• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Nis gjyqi për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, avokatët: Nuk ka prova për komunikimet me Dritan Rexhepin

by A M
18/02/2024 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar procesi gjyqësor ndaj 7 të pandehurve për organizimin e rrëmbimit dhe zhdukejn e Jan Prengës. Në seancë avokatët e të pandehurve Dritan Rexhepi, Gentian Funiqi (Docaj), Aldo Majnishta, Martin Bleta, Artan Doçaj, Geraldo Martini dhe Korado Gështenja, bënë kërkesat për prova. Në sallë pati debate mes palëve pasi mbrojtësit pretendojnë se nuk ka prova nga prokuroria për të fajësuar të pandehurit.

Avokatët e të akuzuarve kërkojnë që të merren dëshmitë e vëllezërve të Jan Prengës dhe të sekuestrohen celularët e tyre, për të vërtetuar komunikimet që ata pretendojnë se kanë pasur me Dritan Rexhepin dhe Gentian Funiqin.

Po ashtu kërkohet të saktësohet nga SPAK roli që ka pasur secili nga të pendehurit dhe të këqyren pamjet filmike të resortit ku u mbajt babai i 4 fëmijëve. Nga këto prova avoktatë presin të saktësojnë datën kur është bërë grabitja e drogës nga Astrit Penga në Portsmuth të Britanisë së Madhe. Kërkohet gjithashtu që të pyeten nga gjykata ekspertët që kanë bërë akt-ekspertimin e kamerave të sigurisë. Po ashtu ata kërkojnë që prokuroria të saktësojë lidhjen mes 7 të pandehurve. Avokati i Martin Bletës kërkoi që ky i fundit të shpallet i pafajshëm pasi nuk ka prova që e lidhin atë me ngjarjen.

Avokatët kundërshtuan njëzëri që të bëhet pjesë e ketij gjykimi vendimi i gjykatës për të bashkëpandehurin Festim Bexhdili që është dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkesat e avokatëve janë kundërshtuar nga ana e prokurorëve duke shkaktuar edhe debate të ashpra në seancë. Në datë 8 mars në seancën e radhës do të jetë mbrojta e Dritan Rexhepit që do të parashtrojë kërkesën e saj për prova e më pas do të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditën e 17 janarit të 2020 në Kamëz. Sipas pamjeve filmike Jan Prenga u dërgua me një Rang Rover të bardhë në garazhin e në resorti në Shijak, aty ku dyshohet se ka humbur jetën. Më pas trupi i tij u zhduk për të mos u gjetur as sot e kësaj dite.

Jan Prenga dyshohet se u rrëmbye për t’i bërë presion vëllait të tij Astrit Penga, i cili kishte vjedhur një sasi të madhe droge në Angli. Lënda narkotike dyshohet se ishte e Dritan Rexhepit dhe Gentian Doçajt. Po hetuesin kanë dyshime se nga dhuna e ushtruar ndaj Prengës në makinë ai ka humbur jetën.

Next Post
“Më goditën me grushte në fytyrë” – Meri Shehu rrëfen mes lotësh: Një grup burrash më kapën, më çuan në pyll dhe më futën…

“Më goditën me grushte në fytyrë” - Meri Shehu rrëfen mes lotësh: Një grup burrash më kapën, më çuan në pyll dhe më futën…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

October 5, 2026
“Akt tronditës, na duhet lobim”- Analisti: Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë veprimet në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së

Klementin Mile “zbërthen” protestën: Është në funksion të luftës politike në SHBA!

October 5, 2026
Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

October 5, 2026
“E ka ekzagjeruar”, Petro Koçi: Zegjine Çaushi nuk është imazhi i PS-së, është një parti serioze

Petro Koçi: Po të isha në Parlament, nuk do ta votoja Reformën Territoriale!

October 5, 2026

Territorialja, Deputetja mohon debatet brenda PS: Nuk ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

October 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pezullimi i dosjes “Tropoja” po çon në parashkrim krimet ku është kallëzuar Sali Berisha

October 5, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Tetori sjell surpriza! Meri Shehu tregon çfarë pritet për çdo shenjë të horoskopit

October 5, 2026
Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

October 5, 2026
Ministri izraelit: 4,000 terroristë që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit janë vrarë -

Ministri izraelit: 4,000 terroristë që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit janë vrarë –

October 5, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Durrës, nis parkimi me pagesë në rrugët e qytetit, skema e re në disa akse dhe tre sheshe

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com