• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis aksioni i pastrimit, Veliaj: Të fitojmë betejën me mentalitetin, reduktuam qeset me 60 %

by Java News
22/12/2017 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës iu bashkua sot aksionit kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”. Bashkia e Tiranës, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, Ministria e Arsimit si dhe Ministria e Arsimit, organizuan aksionin e pastrimit në aksin rrugor Qafë Kashar-Rinas ku veç përfaqësuesve të institucioneve shtetërore morën pjesë edhe nxënës nga gjimnazet e Tiranës, si dhe vullnetarë të tjerë.

I pranishëm në këtë aksion ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i shoqëruar nga Ministri Blendi Klosi, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro si dhe deputetë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falënderoi të gjithë ata që iu bashkuan këtij aksioni në prag të festave të fundvitit dhe ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në pastrimin e qytetit. “Unë besoj se nuk ka fabul më të bukur se sa në prag të vigjiljes për vitin e Skënderbeut, ne të pastrojmë njëkohësisht dy kryeqytetet tona, kryeqytetin e ri  që është kryeqyteti i Tiranës dhe atë të vjetër që është kryeqyteti i Krujës. A ka gjë më të bukur se sa të na gjejë 2018, pastër dhe të mobilizohemi të gjithë, me aq fuqi sa kemi, për të pastruar”, deklaroi Veliaj.

Veliaj ftoi qytetarët që të kujdesen më shumë për mjedisin që i rrethon,  ndërsa theksoi se beteja që duhet fituar është ajo e mentalitetit.  “Në momentin që ne pranojmë që po, ne jemi fajtorë dhe ne duhet t’i dalim zot këtij faji, atëherë kemi filluar të ndryshojmë jo vetëm logjistikën, jo vetëm fadromat, me qeset, dorezat që mbledhim. Sot ne do pastrojmë një aks ose disa akse rrugore që në totalin e tyre mund të jenë 50 kilometra rrugë por aksi më I vështirë për të pastruar është 10 centimetra. Aty është truri, mentaliteti ynë, kultura jonë, aty është sistemi ynë i vlerave dhe sfida më e madhe nuk është sot”, deklaroi Veliaj

Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi dhe nismën e marrë nga Bashkia e Tiranës për reduktimin e përdorimit të qeseve plastike në kryeqytet, ku  është arritur të ulet përdorimi i tyre me 60 për qind, çka solli që kryeqyteti të mos kishte probleme gjatë reshjeve.  “Ne kemi patur një ide fantastike në Tiranë, çmimi i qeseve 50 lek të vjetra nuk është një çmim që e vret xhepin e dikujt që shkon dhe blen në supermarket të shtrenjtë, por është mjaftueshëm për t’iu kthyer si barrierë psikologjike në kokë që ta refuzoj qesen dhe të marri si në kohë e prindërve tanë çante, trajsën, rrjetën. Dhe unë besoj se me nisma të tilla ne kemi arritur që në Tiranë të reduktojmë qeset 60 për qind. U pa dhe në rastin e përmbytjeve, një nga arsyet që pse Tirana nuk pati asnjë problem është se ka rënë ndjeshëm numri i qeseve, çka do të thotë dhe numri i qeseve që hidhen dhe përfundojnë në kanale. Kështu që duhet të mendojmë edhe disa zgjidhje afatgjata që ti japim dum këtij problemi”, deklaroi ai.

 Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi  falënderoi kryebashkiakun Veliaj që iu bashkua këtij aksioni, ndërsa ftoi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe më të vëmendshëm ndaj çështjeve mjedisore. tha Klosi. “Në kuadër të aksionit “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” ne duhet të kuptojmë që nuk mjafton vetëm operacioni i një dite, por duhet të kuptojmë shkaqet pse na krijohen këto papastërti dhe të kuptojmë shkaqet se si landfillet nëpër gjithë zonën janë të pa mbuluar të patrajtuar dhe mjafton një reshje shiu dhe ato dalin të gjitha në pah”, tha Klosi.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh se mbrojtja e mjedisit dhe e monumenteve nuk duhet të jenë përgjegjësi e vetëm një institucioni, por e të gjithëve dhe për këtë do të duhet të punohet ccdo ditë. “Ky është momenti më i mirë për të kuptuar që në fakt ura, rruga , fusha, por edhe kalaja, edhe muzeu dhe gjithçka tjetër, nuk është vetëm e institucionit përgjegjës. Kalaja e Skënderbeut, apo Kalaja e Krujës, nuk është vetëm përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës. Edhe rruga nuk është vetëm përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës e kështu me radhë. Sot përveçse një aksion I madh për të bërë një punë shumë të rëndësishme, në fakt që po të ishte bërë çdo ditë, çdo muaj dhe çdo vit”, deklaroi Kumbaro.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë nisma të shpeshta pastrimi. Fokusi i këtij aksioni është jo vetëm pastrimi i zonave të ndotura por edhe riparimi i sinjalistikës dhe I ndriçimit rrugor. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar gjelbërimit përgjatë kësaj rrugë pasi është prezantimi i parë për të gjithë të huajt që vizitojnë dhe punojnë në vendin tonë.

Ndërkohë që nesër, me moton “Ta pastrojmë qytetin që Viti i Ri të na gjejë pastër”, aksioni do të përqendrohet në të gjitha njësitë administrative, për të realizuar një pastrim të përgjithshëm të territorit të Tiranës. Për këtë qëllim Bashkia e Tiranës ka ftuar që të bëhen pjesë e këtij aksioni edhe të gjithë qytetarët e Tiranës, që duan të kontribuojnë për një ambient të pastër./a.ç

Next Post
Akuzat për zgjedhjet në Kosovë, 250 mijë euro të derdhur në Istog gjatë zgjedhjeve

Akuzat për zgjedhjet në Kosovë, 250 mijë euro të derdhur në Istog gjatë zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In