• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis faza e dytë e kredive të buta, afati deri më 31 korrik! Ja dokumentet që kërkohen

by A R
06/07/2026 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është mbyllur faza e parë për kreditë e buta të bashkisë, duke i hapur rrugë kështu prej 1 korrikut fazë së dytë.  2500 persona kanë mundur të fitojnë fazën e parë, të cilët kanë mundësi që deri më 31 korrik të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në protokollin e Bashkisë së Tiranës.

Faza e tretë është ajo e cila përcakton dhe fituesit. Dritan Dango, Drejtor i Mbrojtjes Civile në Bashkinë e Tiranës ka bërë me dije se do të jenë 1500 persona që do të mund të përfitojnë nga skema e kredive të buta të Bashkisë, përzgjedhja e të cilëve do të bëhet nga një komision i ngritur nga Bashkia e Tiranës dhe që përbëhet nga disa drejtori.

“Kemi përfunduar fazën e parë, 4909 persona që kanë aplikuar dhe kanë fituar 2500 persona. Një pjesë është skualifikuar për mosplotësim kriteresh, kalim i kuotave të pagës minimale. Paga minimale nëse kalonte 100 mijë lekë të reja dilte nga skema sepse quhej pagë normale dhe mund të aplikonte dhe me një bankë normale për të marrë një kredi të thjeshtë. Jo vlente për një individ, ndërsa për çiftin nuk duhej të kalonte më shumë se 150 mijë lekë të reja, për familjarët ka qenë pak më e lartë sepse merret dhe pjesa e kriterit të rritjes së fëmijëve. Nëse kanë më shumë se kaq të ardhura, skualifikohen automatikisht”, deklaroi Dango.

Sa i përket vlerës së kredive, Dango sqaroi se varet nga struktura familjare dhe shtëpia që përfituesit do duan të marrin.  Nëse do të jetë një çift, vlera maksimale e kredisë që do mund të përfitojnë është 71 milionë lekë të vjetra. Nëse do të jenë një familje prej 3 apo 4 personash vlera maksimale e kredisë do të jetë 105 milionë lekë të vjetra dhe nëse do të jetë një familje prej më shumë se 5 anëtarësh, vlera maksimale e kredisë do të jetë 130 milionë lekë të vjetra.

“Ne si bashki paguajmë interesin, individët që përfitojnë kredinë pagujanë 2% të taksës ose interesit. Kriteret për të paguar kredinë e butë janë optimale sepse dhe këstet janë shumë të ulëta. Pavarësisht viteve që është në varësi të individit.

Ka një vlerë minimale që fillon nga 8 mijë lekë deri në 15 mijë lekë për këstet mujore. Vlera totale e kredisë varet nga struktura familjare dhe shtëpia që do marrë. Shuma më e madhe 120 milionë lekë të vjetra, varet nga certifikata familjare dhe individi. S’mund të kërkojë 3+1 nëse është çift. Ata kanë deri në 1 vit sa shpallen fitues afat për të gjetur shtëpinë dhe për të vazhduar me bankën”, theksoi Dango.

Next Post
Hakerët rusë vjedhin kredencialet e zyrtarëve, alarm për sigurinë kombëtare në Britani

Hakerët rusë vjedhin kredencialet e zyrtarëve, alarm për sigurinë kombëtare në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

August 24, 2026
Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

E rëndë në Kosovë, vritet gruaja shtatzënë, plagoset rëndë një person

August 24, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Mesazhi i unitetit në një kohë përçarjesh

August 24, 2026
Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Kursi i këmbimit, sa shiten dhe blihen euro, dollari dhe monedhat e tjera sot

August 24, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e hënë 24 gusht 2026: Peshqve u zgjohet sërish pasioni

August 24, 2026
Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

August 24, 2026
E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

August 24, 2026
Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

August 24, 2026
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Përplasja për Rendin e Ri Botëror: Nga “Lufta e Ujit” në Ibër te Krisja e Hegjemonisë me Iranin dhe Rusinë

August 24, 2026
Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com