• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis beteja e Metës në ‘Kushtetuese’/ Dervishaj: Gjyqtarëve u ka mbaruar mandati, në dyshim paanshmëria

by Java News
01/02/2022 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca publike për shqyrtimin e çështjes për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kjo është hera e parë që organi më i lartë i drejtësisë do të zhvillojë një proces shkarkimi ndaj kreut të shtetit.

Kuvendi përfaqësohet nga deputetja socialiste Klodilta Bushka. Kreu i shtetit nuk është i pranishëm vetë, por përfaqësohet nga këshilltari i tij ligjor, Bledar Dervishaj dhe Katrina Treska, drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimeve Juridike në Presidencë.

 “Presidenti i Republikës ka parashtruar një kërkesë paraprake e cila është administruar para fillimit të seancës gjyqësore në orën 09:35 në protokollin e Gjykatës Kushtetuese, dhe që ka të bëjë me vlerësimin që duhet të bëjnë gjyqtarët të shkaqeve për disa anëtarë të tjerë, pasi sipas vlerësimit të Presidentit këto shkaqe vënë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarëve dhe sipas ligjit detyrohen të heqin dorë nga shqyrtimi i kësaj çështjeje”, tha Bledar Dervishaj në seancë.

“Në trupën gjyqësore aktuale ka gjyqtarë për të cilët ekzistojnë disa shkaqe që vënë në dyshim paanshmërinë e tyre”, u shpreh Dervishaj. 

“Gjykata përbëhet sot nga 7 anëtarë, 6 prej të cilëve janë emëruar, zgjedhur pikërisht nga institucionet në konflikt Kuvendi dhe Presidenti, ndërsa anëtari i 7-të, kryetari është zgjedhur nga dy organet që prej vitit 2008 dhe sot është në vitin e 5-të të ushtrimit të detyrës përtej mandatit kushtetues. Dy prej gjyqtarëve aktualisht, me vendim të Gjykatës Kushtetuese u është deklaruar përfundimi i mandatit, që u përfundon më 2 maj dhe 8 prill 2022″, u shpreh ai. 

“Qëndrimi në detyrë përtej mandatit me një kohëzgjatje 5-vjeçare që është përtej cdo arsyetimi logjik, krijohet një situatë që dukshëm vendos në dyshim pavarësinë dhe paanshmërinë e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që një shkak tjetër është fakti që presidenti Meta, pasi kryetarja ka shprehur interesin e saj për të kandiduar për kryetare të KLSH, më 5 nëntor e ka propozuar si kandidaturën më të mirë në Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi nuk e ka pranuar propozimin dhe e ka refuzuar, duke anatemuar veprimtarinë e presidentit se po tentonte të bllokonte veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese”, tha këshilltari i Metës. 

g.kosovari

Next Post
Një ditë pasi njoftoi koalicionin me LSI-në/ Berisha publikon logon e “Shtëpisë së Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit

Një ditë pasi njoftoi koalicionin me LSI-në/ Berisha publikon logon e “Shtëpisë së Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In