• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis diskutimi për “gjuhën shqipe” në parlamentin maqedonas, Gruevski kundër

by Java News
05/09/2017 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në parlamentin maqedonas nisi diskutimin për një projekt-ligj mbi përdorimin e gjuhëve, të cilat fliten nga të paktën 20% e popullatës.

Ky projekt-ligj ka shkaktuar debat midis ligjvenësve, ndërkohë që ekspertët thonë se shqipja nuk do të bëhet gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni.

Ligjvënësit e VMRO-DPMNE-së janë të vendosur që përmes procedurave dhe taktikave politike ta zvarrisin debatin pa u lënë hapësirë të tjerëve të shprehin mendimet dhe vlerësimet për çështjen, e diskutuar prej kohësh.

Ministria e Drejtësisë që ka përgatitur draftin, thotë se me miratimin e tij do të përfitojnë të gjitha komunitetet dhe askush nuk do të dëmtohet nga ligji i ri.

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji tha se në këtë mënyrë Maqedonia do të zhvillohet në një shoqëri me qytetarë të barabartë.

“Me projekt-ligjin parshikohet që në të gjithë territorin e vendit dhe në marrëdhëniet ndër-fqinjësore, përveç gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik, gjuhë zyrtare është edhe gjuha të cilën e flasin të paktën njëzet përqind e qytetarëve . Në të gjitha organet e autoriteteve shtetërore, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, zyrat dhe organizatat, komisionet, personat juridikë që kryejnë autorizime publike dhe në institucione të tjera, karahas maqedonishtes, gjuhë zyrtare është edhe gjuha të cilën e flasin të paktën 20 përqind e qytetarëve dhe alfabeti i saj. Për përdorimin e gjuhës të cilët e flasin më pak se 20 përqind e qytetarëve në njësitë e vetëqeverisjes lokale, vendosin organet e njësisë së pushtetit lokal”, tha ministri Saliji.

Por, VMRO-DPMNE vlerëson se projekt-ligji është kundër-kushtetues, se partitë e pushtetit e kanë vendosur atë joligjërisht në procedurë parlamentare me projektet me përparësi që kërkohen nga Bashkimi Evropian dhe se më këtë dëmtohen komunitetet e tjera më të vogla etnike.

“Ligji është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, është në funksion të ndërtimit të mirëbesimit mes komuniteteve, ligji e ndërton kohezionin ndëretnik në Maqedoni dhe në radhë të parë i bën qytetarët shqiptarë të ndihen më të baranartë se sa deri më tani”, tha deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi.

Eksperti Osman Kadriu vlerëson se propozim-ligji bën avancimin por jo zyrtarizimin e shqipes në Maqedoni dhe zbatimi i këtij ligji të ri do të jetë edhe më i vështirë.

“Në propozim ligjin në fjalë, në qoftë se miratohet, me të gjitha ato risi, nuk garantohet se gjuha shqipe do të jetë gjuhë zyrtare në nivel të shtetit. Nuk kemi dygjuhësi në Maqedoni dhe me këtë ligj nuk kemi barazim të gjuhës shqipe me gjuhën maqedonase. Por, çka fitohet? Një cilësi e rëndësishme që ka të bëjë me statusin apo avancmin e statusit të gjuhës shqipe, meqenëse në propozim ligj parashikohen institucionet, ndërmarrjet, të gjitha ato që kanë status të personit juridik, duke përfshirë edhe organet e pushtetit në nivel të shtetit në të cilat do të përdoret gjuha shqipe në një nivel të caktuar. Ajo që është risi, edhe do të jetë shumë rëndë për ta zbatuar është procedura gjyqësore, penale, civile, administrative dhe drejtimi i procedurës që të sigurohet në gjuhën shqipe”, shprehet Kadriu.

Next Post
Ka vdekur poeti i njohur amerikan, John Ashbery

Ka vdekur poeti i njohur amerikan, John Ashbery

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In