• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis Festivali i Dytë i Resë, ja kalendari i 10 ditëve

by Java News
18/05/2018 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngre siparin sot në mbrëmje edicioni i dytë i Festivalit të Resë ose “Cloud Fest”, i cili do të zhvillohet me rastin e 2-vjetorit të Resë së Fujimotos në Tiranë. Për 10 ditë me radhë të apasionuarit e artit, kulturës dhe muzikës do të kenë mundësi të ndjekin nga afër performanca të ndryshme artistike të luajtura nga 120 artistë nga 15 shtete të ndryshme të botës, të cilët do të sjellin në Tiranë kultura dhe tradita të popujve të ndryshëm.

Muzikë, valle, kërcim, letërsi, arte moderne, performanca të ndryshme artistike. Kjo është ajo që do të ofrojë Reja, duke nisur nga sot në mbrëmje me një performancë të krijuar posaçërisht për Festivalin e Resë nga artisti Klod Dedja me pjesëmarrjen speciale të Korit të TKOB-së dhe Bojken Lakos dhe për të përfunduar në një festë të madhe në 27 Maj. Drejtuesit e Resë dhe organizatorët e këtij festivali kanë përgatitur dhe një kalendar të ngjeshur aktivitetesh dhe performancash që do të shfaqen në këto 10 ditë feste, në mënyrë që çdo qytetar i Tiranës të gjejë veten.

Nuk do të mungojnë në këto ditë as performancat muzikore dhe të kërcimit nga Sllovenia, Gjermania, Greqia apo edhe Italia. Ndërkohë që orët e vona të mbrëmjes, kryesisht u janë rezervuar të rinjve me muzikë të luajtur nga Dj me emër, vendas dhe të huaj. Natyrisht që Festivali i Resë është vetëm fillimi i një vere të mbushur me aktivitete kulturore dhe artistike.

Më poshtë kalendari i plotë i aktiviteteve:

E Premte, Ora 20:00-20:30 – Ngurtë – Performancë posacërisht e krijuar për Festivalin e Resë nga artisti Klod Dedja me pjesëmarrjen speciale të Korit të TKOB-së dhe Bojken Lako.

Ora 20:30-22:00 -Plan B – Instalacion/Video/Performancë nga Edona Vatoci (Kosovë).

Ora 22:00-02:00 – Dj Proxy ose Oriada Gurakuqi, mikson zhanre dhe gjenerata me muzikën më të mirë bashkëkohore.

E Shtunë, Ora 19:00-20:00 – Defat e Pejës – Performancë muzikore nga Remzije Tafaj dhe Valbona Kekereshi (Kosovë).

Ora 21:00-22:10- Six feet deeper in the Cloud – Performancë zanore nga “My pretty little empire” (Shqipëri/Gjermani).

Ora 22:30-02:00- Muzikë nga DJ

E Dielë, Ora 11:30-13:00 – Ëorkshop Kërcimi – Teknika bashkëkohore, Laborator Koreografie nga Daphnis Kokkinos (Greqi), i cili  do të mbajë një ëorkshop për kërcimtarë dhe balerinë profesionistë tek Reja.

Ora 18:00-19:00 – Etnoploč – Performancë Muzikore (Slloveni). Aleksander Ipavec, Piero Purich, Matej Špacapan të “Etnoploč” përfaqësojnë një përzierje muzikore me etni të ndryshme, që shtrihet nga kufijtë e Triestes (Itali) e deri në Ljubljanë.

Ora 19:30-19:45- Puthja e Vdekjes – Kërcim Bashkëkohor nga Veronika Chatzopoulou. Shfaqja është e konceptuar si një duet bazuar tek loja “joshëse” midis njeriut dhe vdekjes.

Ora 20:00-20:30 – Addio, Addio Amore – Një dedikim për Pinën – Danc Teatër nga Daphnis Kokkinos dhe Maria Adamopoulou (Greqi).

E Hënë, Ora 18:00-19:00 – Letërsia dhe Qyteti (I) – Performancë Letrare nga Beti Njuma dhe Alda Bardhyli (Shqipëri). Gazetaret Beti Njuma dhe Alda Bardhyli ftojnë në Re, shkrimtarë të ndryshëm për të diskutuar përballë një publiku, jo vetëm rrugëtimin e tyre letrar, por edhe për të prekur çështje sensitive të realitetit të sotëm.

Ora 20:00-21:30 – Klezmer Hebre/Kabare Berlineze – Performancë Muzikore nga KartsenTroyke dhe Daniel Ëeltlinger (Izrael).

Ora 22:00-00:00 – DJ Muzikë

E Martë, Ora 20:00-21:00 – Unë jam nga Austria si Ëolfi – Danc Teatër nga Kompania CUBE (Austri) – Christian Ubl (kërcim).Fabienne Gras (zë) dhe Laurie Fouvet (ndriçim).

Ora 21:00 22:00 – Thirrja e OM në Grup – Të ndihmojmë njerëzimin nëpërmjet OM-it” nga Bhakti Marga Meditim (Shqipëri). E harruar në kohë, kjo teknikë e lashtë shëruese në grup u riprezantua dhe risoll nga Masterat Shpirtërorë, Paramahamsa Vishëananda dhe Mahavatar Babaji, për të mbështetur Tokën dhe njerëzimin në këto kohë të vështira nevoje. Thirrja e OM në Grup e ndihmon njerëzimin nëpërmjet fuqisë së tingullit OM.

E Mërkurë, 10:00-13:00 – Tek Shkolla e Baletit – Dita I – Para audicionit. Trajnim “Audicioni dhe Puna si Kërcimtar në Europë” nga Tomorr Kokona.

Ora 18:30-19:30 –  Hajdú Folk Dance – Performancë kërcimi nga Ansambli i Valleve Folklorike Debrecen (Hungari).

Ora 20:30-22:00 – Take Over (2017) and Mixed Behaviour Reloaded (2018), dy vepra nga Anri Sala të sjella tek REJA nga HARABEL. Të ftuar nga REJA, dhe duke filluar nga ora 20:30, Harabel do të prezantojë dy vepra të artistit Anri Sala.

Ora 22:00-02:00 – Dj Minimim

E Enjte, Ora 11:00-13:00 – Butoh ëorkshop – nga Sayoko Onishi (Japoni). Sayoko Onishi do të mbajë një ëorkshop të dancit butoh, për kërcimtarë, balerinë, aktorë profesionistë tek REJA.

Ora 18:00-19:00 – Letërsia dhe Qyteti (II) – Performancë Letrare nga Beti Njuma dhe Alda Bardhyli (Shqipëri).

Ora 19:30-19:45 – Vortex – Danc bashkëkohor nga Rosella Pelliçiotti (Shqipëri). 10 min.

Ora 20:00-20:30 – Pranvera Siçiliane – Performancë kërcimi japonez Butoh nga Sayoko Onishi (Japoni).

E Premte, 10:00-13:00 – Tek Shkolla e Baletit – Dita II – Pas audicionit.

Ora 18:00-19:00 – POETEKA Reading Balkans “Shkrimtarët në Residencë”. Performancë letrare me shkrimtaren, gazetaren dhe psikologen Emina Žuna (Bosnjë-Hercegovina).

Ora 19:30-21:00 – Kërcim Egjiptian – nga Trupa Kombëtare Folklorike e Egjiptit (Egjipt).

Ora 22:00-02:00 – Dj Muzikë

E shtunë, Ora 12:00-15:00 – Performancë live Body painting (piktura trupore) nga Valbona Bicker (AnglI/Shqipëri).

Ora 12:00-15:00 –  Performancë live Body painting (piktura trupore) nga Valbona Bicker (AnglI/Shqipëri).

Ora 21:00-02:00 – Si t’ia bëjmë Dashurisë? – “Një Simpozium për Dashurinë” konceptuar nga Mériam Korichi (Francë).

E Dielë, Ora 18:00-19:00 – Hip Hop – Performancë Hip Hop nga Arianna Puello (Spanjë).

Ora 20:00-21:00 – Kalàscima – Performancë Muzikore nga Riçardo Laganà, Federico Laganà, Riçardo Basile, Massimiliano De Marco, Luca Buçarella dhe Aldo Iezza (Itali).

27 Maj, 18:00-02:00

Reja- The Cloud

FESTA E PËRVJETORIT TË 2-të

a.ç

Next Post
EMRI/ Tentoi të fuste drogë në burg, arrestohet polici në Fier

Gjendet heroinë në qelinë e të dënuarit për armëmbajtje në Peqin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndoj: Pretendimi se Avokati i Popullit i takon opozitës nuk qëndron, PS nuk ka dhënë dakordësi

Ndoj: Pretendimi se Avokati i Popullit i takon opozitës nuk qëndron, PS nuk ka dhënë dakordësi

December 9, 2025
I vuri tritol objektit në Shëngjin, 4 vjet burg për autorin

EMRI/ Shpërthim me tritol në një biznes reklamash në Shkodër, detajet e para

December 9, 2025
“Kishte më shumë njerëz Salianji se ju”, Qafoku debat me Gjin Gjonin: Lëvizja e tij jashtë strukturave të PD

“Kishte më shumë njerëz Salianji se ju”, Qafoku debat me Gjin Gjonin: Lëvizja e tij jashtë strukturave të PD

December 9, 2025
Atentati me dy të vrarë në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë Kruja, do merret në pyetje…

Atentati me dy të vrarë në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë Kruja, do merret në pyetje…

December 9, 2025
Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të prindërve tanë e kanë marrë një grusht njerëzish

Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të prindërve tanë e kanë marrë një grusht njerëzish

December 9, 2025
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë bosh”, Mërtiri: Opozita e pafuqishme për të bërë protesta

December 9, 2025
Udhëheqësit evropianë drejt një vendimi historik për Ukrainën, Brukseli përgatit planin 90 miliardë euro

Udhëheqësit evropianë drejt një vendimi historik për Ukrainën, Brukseli përgatit planin 90 miliardë euro

December 9, 2025
SPAK hetim për fondacionin e Liri Berishës, avokati: Strehë vjedhjeje dhe korrupsioni! Nëse “zbërthehet” mbrëmja gala e 2012-ës…

Denoncimi i fortë i avokatit: Fondacioni i Liri Berishës mori qindra mijëra euro nga Bankers

December 9, 2025
Spiropali me ambasadorët shqiptarë: Intensifikim i veprimtarisë diplomatike në vendet e BE

Spiropali me ambasadorët shqiptarë: Intensifikim i veprimtarisë diplomatike në vendet e BE

December 9, 2025
“Dëmtuan buxhetin”, lëshohen 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë e IMT-së

“Dëmtuan buxhetin”, lëshohen 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë e IMT-së

December 9, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In