore pengon për në BE

January 20, 2026
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

Noka pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit: Nga 30 ditë, na përjashtuan deri në Mars!

January 20, 2026
Kryenegociatorja e re jep porositë e para për stafin: Besimi që na është dhënë është i veçantë

Shqipëria drejt BE/ Kryenogociatorja Dhuka: Ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet!

January 20, 2026
Aksident tragjik në Thumanë, humb jetën këmbësori 36-vjeçar

Java e kontrolleve: 6 të arrestuar për alkool dhe dhjetëra makina merren me karrotrec në Tiranë

January 20, 2026
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur

Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur

January 20, 2026
Gara për Prishtinën/ Zaloshnja: 52.2 përqind mendojnë se fiton Përparim Rama. PDK ndikon pjesëmarrjen!

“PS sot, më shumë mandate se në 11 maj”, Zaloshnja: PD në vendnumëro. Humbin pikë të rejat

January 20, 2026
Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

January 20, 2026
‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In