Aksioni për shembjen e banesave dhe bizneseve në zonën e Astirit ka nisur pas orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Banorët ishin lajmëruar që në datë 17 shkurt për lirimin e banesave. Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.
Për të garantuar mbarëvajtjen e aksionit të IKMT-së për shembjen e banesave në zonën e Astirit, forcat e policisë kanë devijuar trafikun. Trafiku është devijuar nga rrethrrotullimi i Astirit deri tek ish-sheshi Shqiponja, ndërkohë që automjetet kalojnë në rrugën që lidh zonën e Astirit me Mëzezin. /e.s/