• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis ëndrra “Silicon Valley” për të rinjtë shqiptarë

by A R
27/08/2020 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të rinj shqiptarë të apasionuar pas teknologjisë dhe krijimit të startup-eve të përzgjedhur në projektin e “Startup Program: Roadmap to Silicon Valley” kanë nisur realizimin e ëndrrës së tyre. Programi, nismë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe Junior Achievement of Albania (JAA), në partneritet me PROTIK dhe mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka nisur trajnimet online për të rinjtë e përzgjedhur në bazë të ideve të tyre inovatore me disa prej ekspertëve më të njohur botërorë.

Pavarësisht situatës së pandemisë, AKSHI dhe partnerët nuk e ndalën projektin për të çuar përpara idetë e prezantuara nga të rinjtë shqiptarë. Skuadrat start-up të përzgjedhura janë duke u trajnuar edhe nga eksperte te fushave te ndryshme si TIK, biznes, marketing, financë etj.

Në vazhdën e trajnimeve të zhvilluara së fundmi, gjatë kësaj jave ka nisur një seri e re trajnimesh të dedikuara me skuadrat që janë pjesë e programit. Dje u zhvillua trajnimi me ekspertin e njohur Fil Guijarro i cili ndau me të rinjtë shqiptarë një modul mbi “Sales Habits and Sales Message Creation”.
Fil Guijarro është ekspert i njohur në ndihmesën që u jep kompanive digjitale, veçanërisht në shitje dhe këto njohuri po i ndan me të përzgjedhurit shqiptarë.

Në ditët në vijim, trajnimet do të mbulojnë fusha të tjetra që nga metodologjitë, targetimi i klientëve, procesi i shitjeve etj. Qëllimi është që të rinjtë shqiptarë të njihen me praktikat më të mira botërore në fushën e teknologjisë së informacionit dhe biznesit për të përshtatur idetë e tyre inovatore të tejkalojnë kufijtë e Shqipërisë.

Programi “Roadmap to Silicon Valley”, është një iniciativë e krijuar enkas për t’u dhënë shans të rinjve të talentuar shqiptarë në fushën e teknologjisë së informacionit. Gjatë fazës së parë, dhjetëra të rinj aplikuan mbi idetë e tyre dhe krjimin e startup-eve të reja në TIK dhe të përzgjedhurit janë duke jetuar ëndrrën për të prekur nga afër në përfundim të programit Silicon Valley-n, qendrën globale më të madhe e teknologjisë dhe inovacionit në botë, shtëpi e disa prej gjigandëve teknologjikë si Apple, HP, Google, Oracle, Intel, Cisco, Facebook etj.

Next Post
Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” tre vëllezërit Frashëri

Kufiri detar / Meta, duke ndarë dekorata: Sa të jem unë president, do mbroj vetëm Kushtetutën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In