• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nipi e akuzoi se e kishte përdhunuar/ Ricky Martin reagon pas gjyqit: E vërteta…

by
23/07/2022 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtari i njohur Ricky Martin ka fituar çështjen kundër nipit të tij Denis Jadiel Sanchez, i cili e akuzoi atë për incest dhe abuzim.

Sanchez hodhi poshtë përfundimisht akuzën ndaj Martin, ndonëse më parë pranoi se ata kishin qenë në një marrëdhënie seksuale prej disa muajsh. Një gjykatës në Porto Riko hoqi gjithashtu një masë ndalimi të përkohshëm, që iu vendos Ricky Martin një javë më parë, sipas “TMZ”. Ekipi ligjor i vetë këngëtarit u shpreh se:

“Siç edhe parashikuam, masa e ndalimit të përkohshëm nuk u zgjat nga gjykata. Prokurori konfirmoi në gjykatë se vendimi për tërheqjen e akuzave ishte vetëm i tij, pa ndikim apo presion nga jashtë.”

Më pas këngëtari ka postuar një mesazh në Instagram se “e vërteta fiton” në fund.

Denis Jadiel Sanchez është djali i gjysmëmotrës së Ricky-t, Vanessa Martin. Vëllai i tij, Eric Martin, që atëherë e ka identifikuar viktimën e supozuar si nipin e këngëtarit, Dennis Yadiel Sanchez, raportoi gazeta spanjolle ‘Marca’. Martin u akuzua se ka “ushtruar sulme fizike dhe psikologjike” ndaj Sanchez gjatë lidhjes së tyre 7-mujore, e cila përfundoi rreth dy muaj më parë. Një përfaqësues i këngëtarit, i quajti më parë akuzat e abuzimit plotësisht të rreme dhe të fabrikuara në një deklaratë të dhënë për “People” në fillim të këtij muaji.

Rikujtojmë se, ndaj këngëtarit të njohur, Ricky Martin është ngritur një padi me një vlerë prej 4.3 milionë dollarësh nga ish-menaxherja e tij, Rebecca Drucker. Ajo ka punuar me Martin nga viti 2014 deri në 2018-ën dhe më pas përsëri nga 2020 në vitin 2022. Drucker po padit artistin e muzikës latine për komisione të papaguara, sipas dokumenteve ligjore të paraqitura të mërkurën në Gjykatën Qendrore të Qarkut të Los Anxhelosit që përmend akuza që mund t’i japin për fund karrierës së Martin, sipas New York Post./ TAR

/e.d
Next Post
Zbulohet lista e plotë e artistëve që do të performojnë në “Sunny Hill Festival” në Tiranë

Zbulohet lista e plotë e artistëve që do të performojnë në “Sunny Hill Festival” në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In