• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nipi i grabiti xhaxhait 27 mln lekë/ Rrëfimi i të penduarit në vjedhjen e kasapit: Leonardi na tha do fitojmë 50 milionë për kokë!

by A R
02/09/2026 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njëri nga tre personat e arrestuar për vjedhjen e 27 milion lekëve dhe bizhuterive me vlerë 5 mijë euro në shtëpinë e një kasapi mishi në Tiranë, ka vendosur të bashkëpunojë me policinë e kryeqytetit duke treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Ngjarja është regjistruar në 14 Gusht, ku tashmë të arrestuar janë Leonardo Sinani, i cili është nipi i pronarit të shtëpisë së vjedhur,Durim Sinanit, Mark Hila dhe Kleand Tomja. Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje është shpallur Antonio Budini.

Kleand Tomja,njëri nga të arrestuarit ka treguar gjithçka në polici, duke pohuar se organizatori dhe ideatori i vjedhjes së shtëpisë së kasapit Durim Sinani, ka qënë pikërisht nipi i tij, Leonardo Sinani.

Sinani, u ka treguar 3 shokëve të tij se do të fitonin 50 milion lekë për kokë, pasi xhaxhai i tij kishte të mbledhura një sasi të konsiderueshme lekësh në shtëpi.

Sipas tij Sinani ia ka shpjeguar planimetrinë e shtëpisë përmes një skice të bërë me stilolaps në një letër të bardhë, ku orientimi ishte për të hyrë nga një dritare e vogël e garazhit që ndodhej në katin e parë dhe që ishte e hapur.

Ndërsa një ditë më parë në 13 Gusht 2026, Kleand Tomja, së bashku me të dashurën e Leonardo Sinanit, Sarën, kishin shkuar në zonë duke bërë fotografi dhe filmuar shtëpinë.

Kleand Tomja ka treguar se vajza me emrin “Sara”, ka dalë duke kontrolluar rrugën për të verifikuar se ku ishin të vendosura kamerat në atë zonë, dhe ajo ka dalë deri nga shtëpia e tij lart. Ai thotë se këtë shtetase e njeh me emrin “Sara”, por mesa di ajo quhet “Marsela”.

“…në datë 14 Gusht 2026 jam zgjuar nga gjumi dhe rreth orës 14:00 me makinën time me targë AB415YF, kam shkuar për të takuar Mark Hilan dhe kemi pirë kafe rreth dy orë në “Astir” dhe më pas së bashku me Markun kemi shkuar tek servisi i tij, i cili quhet “ProExhaust”, ku kemi qëndruar për rreth 1 orë e gjysëm deri në 2 orë…”-ka pohuar Kleand Tomja.

Më tej ky i fundit, deklaron se gjatë kësaj kohe ka komunikuar në telefon me Antonio Bodini, i cili po vinte nga Lezha dhe më pas ka ardhur dhe Leonardo Sinani, i cili është nipi i pronarit të banesës që kishin planifikuar që të vidhnin.

Pasi ka ardhur Antonio Bodini, Kleand Tomja, Leonardi dhe Mark Hila, kanë biseduar në lidhje vjedhjen e banesës, ku Leonardi, i ka dhënë orientime në lidhje me banesën, se ku do hynin dhe ia ka përshkruar me skicë.

Gjithashtu, Leonardi i ka thënë se të gjithë njerëzit e banesës do të ishin në një festë, ku ai vetë do ishte i pranishëm dhe do i lajmëronte për çdo lëvizje të pronarëve të banesës.

Më pas deklaron se kanë planifikuar se ç’farë rroba do të vishnin, ku Antonio, i ka thënë që të merrnin rroba të zeza, çorape të gjata, dorashka dhe bluzë me kapuç dhe makinën që do përdornin për të shkuar për të bërë vjedhjen do e gjente Antonio.

Më pas janë shpërndarë për të marrë rrobat dhe e kanë lënë për tu takuar sërish tek servisi dhe do niseshin për të kryer vjedhjen.

Sipas tij rreth orës 19:30-20:00 janë nisur nga servisi më një automjet “Mercedez Benz”, ngjyrë të bardhë, modeli GT tipi i ri, ku drejtues mjeti ka qënë Antonio, në vendin e parë të pasagjerit është ulur deklaruesi Kleand Tomja, ndërsa në sediljen e pasme ka qenë ulur Marku.

Me makinë kanë përshkruar itinerarin nga servisi në drejtim të kompleksit “River Residence”, pastaj tek kryqëzimi që të nxjerr tek rruga e Kasharit, ku është një fidanishte, nga kryqëzimi janë kthyer majtas, pastaj tek kryqëzimi që të nxjerr tek “Top Chanel”, më pas tek rrethrrotullimi i Yzberishtit, dhe nga aty kanë marrë rrugën “e Qelqit”, më pas kanë dalë në rrugën “Llazi Miho” dhe kanë ikur në drejtim të Sharrës, ku e kanë parkuar makinën tek “Landfilli” në hyrje dhe kanë lënë çelësin në makinë.

Më pas Kleand Tomja, deklaron se Antonio dhe Marku, kanë patur me vetë në dorë kaçavida dhe Antonio gjithashtu, ka patur telefonin e Kleand Tomja, pasi i ka kërkuar që ta mbajë ai.

Më tej, Tomja shprehet se kanë përshkruar rrugën përmes varrezave në drejtim të banesës që do hynin. Kur kanë shkuar tek banesa kanë tentuar që të hyjnë nga dera kryesore, por aty ka qenë babai i Leonardit, që e ka njohur Antonio dhe në një moment janë tërhequr.

Kleand Tomja, ka pohuar se i ka thënë që të tërhiqeshin dhe të mos hynin, por Antonio i ka thënë që nëse tërhiqet do ketë probleme më pas.

Kanë hyrë nga avllia e banesës, i pari ka hyrë Marku, më pas ai dhe i treti ka hyrë Antonio. Tomja thotë se kanë hyrë në banesë nëpërmjet një dritareje, e cila ishte e hapur dhe për këtë dritare i ka informar, Leonard Sinani.

Nga dritarja kanë hyrë në pjesën e garazhit, ku më pas kanë dalë tek pjesa e hyrjes kryesore brenda shtëpisë dhe më pas janë ngjitur me shkallë në katin e dytë.

Kur janë ngjitur në katin e dytë, kanë kërkuar për DVR dhe i ka njoftuar edhe të tjerët që ka kamera dhe më pas DVR-në, e ka gjetur Marko në një dhomë në katin e dytë dhe sipas njoftimit që i kishte dhënë Leonardi, lekët do ishin në një dhomë që dera ishte prej xhami me shinë.

Pasi janë ngjitur, Antonio, e ka hapur derën me një kaçavidë dhe janë futur brenda asaj dhome ku pasi hynë, në dhomë ka qënë e vendosur një tavolinë dhe dy divanë me një veshje si me pellush të bardhë, ku tavolina ishte në mesin e dy divanëve dhe dhoma kishte dhe një dritare përballë me deren.

Sipër tavolinës ishte një kuti si ato të këpucëve, me ngjyrë gri. Kutinë e hapi Antonio dhe brenda saj ka shikuar lekët. Më pas Antonio ka marrë një qese të bardhë në mes të divanave dhe brenda qeses ka pasur dy qese me llastiqe lekësh ku njëra ishte e hapur dhe tjetra e pahapur.

Antonio, i ka hedhur në tokë qeset e llastiqeve që ishin në qesen e bardhë dhe në qesen e bardhë ka futur lekët. Më pas Antonio ka kontrolluar përsëri nepër divanë dhe poshtë tyre, dhe Markoja ka kontrolluar gjithashtu tek një makinë lodër të bardhë si ato të fëmijëve dhe një sobë, e cila kishte disa sende sipër saj.

Më pas deklaron se janë larguar nga dritarja e garazhit nga ku kishin hyrë, ku Antonio ka patur në dorë qesen me lek, kurse ai DVR-në.

Më pas kanë shkuar tek vendi ku kishin lënë makinën dhe tek makina në timon ishte një person të cilin unë nuk e njihja, por të cilit Antonio i thoshte kusho. Kanë shkuar tek servisi dhe kanë hapur DVR, kur Antonio ka hequr harddiskun, ku e ka vendosur në pjesën e sipërme të tualetit, kurse pjesën e kapakut e ka hedhur Marku në kosh.

Më tej deklaron se i kanë numëruar lekët, ku kanë qënë në total 16 milion lek, disa Euro dhe disa 1 Dollarëshe. Antonio i ka dhënë 1.000 Euro shoferit që ka shkuar per ti marrë

Pasi kanë shkuar tek servisi, Tomja thotë se ka marrë 375.000 lekë ai vetë, Antonio dhe Marku nga 375.000, ku lekët i ka ndarë Leo dhe pjesën tjetër të lekëve e ka marrë Leonardo Sinani.

Next Post
Schengen nën presion, 10 vende rikthejnë kontrollet në kufij

Schengen nën presion, 10 vende rikthejnë kontrollet në kufij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) -

Duhet ta ndalin atë luftë idiote, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) –

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik -

Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik –

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com