• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nipi i vrau gruan në Mallakastër, bashkëshorti tregon çfarë u gjet në shtëpi

by A R
15/01/2020 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të rënda dalin në dritë nga krimi horror që tronditi Mallakastrën dhe gjithë opinionin publik, teksa u përdhunua, u lidh me litar dhe u hodh në rezervuar 50-vjeçarja Drita Saliaj.

Për herë të parë, në një rrëfim për emisionin “Me Zemër të Hapur”, bashkëshorti i viktimës, Hair Saliaj, tregon si e mori vesh krimin tronditës, në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.

“Telefonoj ditën e parë dhe e gjej telefonin e mbyllur. Telefonoj sërish pasdite, në darkë, marr djalin e vogël, Miklovanin, dhe i them a ke folur me mamin. Më thotë që i del telefoni i mbyllur, edhe në mëngjes e provoj sërish, por meqë ishte koha e keqe, furtunë, mendova mos i është fikur për bateri.

Nga ora 8 e mëngjesit më merr djali, Miklovani, dhe më thotë ‘më mori xhaxhi e më tha, merr dhe babin, e nisuni urgjentisht, se ka shkuar në 2 të natës dhe nuk e ka gjetur Dritën brenda. Shkoj te avioni, por ishte furtunë dhe nuk nisej. E gjetëm në 14:45, kur zbres në Rinas më merr nipi në telefon dhe më thotë që u gjet trupi i pajetë i Dritës në pusetën e rezervuarit, më tha që jemi në morg. I thashë që të mos bëhet asgjë pa ardhur unë. Shkova dhe e gjeta trupin në morg, më thanë të mos e prekja, se mos rrjedh gjak”, tregoi bashkëshorti i viktimës.

Çfarë kanë parë në shtëpi policia?

Është dorëzuar i pari djali i djalit të xhaxhait tim. Sipas të thënave, ai ka ardhur e ka bërë krimin në fshatin tonë. Ai ishte në një fshat tjetër me të ëmën, por ka ardhur për krimin. Ishte larguar para vitit të ri. Thonë që kanë dëgjuar zhurmat e kafshëve, që ishin pa ngrënë pas krimit.

Vëllai ka shkuar në 02:30 të natës me policinë në banesë. Kanë trokitur e kanë thirrur, por nuk kanë dëgjuar zëra. Në mëngjes, pasi kanë arrestuar njërin prej autorëve, janë kthyer te shtëpia dhe pas urdhrit të Prokurorisë kanë shqyer derën. Janë futur policët dhe më pas kanë lejuar edhe vëllain tim.

Ai ka gjetur gotat e rakisë, njërën të thyer, çdo gjë të përmbysur, pasi siç duket janë përleshur. Absolutisht çdo gjë të përmbysur, të hapura rrobat, teshat. Janë gjetur dy filxhanë kafeje dhe gota rakie, është pirë shumë duhan. Janë gjetur edhe pjata, por nuk dihet nëse iu ka dhënë për të ngrënë. Gjithçka përmbys.

Çfarë iu ka bërë tjetër përshtypje?

Edhe lart në tavan kanë hyrë.

Flitet për pazare droge?

Absolutisht, unë kam tre vite që nuk largohem nga shtëpia. Merreshim me punë bujqësie. Më 24-25 nëntor jam larguar, për në Greqi.

Të rinjtë kanë dashur para…

Kisha shitur gjë të gjallë, një lopë e thera, shita edhe viça, rreth 4 milionë lekë. iIdepozitova në bankë, nuk mbaja kurrë lekë në shtëpi.

Ishin në dijeni autorët?

Po ishin në dijeni të gjithë, fshati është i vogël, të gjithë e marrin vesh shpejt. Në komodinë, ka gjetur edhe kartën e bankës, Drita ka pretenduar deri në momentin e fundit që paratë janë në bankë.

Të është thënë e vërteta që në fillim?

Detajet më të rëndësishme i mora vetëm kur erdha në shtëpi. Kurse që ishte e humbur e mora vesh, në fillim mendova ndonjë helmim ushqimi dhe ka vdekur brenda.

Telefonata e fundit ?

Më 5 janar, e kam marrë në telefon pasdite si zakonisht, pasi ishim të lirë nga puna. I thashë kam edhe dy javë punë të rri apo jo ? Rri më tha vetëm fol me çunat, ky ishte momenti.

/a.r

Next Post
Armë dhe fenelina policie në makinën e blinduar, zbulohet lidhja e të arrestuarit me prokurorin Ndoji

E 'spiunoi' për ndërtim pa leje, 30-vjeçari nuk ia harron fqinjit dhe vete për tu sqaruar, por përfundon në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

May 23, 2026
Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së

Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së

May 23, 2026
Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

May 23, 2026
Të paktën të ishin e keqja më e vogël

Të paktën të ishin e keqja më e vogël

May 23, 2026
“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

May 23, 2026
Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

May 23, 2026
Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

May 23, 2026
Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

May 23, 2026
Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

May 23, 2026
Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

May 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In